• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryemadhi nga Shkodra: Rilindja e shkatërroi PS-në, sot socialistët janë më pranë LSI

17:24 : 12/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e partisë në Shkodër, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në fjalën e saj para mbështetësve, Kryemadhi theksoi se tashmë nuk ka dallim mes LSI-së dhe socialistëve, pasi sot jemi të gjithë bashkë.

‘Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze’, tha Kryemadhi.

Fjalimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Goni dhe Mondi faleminderit, por faleminderit edhe juve. Kjo është struktura, për këtë përgjigjet struktura. Nuk mblidhet vetëm për mbledhje, por mblidhet edhe për hallet e qytetarëve, edhe për hallet e banorëve, edhe për t’iu përgjigjur dhe për të qenë vëzhguese e çdo situate dhe problematike. Unë sot e kam filluar ditën që në qytetin e Lezhës, ku pimë kafen e mëngjesit me shokët tanë, me Viktor Tushën, me Petrit Gjonin, me Agustin Markun ish kryetarin e PS-së së Lezhës, me ish kryetarin e PS-së së Zejmenit, apo edhe shumë të tjerë, që janë miqtë tanë. Kanë qenë miqtë e mi të vjetër në Partinë Socialiste dhe tani janë miqtë e rinj në LSI, por përsëri ngelen miq të vjetër.

Lexo edhe:

‘Moti i keq shkakton trafik dhe në Spanjë’/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Ke dështuar në çdo aspekt

Blerja e vaksinës/ Kryemadhi: Rama e ka detyrim, të mos i japë paratë me koncesione tek miqtë e tij,

Të ripërsëris atë që tha edhe Goni, në fakt tashmë nuk ka dallim LSI dhe socialist, sot jemi të gjithë bashkë.

Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze. Por nuk është vetëm ky problemi. Problemi qëndron që bashkësia e tavolinës ishte një bashkësi që nuk kishte lidhje, Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, me një nga klientët VIP të Kryeministrit, 2 ministra të qeverisë, Zëdhënësi i Kryeministrit, oligarku në njërën anë, drejtori në anën tjetër e të tjera me radhë. Dhe sesi arroganca, mungesa e dëshirës apo e të paktën dhembshurisë ndaj atyre familjeve kishte kaluar çdo limit. Dhe pastaj teatri më i madh është kur dëgjojmë dje “Deputetin që duam”, ku dëgjojmë sesi Kryeministri pasi largoi mbi 150 mijë të rinj dhe të reja nga Shqipëria sepse nuk i ofroi punë, nuk i ofroi garancinë e diplomave, ku familjet e tyre u detyruan për të paguar për t’i shkolluar dhe ata nuk kishin asnjë mundësi punësimi, ngritën plaçkat në krah dhe kanë ikur jashtë Shqipërisë. Dëgjojmë sesi ai do të fokusohet për punësimin e të rinjve dhe të rejave, ky njeri që jo vetëm nuk punësoi, por mbylli me qindra mijëra biznese në Shqipëri, shkatërroi ekonominë shqiptare dhe e ktheu atë në duart e 2-3 oligarkëve, të cilët nuk janë as oligarkë me punë, janë oligarkë të emëruar.

Sepse janë pasuruar me buxhetin e shtetit, me veprimtarinë ku thjesht një firmë e Edi Ramës u ka dhënë atyre 46% të buxhetit të shtetit, me të cilin tallen dhe bëjnë hajgare me paratë e shqiptarëve. Kur ndërkohë shkojmë dhe shikojmë në anën tjetër që kur flitet për t’u rimbursuar dëmet duhet të jesh i formalizuar. Ashtu sikurse unë e thashë në Obot, sipas logjikës së Edi Ramës i bie të formalizojmë lopën, delen, qengjin dhe të vetmin njeri që kemi të pa formalizuar sot është Edi Rama, i cili grabit dhe i varfëron shqiptarët çdo ditë e më shumë.

Etiketa: kryemadhi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Moti i keq shkakton trafik dhe në Spanjë’/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Ke dështuar në çdo aspekt

22:31 : 14/02/2021
AKTUALITET

Blerja e vaksinës/ Kryemadhi: Rama e ka detyrim, të mos i japë paratë me koncesione tek miqtë e tij,

21:25 : 18/01/2021
AKTUALITET

Largimi i të rinjve/ Kryemadhi: T’i kthejmë vendimmarrës në politikë por dhe politikbërës

18:56 : 15/01/2021
AKTUALITET

Vrasja e Klodian Rashës/ A është LSI pas protestave të të rinjve? Ja si përgjigjet Kryemadhi

21:28 : 14/12/2020
AKTUALITET

Kryemadhi: Keqmenaxhimi i pandemisë rriti dhe pasigurinë ekonomike tek shqiptarët

21:34 : 10/11/2020
AKTUALITET

Kryemadhi: Mjekët sot kanë të bëjnë me një kryeministër maskara

21:23 : 10/11/2020
Para

Ia “vodhi” Tiranës në verë, Partizani huazon sulmuesin në Kosovë/ FOTO

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com