• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ambasada ruse në Tiranë reagon ashpër pas shpalljes “non grata” të diplomatit

23:02 : 21/01/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ambasada e Rusisë në Tiranë i konsideron të pabazuara akuzat, që sollën shpalljen “non grata” në Shqipëri dhe dëbimin e diplomatit rus, Alexey Krivosheev, brenda 72 orëve.

Mediat ruse duke cituar burime nga ambasada në Tiranë, shkruajnë se selia diplomatike në Shqipëri, së pari i konsideron akuzat të pabaza dhe së dyti thotë se nxjerrja e emrit të zyrtarit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike.

“Ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron akuzat të pabazuara. Ata vunë në dukje se publikimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike” shkruajnë mediat ruse.

Sipas njoftimit nga e ana Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, diplomati rus shkeli masat anti-covid-19.

Lexo edhe:

Demaskoi vite më parë lidhjen romantike të Putin, gjendet i vdekur gazetari rus

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime

“Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masave të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë. Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej.”, thuhet midis të tjerash në deklaratën për shtyp.

 

Deklarata për shtyp e Ministrisë së Jashtme e Shqipërisë

Qeveria Shqiptare dëshiron forcimin e marrëdhënieve miqësore me Federatën Ruse, dhe shpreh keqardhje që vullneti i mirë i të dyja palëve është cenuar nga veprime individuale, të përsëritura të personelit diplomatik rus në Tiranë, në mosrespektimin e masave të marra nga autoritetet shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë ndaj COVID-19.

Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masave të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë.

Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati. MEPJ ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunues të ambasadorit për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten.

Fatkeqësisht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mirë të të dyja palëve për mos përsëritjen e shkeljeve.

Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej.

Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.

Urojmë që ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse, si një masë e dosmosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo.

Sigurojmë palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mirë të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

 

Etiketa: reagimRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Demaskoi vite më parë lidhjen romantike të Putin, gjendet i vdekur gazetari rus

10:08 : 23/06/2026
BOTA

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime

09:09 : 22/06/2026
BOTA

Moska lëshon paralajmërimin e fortë: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

17:23 : 19/06/2026
BOTA

Kanadaja rrit presionin ndaj Moskës, 162 sanksione të reja kundër Rusisë

17:44 : 16/06/2026
BOTA

Sulme reciproke Ukrainë-Rusi, viktima në territorin ukrainas

15:06 : 14/06/2026
BOTA

Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

09:40 : 14/06/2026
Para

Liverpool në krizë totale, i mund Burnley në “Anfield”

TË GJITHA

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

08:07 : 27/06/2026
Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer

Temperatura përvëluese, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:02 : 27/06/2026

Horoskopi, 27 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 26/06/2026

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

22:58 : 26/06/2026

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026

“Opozitë e shitur”, qytetarët marshojnë edhe para selisë së PD: Rama në burg, Berisha në burg

22:45 : 26/06/2026

Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë qenushin në Venezuelë

22:34 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet