• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Nuk i duroj dot më gjyqet… Ma bëni hallall’/ Ja letra që la i moshuari para se t’i jete fund jetës (Foto)

18:33 : 22/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

“Le ta ndjekë policia çështjen, jam i sëmurë dhe gjithë këtij problem nuk i bëj më dot ballë. E bana këtë vetëm nga gjyqi … e kam problemin… ju them 2 çunave që të bashkohen. Gru ma bën hallall, fëmijëve ju vaftë Zoti mbarë, ma bëni hallall. Shtëpinë e vjetër jepja Bujarit e unë ika”.

Kjo është letra e lamtumirës e 83-vjeçarit Xh. K, i cili sipas policisë në Kamëz i dha fund jetës për shkak të problemeve gjyqësore që kishte me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe Prefekturën që pretendonin se i moshuari së bashku me familjarët e tij gjithsej shtatë anëtarë, kishin përfituar më tepër tokë bujqësore se sa u takonte.

Banori i fshatit Verkez, pjesë e njësisë administrative Zall Herr, u padit së bashku me anëtarët e tij dhe pas shumë vitesh gjyqësore dhe në pritje të drejtësisë, ai i ka dhënë fund jetës.

Një zyrtar i policisë i tha ekskluzivisht Gazetës “Si” se i moshuari e kishte futur letrën e lamtumirës në rripin e orës e sëbashku me të, iu gjet edhe ftesa e gjyqit, që i kishte mbërritur në banesë.

I moshuari i cili vuante nga problemet e zemrës, përshkruhet nga personat që e njihnin, si i ndjeshëm dhe mjaft i shqetësuar për problemin që i ishte hapur dhe që i ishte kthyer në makth.

Lexo edhe:

Rrëmbyen djalin e tyre në Norvegji, arrestohet çifti i shqiptarëve

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

“Fillimisht familja këmbënguli se i ndjeri kishte ndërruar jetë nga ataku i zemrës, por pesticidet që iu gjetën pranë, konfirmojnë të kundërtën”, pohoi në anonimitet zyrtari i policisë pranë Drejtorisë Qendrore.

Si u gjet i moshuari?

I moshuari u gjet i pajetë nga një kalimtar i rastit. Afër kufomës u konstatua së bashku me recetat mjekësore të rekomanduara nga mjeku për tensionin edhe një qese tjetër si dhe një shishe që lexonte “Fresh-Cola” brenda të cilës gjendej një pije me aromë të rëndë që dyshohet se është helmi që konsumoi i moshuari.

Përpara se t’i jepte fund jetës, i moshuari i ka siguruar dy letrat në zinxhirin e orës, në mënyrë që ato t’i kishte familja e tij.

Dëshmitari

“Po shkoja tek kushëriri im”, tregon për Gazetën “Si” dëshmitari që gjeti kufomën. “Sapo kalova lumin për në fshat, pashë një person të shtrirë, i kam thirrur, por ai nuk ka lëvizur. Më pas njoftova policinë dhe sëbashku me policinë shkova për t’u treguar ku e gjeta këtë person. Më pas dëgjova që erdhi djali i tij që tregoi se ishte i sëmurë dhe që prej tre ditësh e kishte vizituar në spital për sëmundje të zemrës dhe tension dhe që mjeku i kishte dhënë ilaçe”, ka deklaruar në policis dëshmitari.

Çfarë i tha familjes përpara se të largohej?

Detaje shtesë kanë treguar edhe familjarët e tij. Dëshmia kryesore ka qenë ajo e të birit me inicialet F.K.

“Isha në shtëpi sëbashku me gruan, fëmijët, babain dhe nënën. Rreth orës nëntë të mëngjesit babai u zgjua, më thërriti dhe më tha “po dal në Kamëz”. Unë i thashë prit se po dalim bashkë se sot qenka ftohtë. Por m’u përgjigj “po dal vetëm”. “Ti rri në shtëpi” dhe me këtë fjalë doli. Mendova se po dilte normal si përherë. Më vonë nëna e mori në telefon dhe ai i tha “po vij në shtëpi”. Ndërsa rreth orës 14.00 më mori në telefon djali i hallës më tregoi “Hajde se babai është sëmurë” dhe mora makinën. Kur shkova atje më tha “na vjen keq, por babai ka vdekur”. Aty afër më treguan që i kishin gjetur edhe disa ilaçe që dyshonin se i kishte pirë duke u vetëhelmuar”, ka rrëfyer i biri.

I riu konfirmon më tej në polici se familja e tij dhe i moshuari që i ndiqte gjyqet, ishin paditur nga Hipoteka.

“Kemi pesë vjet nëpër gjykata, pasi hipoteka na ka hedhur në gjyqe. Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt me asnjë person, me njëri-tjetrin kishim marrëdhënie shumë të mirë si familjarë, na donte të gjithëve dhe nuk kishte me askënd probleme. Por padia që na bënë e kishte mërzitur shumë”, shton më tej i riu në polici.

Toka bujqësore e ndarë sipas ligjit nga komisioni i ndarjes së tokës – sipas familjarëve – u është dhënë atyre sipas numrit të anëtarëve. Por Hipoteka dhe institucionet kanë kërkuar shfuqizim të AMTP me numër 220, të nëntorit 2002 me sipërfaqe 16 mijë metra katrorë për sipërfaqen 11 mijë metra katrore./ GazetaSi

Etiketa: kronike boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëmbyen djalin e tyre në Norvegji, arrestohet çifti i shqiptarëve

16:48 : 22/02/2022
AKTUALITET

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

16:14 : 15/02/2022
AKTUALITET

Punonte në shtëpi ‘bari’, arrestohet shqiptari në Angli

17:22 : 13/02/2022
AKTUALITET

Të dehur me alkool, të rinjtë sherr në Elbasan

23:16 : 11/02/2022
AKTUALITET

Arrestohen ‘skifterët’ shqiptarë në Greqi

22:31 : 11/02/2022
AKTUALITET

Gjykata jep vendimin për babain që abuzoi s*ksualisht me dy vajzat e mitura

17:09 : 09/02/2022
Para

‘Demonët fituan mbi mua...’/ Krim i tmerrshëm! Nëna vret 5 fëmijët e saj dhe më pas veten (Foto)

TË GJITHA

Nadir Çausholli ortak në hotelin 10-katësh “Rock of Kavaja” me Visin e Pojës

23:19 : 22/05/2025

Horoskopi, e premte, 23 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 22/05/2025

Pse u dha 8 mandate të sigurta aleatëve? Berisha: I morën mbi bazën e rezultateve të viteve të fundit

22:59 : 22/05/2025

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

22:51 : 22/05/2025

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

22:50 : 22/05/2025

150 milionë euro janë gati! Detajet e reja për klubin më pranë Florian Wirtz

22:48 : 22/05/2025

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

22:47 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com