• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksidentet rrugore/ Bilanc tragjik, 10 të vdekur në ditët e para të vitit

17:38 : 15/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Aksidentet rrugore janë kthyer në një shqetësim për jetën e qytetarëve, ku krahas rrezikut të jetës për drejtuesit dhe pasagjerët, po rrezikohen dhe këmbësorët në vijat e bardha. Pas aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit ku u shua familja nga Kosova, tre përplasje të tjera u shënuan në kryeqytet ku mjetet nuk kursyen as efektivët e policisë rrugore.

Pamjet e djeshme të aksidentit në Tiranë te TVSH, ishin të frikshme. Por edhe sot u përsërit e njëjta skemë, me pasojë një kalimtar të plagosur, pas përplasjes së dy automjeteve.

Aksidenti i rëndë ndodhi pranë kryqëzimit të “5 Majit”, ndërsa sipas burimet bëjnë me dije se kalimtari është gjymtuar nga këmbët si pasojë e përplasjes.

Siç shikohet dhe nga pamjet kanë qenë kangjellat e vendosura anës rrugës që kanë frenuar automjetin, çka pas përplasjes mund të kishte çuar në humbjen e jetës së këmbësorit.

Aksidentet nuk kanë kursyer as efektivët e policisë rrugore, ku mesditën e kësaj të premte u përplas 40-vjeçarja Arta Shurbi, e cila ndodhej në shërbim pranë Kthesës së Kamzës.

Efektivja e policisë është përplasur nga një kamion i tonazhit të rëndë.

Ndihmën e parë 40-vjeçarja e ka marrë kolegët, të cilët e kanë dërguar pranë Spitalit të Traumës. Mjekët thonë se efektivja fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti tjetër i rëndë ndodhi në afërsi të qendrës së kryeqytetit, pranë Ambasadës italiane, ku dy mjete u përplasën në kryqëzim.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2021/01/WhatsApp-Video-2021-01-15-at-09.35.32.mp4

Siç shikohet dhe nga pamjet, automjeti tip”BMW” futet në semafor me të kuqe dhe përplas mjetin tjetër tip “Skoda”, i cili përfundon disa metra më larg.

Si pasojë e përplasjes u rrezikua jeta e dy këmbësorëve, të cilët po kalonin tek vijat e bardha.

Fatmirësisht nga aksidenti kishte vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për përplasjen e mjeteve.

Aksidentet rrugore janë kthyer në një shqetësim, pasi në dy javët e para të vitit të ri kanë humbur jetën më shumë se 10 persona për këto shkaqe, ndërsa janë dëmtuar dhjetëra të tjerë.

Aksidenti më tragjik ishte ai i regjistruar pasditen e të enjtes ku një familje nga Kosova u shua pas përplasjes së makinës me të cilën udhëtonin me një kamion.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagoset i moshuari

Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 58-vjeçari

Nga përplasja fatale shpëtoi shoferi i kamionit si dhe fëmija 3 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Etiketa: Aksident

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagoset i moshuari

09:58 : 11/11/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 58-vjeçari

12:39 : 10/11/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë

20:05 : 09/11/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025
AKTUALITET

Aksident në Fier–Patos, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

15:11 : 09/11/2025
AKTUALITET

Aksident i trefishtë në aksin Fier-Cakran, plagoset një person

10:06 : 09/11/2025
Para

Gjendet i vdekur ish-zyrtari i policisë! Emri

TË GJITHA

Atentat me armë zjarri tek rrethrrotullimi i Rinasit, një i vdekur dhe një i plagosur

14:34 : 11/11/2025

Berisha-ambasadorit të BE: Kush mohon narkoshtetin, mbështet Ramën në platformën e tij

14:31 : 11/11/2025
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtes.

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, tek eleminimet me tritol, ja lista e errët e krimeve që “harron” Albana Koçiu

14:12 : 11/11/2025

A janë universitetet publike shqiptare jashtë renditjes botërore të TIMES?

14:07 : 11/11/2025

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me burg Fabion Gjonin

14:04 : 11/11/2025

Sekretari i GJK kërkon fonde për rikonstruksion, Manja: Godina do t’i kalojë Kuvendit, do ndërtojmë një të re

13:58 : 11/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com