• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministri i Kosovës i shkruan letër Presidentit Biden, ku falenderon Donald Trumpin! (letra)

20:18 : 21/01/2021
në AKTUALITET, RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka shkruar një letër presidentit të ri të SHBA-ve, Joe Biden, ku e uron për marrjen e detyrës dhe i shpreh përkushtimin për të punuar me administratën e re.

Ajo që bie më shumë në sy në letrën e kryeministrit, është edhe një falenderim për ish presidentin Trump edhe pse letrën i’a ka dërguar pasardhësit të tij.

“Me këtë rast, do të doja të shpreh falënderimet dhe mirënjohjet e mia për Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë, dhe integrimet ekonomike rajonale”, shkruan Hoti.

Kryeministri Hoti duket se është treguar i kursyer, duke shkruar një letër për të dy presidentët, ndërkohë që mund ta falendronte ish presidentin Trump, me një letër të veçantë.

Kujtojmë se Hoti firmosi në Zyrën Ovale, në prezencën e Trump dhe Vuçiç, marrëveshjen Kosovë-Serbi. Pas atij takimi, aq i entuziasmuar ishte kryeministri i Kosovës, sa shprehu gatishmërinë që liqenit të Ujmanit t’i vendosej emri “Trump”, pasi një gjë e tillë u propozua nga Richard Grenell. Nuk dihet nëse Hoti e ka ende këtë dëshirë, pas largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Lexo edhe:

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

Letra e plotë e Avdullah Hotit për Presidentin Biden: 

“I nderuar z. Biden,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju lutem pranoni urimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar.

Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha partitë e saj politike, pozita dhe opozita janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë jam i përkushtuar të punoj me administratën tuaj për të forcuar Institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit.

Me këtë rast, do të doja të shpreh falënderimet dhe mirënjohjet e mia për Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë, dhe integrimet ekonomike rajonale.

Me vlerësimin më të lartë për ju dhe vendin tuaj, e mirëpres bashkëpunimin me ju.

Sinqerisht,

Avdullah Hoti.

Kryeministër i Republikës së Kosovës”.

Etiketa: hotikryeminister

Lajme të lidhura

BOTA

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

20:14 : 09/09/2025
RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025
RAJONI

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil

09:32 : 10/06/2025
AKTUALITET

Belind Këlliçi: Nuk jemi në fushatë për të bërë Berishën kryeministër!

22:34 : 24/04/2025
RAJONI

Kuvendi i Serbisë zgjedh qeverinë e re, ja kush është kryeministri

17:37 : 16/04/2025
RAJONI

“Do vazhdoj të jem kryeministër”, Kurti: Kosova s’mund të ketë vakum në qeverisje

11:51 : 16/04/2025
Para

Moderatorja tregon se sa kalori harxhon gjatë ‘s*ksit’

TË GJITHA

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025

Zhduket 49-vjeçari në Durrës

10:35 : 17/09/2025

Spitali i fëmijëve Al-Rantisi në Gazë goditet nga sulmet izraelite

10:29 : 17/09/2025

KLP çel garën për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për të paraqitur dokumentacionin

10:20 : 17/09/2025

“Korrupsioni në Shqipëri do të transferohet te Diella”

10:07 : 17/09/2025

E rëndë në Kurbin, 30-vjeçari hidhet nga ballkoni

10:00 : 17/09/2025

Endri Puka i dyshuar për aferën e “Bankers”, gruaja blen resortin luksoz në Vlorë për 500 euro

09:49 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com