Largimi i të rinjve/ Kryemadhi: T’i kthejmë vendimmarrës në politikë por dhe politikbërës

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi takime elektorale në qytetin e Cërrikut, ku theksoi edhe njëherë se një nga arsyet pse të rinjtë largohen është mungesa e mundësive për t’u punësuar.

Angazhimi i LSI është për t’i kthyer të rinjtë jo vetëm si vendimmarrës por edhe si politikbërës, ka theksuar Kryemadhi.

“Sot jemi në mes të qytetit të Cërrikut, një nga problemet kryesore që kanë kudo si në Komuna si kudo është  largimi i të rinjve. Nuk është vetëm në Cërrik, është në të gjithë Shqipërinë, kudo që kemi qenë, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Korçë, Tiranë, të rinjtë po largohen. Një nga arsyet që të rinjtë po largohen  është mungesa e mundësive për t’u punësuar. Një nga arsyet e tjera është pagat për punët që bëjnë nuk janë ato që shpresojnë dhe duhet të marrin.  Një nga problemet e tjera kryesore është edhe faktori që i nxit dhe keqqeverisja për të mos krijuar hapësira për të rinjtë”, tha ajo.

Kryemadhi tha se LSI është e vetmja parti që ka krijuar hapësira për të rinjtë duke filluar me Xhixhon, Braimllarin, Gjoshën e Kërpaçin, që sot janë pjesë e strukturave vendimmarrëse të partisë.

LEXO EDHE  Skema për zgjedhjet/ Ja 3 qarqet ku PD-LSI do kenë kandidatë të përbashkët

“Ne ndjejmë këtë dhe një angazhimet tona kryesore jo vetëm që të rinjtë t’i kthejmë vendimmarrës në politikë por dhe politikbërës. LSI është e vetmja parti politike që ka krijuar hapësira për të rinjtë, e vetmja parti politike që iu ka dhënë shanse të rinjve, duke filluar me Erisa Xhixhon që ka qenë kryetarja e parë e LRI, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Floida sot që janë pjesë përbërëse e strukturës dhe vendimmarrjes së LSI por ne nuk duam të ngelemi këtu. Duam të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë, hapësira pafund”, tha Kryemadhi.

“Ju jeni studente dhe të thashë ca probleme keni, shumë me the. Dhe si ty janë të gjithë dhe nuk ka rëndësi vetëm diskutimi por dhe t’i japim zgjidhje problemeve të të rinjve sepse e vetmja mënyrë që ju të qëndroni në Shqipëri është kjo. Në Cërrik sot mundësitë e punësimit janë zero me ca kam kuptuar. Në fakt kur po vinim po  dëgjoja sesi komunikimi që ka qeveria me qytetarët e ka nëpërmjet konferencat nuk e ka bashkëbisedimit. E kanë komunikim virtual jo njerëzor dhe një nga problemet kryesore mungesa e komunikimit të tyre”, vijoi ajo.