• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manjani: PD dhe opozita s´janë më të mirat, por rruga e vetme kundër Ramës

16:47 : 13/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se opozita e bashkuar, PD-LSI dhe aleatët e tyre, mbeten rruga e vetme për të larguar Edi Ramën, ndonëse s´janë më të mirët.

Manjani shkruan se kam mendimin e palëkundur që vendi jonë i përbashkët ka nevojë urgjente për të ç’rrënjosur monizmin si politikë subduese dhe, t’i kthehet normalitetit politik duke kryer një rotacion pushteti paqsor.

“Në këtë funksion, vota ime do jetë në favor të opozitës politike në vend. Rotacioni do ti bëjë mirë edhe vetë Partisë Socialiste, e cila duhet të shohë më drejt atë që ka bërë me vendin”, shkruan Manjani.

Sipas tij, këto zgjedhje janë më të rëndësishme se çdo karrierë personale.

“Pra diskutimi është kush s’është në listë duhet të jetë në plan të dytë. Në plan të parë është ndalja e monizmit dhe kthimi i normalitetit me rotacion politik. Veç e veç jemi të gjithë burra të mirë, por të gjithë bashkë duhet të bëjmë më të mirën.

Lexo edhe:

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi and co, janë padyshim difektozë dhe me shumë të meta. Me shumë gjasë ata e shfrytëzojnë këtë nevojë të madhe që ka vendi për ndryshim edhe për të ndërtuar politika dhe ekipe politike jo të mira, por janë rruga e vetme për të dalur të keqen dhe për të tentuar normalitetin.

Personalisht i mendoj dhe i shpreh rregullisht këto pikpamje. Nuk kam qenë kurrë deputet në jetën time, por kjo s’më ka ndalur mendimin dhe shprehjen e tij. I mbetem besnik këtyre pikpamjeve të paktën deri në momentin kur me datë 25 Prill të kem hedhur votën time”, thekson Manjani.

Nga Ylli Manjani-

Gjej me vend të ritheksoj disa gjëra në këto kohë thashethemesh, të cilat burojnë nga merkato politike:

Mbetem kritik me mënyrën se janë të organizuara e funksionojnë Partitë Politike në vend. Kjo është arsyeja që kam mbajtur një pozicion disi të distancuar me to. Mendimin që kam patur e kam e kam shprehur gjithmonë pa asnjë barrierë. Mbetem gjithashtu i mendimit se partia më demokratike që kemi parë deri më sot ishte Partia Socialiste e viteve 1998- 2005. Ky model i zhbë nga vetë PS dhe nuk u ndoq nga asnjë parti tjetër.

Kam 4 vite + disa muaj që jam i pozicionuar kundër sundimit politik të Rilindjes në vend. Nuk po llogaris këtu mendimin tim publikisht të njohur, jo gjithmonë të njëjtë me Rilindjen përgjatë viteve 2013-2017. Nuk po llogaris gjithashtu këtu qëndrimet e mia të njohura kundër shkatërrimit të demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste. Sot, vetëm 3.5 muaj para zgjedhjeve nuk kam asnjë motiv apo arsye ta braktis këtë pozicion timin. Mbetem në opozitë me ta.

Kam mendimin e palëkundur që vendi jonë i përbashkët ka nevojë urgjente për të ç’rrënjosur monizmin si politikë subduese dhe, t’i kthehet normalitetit politik duke kryer një rotacion pushteti paqsor. Në këtë funksion, vota ime do jetë në favor të opozitës politike në vend. Rotacioni do ti bëjë mirë edhe vetë Partisë Socialiste, e cila duhet të shohë më drejt atë që ka bërë me vendin.

Vota këtë radhë nuk do jetë zgjedhje alternativash, por detyrim për të kthyer vendin në normalitet. Ndaj kërkohen dy gjëra: së pari pjesmarrje në votime dhe, së dyti sa më shumë vota në favor të Partisë Demokratike dhe opozitës. Partia Demokratike veçanërisht duhet mbështetur, jo thjesht se ka radhën për të qeverisur (pas 8 vitesh opozitë), por se është partia më e madhe e opozitës dhe duhet ndihmuar të bëhet parti e parë në vend. Janë llogari të nevojshme që i dikton sistemi zgjedhor. Të majtë e të djathtë kanë mundësi të “vënë shpirtin në paqe” në raport me traditën e tyre, duke votuar parti të tjera opozitare përveç PD. Spektri i tyre është i gjerë. Jam i bindur se partitë e opozitës nuk janë më të mirat, por janë të domosdoshme për të kthyer normalitetin demokratik dhe rotacionin politik në vend.

Këto zgjedhje janë më të rëndësishme se çdo karrierë personale. Pra diskutimi është kush s’është në listë duhet të jetë në plan të dytë. Në plan të parë është ndalja e monizmit dhe kthimi i normalitetit me rotacion politik. Veç e veç jemi të gjithë burra të mirë, por të gjithë bashkë duhet të bëjmë më të mirën.

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi and co, janë padyshim difektozë dhe me shumë të meta. Me shumë gjasë ata e shfrytëzojnë këtë nevojë të madhe që ka vendi për ndryshim edhe për të ndërtuar politika dhe ekipe politike jo të mira, por janë rruga e vetme për të dalur të keqen dhe për të tentuar normalitetin. Personalisht i mendoj dhe i shpreh rregullisht këto pikpamje. Nuk kam qenë kurrë deputet në jetën time, por kjo s’më ka ndalur mendimin dhe shprehjen e tij. I mbetem besnik këtyre pikpamjeve të paktën deri në momentin kur me datë 25 Prill të kem hedhur votën time.

Më tej nuk e di! Do shohim e do bëjmë…

Por ftesa ime për miqtë e mi është: Duhet të marrim pjesë në zgjedhje dhe, duhet votuar Partia Demokratike dhe opozita. Kjo është përgjigja që kam për të gjithë ata që më pyesin “si do shkojë puna në zgjedhje” dhe se “a do e braktis opozitën, si të tjerët?”…

Etiketa: lsiManjaniPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025
AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
AKTUALITET

PS dhe PD me vota “të fryra”, rezultati i rinumërimit në Tiranë deri tani

17:15 : 26/06/2025
Para

VIDEO/ Fiorentina shokon Interin me një “perlë” të Kouame

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com