• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

A ngjitet Covid-19 edhe nga të shëruarit dhe të vaksinuarit?

12:39 : 21/01/2021
në BOLD BLOG, BOTA, SHENDETI

Me fjalë të tjera edhe të shëruarit nga infeksioni edhe të vaksinuarit mund ta ngjisin sëmundjen. Për të parë nëse vaksinat ekzistuese mjaftojnë edhe për të luftuar mutacionet e tjera të njohura dhe të panjohura, duhen bërë studime të mëtejshme. Nëse virusi bëhet dikur aq shumë i ndryshuar saqë reaksioni humanitar i nxitur nga vaksina nuk mjafton për të bërë neutralizimin, atëherë duhet ndryshuar vaksina

Nga DW

Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës, tek i cili reagimi imunitar i trupit nuk arrihet as kur njeriu e ka bërë vaksinën ose është shëruar nga infeksioni.

Për një kohë të gjatë nuk u analizua me saktësi për të parë llojin e virusit të Coronës, me të cilin ishin infektuar të sëmurët me COVID-19. Por disa vende arritën që me anë të segmentimit intensiv të gjenin cilat variacione ishin përhapur më shumë në vendet e tyre, përshembull varianti britanik apo ai afrikano- jugor. Vendet nuk kanë faj sepse në fillim ato analizuan intensivisht virusin dhe kështu kuptuan se ekzistojnë variacione të ndryshme.

Nëpërmjet segmentimit intensiv ne mësuam se varianti i përhapur dhjetorin e kaluar fillimisht në Britaninë e Madhe dhe pastaj në Danimarkë, B.1.1.7, përhapet me shpejtësi 70 përqind më të madhe. Ndërkohë ky variant është parë edhe në vende të tjera, mes të cilave edhe në Gjermani.

Lexo edhe:

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

Mutacionet nuk janë të pazakonta tek viruset, çdo muaj krijohen mesatarisht dy variante të reja. Tek varianti britanik i virusit, i cili është dekoduar krejtësisht janë vënë re të gjitha 17 ndryshimet gjenetike të njohura deri tani, gjë që ka habitur edhe vetë virologët. Tri mutacione nga to janë vëzhguar me kujdes: N501Y, që eventualisht përmirëson atashimin e virusit tek qelizat e njeriut, në variantin e dytë janë të eliminuara kodet 69 dhe 70 të mutacionit si dhe varianti i tretë: mutacioni P681H.

Mutacionet përhapen më shpejt

Arsyeja e përhapjes së shpejtë mund të jetë një ndryshim i lehtë në një pozicion të proteinës spike, që ndodhet në sipërfaqen e virusit. Nëpërmjet këtij gabimi në kopim virusi i ndryshuar mund të përhapet më shpejt, mund të transmetohet më shpejt ose t’i shpëtojë më shpejt sistemit imunitar në krahasim me virusin fillestar. Kështu ekziston mundësia që ky virus më efektiv të mbizotërojë më shumë se varianti i mëparshëm në nivel lokal ose rajonal.

Por përhapja e shpejtë nuk do të thotë se për shembull varianti britanik është përgjegjës edhe për rastet e vështira të COVID-19, ose për nivelin e lartë të vdekjeve, sepse deri tani nuk ka dëshmi për këtë. Por për të infektuarit ka rëndësi shumë të madhe për të ditur me cilin variant janë infektuar. Mutacioni nuk ka ndikim ndaj ecurisë së sëmundjes.

Megjithatë përhapja e shpejtë mund të bëjë që në disa vende të ngarkohet shumë sistemi i shëndetësisë. Në shumë vende mungojnë shtretërit në spitale, aparatet e frymëmarrjes, vendet e kujdesit intensiv dhe personeli.

Varianti i Coronës B.1.351. që përhapet me shpejtësi në Afrikën e Jugut që nga gushti i kaluar i ngjan variantit britanik dhe shihet si përgjegjës për rritjen e madhe të numrit të rasteve të infektimit në Afrikën e Jugut. Krah N501Y, ai mban edhe një mutacion tjetër në sektorin e proteinës spike, mes të tjerash edhe një mutacion me emrin E484K, i cili ka ndikim negativ tek krijimi i antitrupave dhe neutralizimi i Coronës.

Edhe të shëruarit dhe të vaksinuait mund të ngjisin sëmundjen

Edhe variacionet P.1 të identifikuara para pak kohësh në Brazil kanë krijuar shqetësim me 17 mutacionet e krijuara, disa prej të cilave me proteinën spike. Ky variant mban në vetvete mutacionin N501Y të zbuluar në variantin britanik dhe atë afrikano-jugor si dhe mutacionin E484K të konfirmuar deri tani tek varianti afrikano-jugor.

