• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

OBSH: 95% e vaksinave të kufizuara në 10 vende

18:18 : 14/01/2021
në BOTA

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se 95 për qind e dozave të vaksinave të administruara deri tani, në të gjithë botën, ishin të kufizuara në 10 vende dhe bëri thirrje për një shpërndarje më të drejtë.

Vendet kryesore që kanë siguruar vaksina janë SHBA-ja, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanada.

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha në një konferencë për media se OBSH-ja po punonte për të siguruar vaksinat për gjitha vendet, por “çdo vend që është i aftë të kontribuojë duhet ta bëjë këtë”.

Sipas faqes në internet Our World in Data, mbi 32 milionë doza të vaksinave COVID-19 janë administruar deri më tani.

Në Rajonin Evropian të OBSH-së, i cili përbëhet nga 53 vende, që përfshin Rusinë dhe disa vende në Azinë Qendrore, 31 vende kanë filluar programet e vaksinimit.

Lexo edhe:

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

Por, përkundër fillimit të fushatave të vaksinimit, sipas Kluge shpejtësia e përhapjes së koronavirusit në disa vende, për shkak të varianteve të reja më ngjitëse, ishte shqetësuese.

“Kjo është një situatë shqetësuese”, tha ai. Në rajonin evropian, 25 vende, përfshirë Rusinë, kanë regjistruar raste të variantit të ri të koronavirusit, i zbuluar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në të njëjtën kohë, ne jemi të shqetësuar për dy arsye: Ky variant ka një normë më të lartë transmetimi. Së dyti është pyetja se çfarë do të thotë kjo për vaksinat”, shtoi Kluge.

Sidoqoftë, Kluge gjithashtu theksoi se kishte ende arsye për të qenë optimist. “Ky do të jetë një vit më i parashikueshëm, situata do të jetë më e lehtë për t’u kontrolluar”, tha Kluge./REL/

Etiketa: COVID 19OBSHvaksina

Lajme të lidhura

BOTA

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025
BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
BOTA

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025
BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
BOTA

OBSH ngre alarmin: Dhjetëra fëmijë të vdekur nga disa shurupe toksike

15:35 : 14/10/2025
BOTA

OBSH paralajmëron: Miliona jetë rrezikohen nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

19:51 : 13/10/2025
Para

Derbi brazilian në Kupën Libertadores, Santos mposht Boca Juniors dhe sfidon Palmeira-s

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com