• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si ka ndryshuar pasuria e Senida Mesit, detyrimi i pashlyer ndaj një kompanie ndërtimi

14:06 : 17/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Senida Mesi u zgjodh numri dy i kabinetit të kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe qëndroi në detyrë deri në dhjetor 2018, kur u zëvendësua nga Erion Braçe.

Senida Mesi është diplomuar në vitin 2000 për administrim-biznes në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2009 ka përfunduar studimet Master në Frankfurt të Gjermanisë për Financë dhe Bankë. Ajo ka një eksperiencë 17 vjeçare si drejtuese në sistemin bankar dhe është eksperte në fushën e ekonomisë dhe financës, njëkohësisht lektore e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Znj. Mesi hyri në politikë në vitin 2015, kur edhe u bë anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër. Aktualisht ajo është deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-zv.kryeministres Senida Mesi nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga Senida Mesi për vitet 2017-2018.

Lexo edhe:

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2017, Znj. Mesi deklaronte pasuri familjare prej 25 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 26.7 milionë lekëve.

Znj. Mesi zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.8 milionë lekë, likujditete bankare prej 12 milionë lekësh, automjet me vlerë 490 mijë lekë dhe kursime në cash prej 400 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën 2017-2018 janë 7 milionë lekë, ku 34% e të ardhurave burojnë nga paga e Znj. Mesi dhe 17% nga paga e bashkëshortit si mjek. Rreth 49% e të ardhurave familjare kanë si burim shitjen e kuotave, pagesat nga konsulencat dhe mësimdhënia e Znj. Mesi dhe bashkëshortit të saj.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 2 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një detyrim të pashlyer ndaj një kompanie ndërtimi.

Sipas deklarimit për herë të parë të Znj. Mesi, ajo zotëron në bashkëpronësi me bashkëshortin dy apartamente të blera në vitet 2010 dhe 2012 me vlerë totale 13.8 milionë lekë. Si burim për këto pasuri, ajo deklaron një kredi bankare prej 60 mijë euro, nga e cila ka mbetur pa u shlyer 15, 535 euro në vitin 2017 dhe një detyrim prej 9,636 euro ndaj kompanisë ndërtuese.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata Pas Largimit nga Detyra

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018   /BIRN/

Etiketa: pasuriaproblemeSenida Mesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

18:48 : 14/09/2025
BOTA

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025
BOTA

Trashëgimia e Giorgio Armanit, ja si do të ndahet pasuria e tij prej 13 miliardë eurosh

18:04 : 04/09/2025
AKTUALITET

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

20:58 : 06/08/2025
BOTA

Gjysma e kompanive në Serbi përballen me probleme korrupsioni

15:57 : 03/08/2025
BOTA

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

21:51 : 15/07/2025
Para

VIDEO/ 10-vjeçarja humbi jetën në aksident, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë

TË GJITHA

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”/ Aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër: Jam dridhur 2 ditë

21:56 : 14/09/2025

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

21:34 : 14/09/2025

Shkodra, parcelat e gjakut

21:23 : 14/09/2025

Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e renditjes, Vora “i prish festën” Teutës

21:13 : 14/09/2025
Tyler Robinson

Guvernatori: I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet

20:56 : 14/09/2025

“U infektova me hepatit C, humba 12 kg”/ Pecorelli letër senatorit italian: Po mbahem në burgun më të ashpër

20:43 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com