Varianti brazilian u shfaq fillimisht në Manaus, kryeqytetin e shtetit federal të Amazonës, ku vitin e kaluar tre të katërtat e popullsisë u infektuan me variantin e ri të Coronës. Kjo duhet të kishte çuar në imunizimin bazë të pjesës më të madhe të popullsisë, por shifrat e të infektuarve atje kanë filluar të rriten sërish.

Me sa duket përgjigja që krijon sistemi imunitar i trupit tek të shëruarit nga infeksioni SARS-CoV-2 nuk mjafton edhe pas marrjes së vaksinës, sepse varianti i ri P.1 e anashkalon sistemin imunitar.

Me fjalë të tjera edhe të shëruarit nga infeksioni edhe të vaksinuarit mund ta ngjisin sëmundjen.

Shumë mutacione lokale

Sa më intensivisht të bëhen segmentimet e rasteve të Coronës, aq më shumë mutacione mund të zbulohen në të ardhmen. Por ato nuk priten të jenë gjithnjë të rëndësishme. Mutacioni i fundit i zbuluar në klinikën e Garmishit në Gjermani duhet të jetë vetëm një mutacion i pjesshëm, pra nuk kemi të bëjmë me variantin britanik apo afrikano-jugor. Për të sqaruar këtë çështje do të analizohen provat në spitalin Charite të Berlinit.

Dhe në variantin e virusit të shfaqur në Los Angeles kemi të bëjmë me sa duket me një gjen të quajtur L452R, i cili u identifikua fillimisht marsin e kaluar në Danimarkë. Edhe aty shqetësimi është i madh lidhur me frikën se vaksina mund ta humbasë efektin.

A rrezikojnë mutacionet efektin e vaksinave?

Deri tani nuk është bërë sa duhet studimi për të parë nëse vaksinat mRNA kanë efekt edhe tek këto mutacione. Sepse nëse një pjesë e skajeve karakteristike që janë të rëndësishme për të bërë njohjen e virusit ndryshon, atëherë antitrupat e prodhuara nga trupi i njeriut e dallojnë më pak virusin e Coronës, për të bërë neutralizimin e tyre. Vaksina humbet kështu efektin.

Sipas njohurive aktuale vaksinat e BioNTech/Pfizer dhe Moderna kanë efekt edhe kundër variantit britanik të virusit B.1.1.7, sepse këto vaksina mRNA lidhen pikërisht me proteinën e prekur spike.

Coronavirus- COVID-19 – MikrografieMikrografi e virusit

Për të parë nëse vaksinat ekzistuese mjaftojnë edhe për të luftuar mutacionet e tjera të njohura dhe të panjohura, duhen bërë studime të mëtejshme. Nëse virusi bëhet dikur aq shumë i ndryshuar saqë reaksioni humanitar i nxitur nga vaksina nuk mjafton për të bërë neutralizimin, atëherë duhet ndryshuar vaksina.

Një aktualizim i tillë nuk është i vështirë për vaksinat mRNA, thotë BioNTech-Pfizer. Sepse kodi gjenetik i virusit që përmban vaksina mund të këmbehet lehtë brenda disa javësh. Por siç dihet testimi dhe lejimi i prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinës zgjat dhe që tani shumë qendra vaksinimi janë duke pritur për të marrë vaksinën tashmë të lejuar.

Etiketa: koronavirusngjitjevaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025
BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
RAJONI

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

14:35 : 30/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Shtohen personat e prekur nga gripi dhe virozat

12:19 : 07/01/2025
Para

“Më i mirë i vdekur se i kuq”, lojtari i Tiranës “ndez” derbin ndaj Partizanit

TË GJITHA

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24

14:26 : 11/08/2025

Shiste doza kokaine në Gjirokastër, vihet në pranga 33-vjeçari/ EMRI

14:20 : 11/08/2025

Aksident me tre të plagosur në Mamurras-Thumanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

14:05 : 11/08/2025

Pronari i kuajve të qëlluar me çifte shpërthen në lot: M’i vranë vetëm se pinë ujë

14:04 : 11/08/2025

Shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme të Elbasanit, arrestohet 31-vjeçari

13:52 : 11/08/2025

Ministrat e BE-së takohen mes përpjekjeve për përfshirjen e Zelenskyt në bisedimet Trump-Putin

13:50 : 11/08/2025

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com