• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas dëbimit të diplomatit Krivoshejev, Ambasada ruse: Akuzat të pabaza dhe të sajuara

15:21 : 22/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas Ministrisë së Jashtme ruse, lidhur me vendimin për shpalljen ‘person non grata’ të diplomatit rus, ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës Ruse në Tiranë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se e konsideron këtë vendim të paargumentuar e me akuza të sajuara dhe se nuk është sjellë asnjë provë e shkeljes së masave anti-Covid nga ana e diplomatit Aleksej Krivoshejev.

“Ne besojmë se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe të sajuara. Në sfondin e kësaj ngjarjeje, sigurimet e palës shqiptare në lidhje me përpjekjet e saj në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona ngjallin dyshime.

Gjithashtu, drejtojmë vëmendjen tuaj te fakti se, në përputhje me praktikën diplomatike ndërkombëtare, emrat e punonjësve të misioneve diplomatike të shpallur “persona non grata” nuk i komunikohen publikut. Kjo është, ndër të tjera, një nga detyrimet e vendit pritës, me qëllim ruajtjen e sigurisë personale të diplomatëve dhe anëtarëve të familjes së tyre. Publikimi i emrave mund të ndodhë, vetëm pasi punonjësi është larguar nga vendi pritës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Federatës Ruse.

Njoftimi i plotë

Lexo edhe:

Dosja ARUBA/ Ambasadorë të përfshirë në trafikun e kokainës, dalin përgjimet

Vesi del me shpirtin, Lali u nis letra ambasadave!

“Koment i Ambasadës Ruse lidhur me shpalljen e diplomatit rus “persona non grata”

E konsiderojmë të paargumentuar vendimin e autoriteteve shqiptare për dëbimin e diplomatit rus. Gjithashtu, jemi të befasuar nga përmbajtja e deklaratës përkatëse për shtyp të MEPJ-së së Shqipërisë.

Përkundër pretendimeve të Ministrisë, emri i Aleksej Krivoshejev nuk është përmendur asnjëherë gjatë kontakteve midis Ambasadës Ruse dhe Ministrisë përkatëse. Për herë të parë dhe të fundit, ai është përmendur në Notën Verbale të MEPJ-së me dt. 20.01.2021, sipas së cilës z. Krivoshejev është shpallur “persona non grata”. Në të njëjtën kohë, asnjë provë e shkeljes prej tij të masave anti-kovid, të vendosura në Shqipëri, nuk është sjellë.

Më herët, në korrik të vitit 2020, në një takim midis Ambasadorit dhe Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, G. Cakaj, u ngrit çështja e pretendimeve, meqë ra fjala, gjithashtu, mjaft të diskutueshme, për sjelljen e një diplomati tjetër. Pikërisht atëherë z. Ambasador premtoi të merrej me këtë çështje, premtim, i cili u përmbush. Vërejtje në adresë të këtij punonjësi nuk pati dhe ai u largua me sukses nga vendi pas disa muajsh, duke përfunduar shërbimin e tij.

Sa i përket z. Krivoshejev, pasi u diagnostikua me COVID-19 në fillim të muajit nëntor 2020, në përputhje me protokollin mjekësor, ai ka qendruar në vetëizolim për dy javë me anëtarët e familjes së tij, duke respektuar rreptësisht karantinën e pëcaktuar, dhe ka dalë në punë vetëm pasi ka kaluar dy teste negative. Kontakte të jashtme, përveç vizitës në institucionet mjekësore për të kryer testet përkatëse, ai nuk ka patur.

Ne besojmë se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe të sajuara. Në sfondin e kësaj ngjarjeje, sigurimet e palës shqiptare në lidhje me përpjekjet e saj në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona ngjallin dyshime.

Gjithashtu, drejtojmë vëmendjen tuaj te fakti se, në përputhje me praktikën diplomatike ndërkombëtare, emrat e punonjësve të misioneve diplomatike të shpallur “persona non grata” nuk i komunikohen publikut. Kjo është, ndër të tjera, një nga detyrimet e vendit pritës, me qëllim ruajtjen e sigurisë personale të diplomatëve dhe anëtarëve të familjes së tyre. Publikimi i emrave mund të ndodhë, vetëm pasi punonjësi është larguar nga vendi pritës.”

Etiketa: ambasadareagimruse

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Dosja ARUBA/ Ambasadorë të përfshirë në trafikun e kokainës, dalin përgjimet

14:38 : 26/06/2026
AKTUALITET

Vesi del me shpirtin, Lali u nis letra ambasadave!

12:12 : 03/05/2026
AKTUALITET

Ambasada Amerikane në Tiranë: Bllokime vizash për ata që punojnë me kundërshtarët e SHBA-së

17:21 : 23/04/2026
AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë uron besimtarët katolikë: Pashkë të gëzuara!

10:44 : 05/04/2026
BOTA

Lufta në Iran, sumohet me raketa dhe drona ambasada amerikane në Bagdad

08:41 : 17/03/2026
AKTUALITET

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

17:09 : 12/03/2026
Para

Zgjedhjet në Kosovë/ Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi

TË GJITHA

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

08:07 : 27/06/2026
Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer

Temperatura përvëluese, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:02 : 27/06/2026

Horoskopi, 27 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 26/06/2026

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

22:58 : 26/06/2026

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026

“Opozitë e shitur”, qytetarët marshojnë edhe para selisë së PD: Rama në burg, Berisha në burg

22:45 : 26/06/2026

Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë qenushin në Venezuelë

22:34 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet