• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fshehja e vdekjeve nga Covid/ Shifrat që nxjerrin bllof propagandën e qeverisë

13:44 : 22/01/2021
në AKTUALITET, SOCIALE

Për ditë e më shumë dalin në dritë prova dhe argumenta të reja se qeveria shqiptare ka manipuluar dhe fshehur numrin e të vdekurve nga pandemia. Debati që u hap në fillim të nëntorit se nga marsi deri në tetor, Covid 19 nuk kishte shkaktuar 550 vdekje por dyfishin e tyre tani po bëhet më i prekshëm. Dhe për këtë nuk nuk dëshmojnë vetëm çertifikatat mortore të atyre që kanë humbur jetën në spitalein infektiv, dhe nuk janë regjistruar si viktima të pandemisë. Por të njëjtën gjë e konfirmon edhe shtimi gapopant i numrit të vdekjeve për vitin 2020, i vili u rrit me 6 mijë persona më shumë në raport me mesataretn e viteve të fundit.

Në një shkrim të bazuar në të dhënat zyrtare, revista Monitor theksonte se “në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend rreth 28 mijë persona, sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Gjendjes Civile”. Duke bërë një krahasim edhe me të shkuarën gazetarja Ornela Liperi nënvizonte:“Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat”.

Lapsi.al e pasqyroi që në fillim denoncimin e bërë nga kreu i opozitës, Basha, në emisionin Opinion, ku ai tregoi me shifra numrin e vdekjeve të pa raportuara sipas çdo muaji.

Ne dëshmuan me çertifikata reale mortore, se si njerëz të infektuar që patën dalë të vdekur nga spitalet Covid, nuk raportoheshin në statsistika si viktima të pandemisë.
Lapsi.al i disponon ende disa kartela mortore ku emrat e pacientëve që kanë humbur jetën janë “zhdukur” nga listat zyrtare. Psh në kartelën e një pacienteje të vdekur tek Shefqet Ndroqi, që për arsye etike nuk po ia përmendim emrin, e cila renditet mes 270 viktimave (127 ka raportuar qeveria) që ka ndërruar jetë në gusht të këtij viti, shkaku i vdejkes nuk jepet Covidi por “Arrest kardio- respirator”.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Memaliaj! Humb jetën 10-vjeçari, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

Mënjëherë kjo gjë nxiti një fortunë nga ana e qeverisë. “Se kujt do i hynte në punë, se kush do përfitonte nga kjo, këtë mund ta thotë vetëm i imagjinata e atyre që arrin të përdorin edhe të vdekurit dhe vdekjen si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet, nuk ka asgjë për të diskutuar, është e turpshme” tha kryeministri Rama pas shpërthimit të këtij skandali. Edhe shefja e infektivit, Najada Çomo argumentoi kështu: ” Çdo pacient që ndërron jetë, përcillet për në morg së bashku me kartelën shoqëruese. Kartela bashkëshoqëruese përmban dhe arsyen e vdekjes së qytetarit, firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale e ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit nga mjeku që ka konstatuar vdekjen e personit… Kartelën bashkëshoqëruese të të ndjerit nuk e zëvendësojnë dhe as nuk e ndryshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje vetë humanizmin e autorëve të tyre në një kohë kaq të vështirë për njerëzit. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të parafytyrohej dhe akuzohej si i përfshirë në një monstruozitet me përmasat e deklaruara”.

Por, tani në mbështetje të këtij debati hyjnë edhe statistikat zyrtare të publikuara nga revista Monitor të cilat dëshmojnë për vdekshëmrinë e lartë të vitit 2020, pikërisht nga pandemia e Covid 19. Natyrisht, ndoshta jo të gjithë të vdekurit shtesë të vitit që shkoi janë si pasojë direkete e pandemisë. Pra sot vdekjet reale nuk janë gjashtë fish më shumë sesa ato që pretendohet në statistikat zyrtare (6 mijë). Mes tyre ka nga ata që për shkak të pandemisë i kanë lënë pas dore hallet e tjera shëndetësore dhe frika i ka bërë të shmangin kontrollet rutinore tek mjeku që mund të kenë rrëzuar fatale. Por si do qoftë kurba e shpërthyer e rritjes së vdekshmërisë është dëshmi e qartë se për shkaqe propagandistike qeveria ka vendosur të raportojë shumë më pak viktima sesa ka realisht. /Lapsi.al/

Etiketa: Covidshifravdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në Memaliaj! Humb jetën 10-vjeçari, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

16:14 : 26/07/2025
AKTUALITET

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

21:29 : 25/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shoferi i dehur shkakton aksident tragjik në Dhërmi, vdes një 9-vjeçar, dy të tjerë të plagosur

08:03 : 25/07/2025
BOTA

Tragjedi në Rusi! Rrëzohet avioni i pasagjerëve me 49 persona në bord/ VIDEO

09:43 : 24/07/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

15:08 : 23/07/2025
BOTA

Lufta në Gaza, 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja ditët e fundit

15:24 : 22/07/2025
Para

Rast i përsëritur/ Aksidentohet rëndë në punë i riu në Berat, transportohet drejt "Traumës"

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Memaliaj! Humb jetën 10-vjeçari, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

16:14 : 26/07/2025
Në foto: Adela Hysenaj me Edi Ramën dhe Armando Subashin

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier

16:07 : 26/07/2025

Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos

15:56 : 26/07/2025

Shkupi synon rregullimin e industrisë së kazinove

15:45 : 26/07/2025

Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

15:35 : 26/07/2025

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine/ Sekuestrohen 6 ton kokainë, 411 mln € drogë. Biznesmenë e mafiozë në pranga

15:33 : 26/07/2025

Mundësi e artë për Egnatian, grupet e Europës jo vetëm një ëndërr për kampionët

15:23 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com