• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafikoi 7 ton kokainë nga Brazili/ Kërkesat e Italisë dhe COVID-19 mbajnë pezull prej dy vjetësh ekstradimin e shqiptarit

22:20 : 11/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi të premten masën e sigurisë në arrest me burg për Dorian Petoku, i arrestuar dy vjet më parë, janar 2019, me qëllim ekstradimi për Itali, ku akuzohet për trafik narkotikësh në disa raste dhe në sasi të mëdha.

Petoku, i cili mbahet në qeli prej dy vjetësh në pritje të ekstradimit, kishte kërkuar shuarjen e masës për shkak të tejkalimit të afateve, por Gjykata e Apelit Shkodër ka arsyetuar se ai do të vijojë të qëndrojë në qeli, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës.

Siç del nga vendimet e gjyqësorit Petoku është përfshirë në një çështje të komplikuar ekstradimi, që zgjat prej dy vjetësh, ndërsa afatet e mbajtjes së tij në qeli po ashtu janë zgjatur disa herë për shkak të ndryshimit të kërkesës së drejtësisë italiane.

Nga një vendim tjetër i Gjykatës së Apelit në Shkodër, mbi aprovimin e zgjerimit të ekstradimit të Petokut, del se ndaj tij ishte marrë një vendim për ekstradim, i cili kishte marrë formë të prerë në dhjetor të vitit 2019, Por ky ekstradimin nuk ishte ekzekutuar pasi Gjykata e Romës kishte kërkuar revokimin e tij dhe një ekstradim të ri bazuar në një urdhër të dytë arresti ndërkombëtar të lëshuar në maj 2019 me akuzën “trafikim të lendëve narkotike në mënyrë të përsëritur”.

Mbrojtja e Petokut ka kundërshtuar si zgjatjen e afateve të paraburgimit edhe zgjerimin e ekstradimit, pas revokimit të vendimit të parë, por kjo nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit Shkodër.

Lexo edhe:

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot! Makinat në radhë prej disa orësh

Sipas asaj që thuhet në vendimin e gjykatës për “zgjerimin e ekstradimit”, Petoku ishte arrestuar në janar 2019. Policia atëherë njoftoi se ai kërkohej nga Interpoli pas urdhër arrestit ndërkombëtar nga Italia për trafikim nga Brazili të një sasie prej 644 kilogramësh kokainë në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar në Itali.

Menjëherë pas arrestimit ndaj tij filluan procedurat e ekstradimit. Njëra pas tjetrës gjykata e Lezhës, ajo e Apelit në Shkodër dhe Gjykata e Lartë lanë në fuqi vendimin për ekstradim. Vendimi mori formë të prerë në dhjetor 2019, por ekstradimi nuk u krye.

Gjykata e Apelit në vendimin për “zgjerimin e ekstradimit”, bën me dije, se kur çdo gjë ishte gati për ekstradim në bazë të urdhërit të parë të arrestit, drejtësia italiane kërkoi revokim dhe hapjen e një procedure të re ekstradimi. Sipas vendimit në Ministrinë e Drejtësisë, e cila është e fundit në hallkat e shtetit shqiptar për ekstradimit, erdhën dy kërkesa nga Italia. Njëra për revokim të ekstradimit për të cilin ishte vendosur dhe tjetra për nisjen e procedurave për një ekstradim të dytë bazuar mbi urdhërin e arrestit të majit 2019.

Procedura për ekstradimin e dytë duket se ka vënë në siklet drejtësinë shqiptare. E përballur me situtën prej COVID-19 dhe pezullimin e punës për disa kohë, çështja që duhej të kishte përfunduar në pak muaj u shty disa herë. Petoku përmes avokatëve fillimisht kundërshtoi “zgjerimin e ekstradimit” dhe shuarjen e masës së sigurisë, por kërkesat e tij janë rrëzuar.

“Afatet e paraburgimit nuk duhen lidhur me momentin e caktimit të masës së sigurimit për efekt të kërkesës se parë të për ekstradim. Por për efekt të kërkesës se dytë për ekstradim, pasi kerkesa e parë siç u argumentua me lart është revokuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër. Ndërsa siç del nga vendimet ekstradimi për Petokun është miratuar për të dytën herë në gjykata.

Gjykata e Apelit citon procedurën e kërkuar nga Italia si arsye për vonesën, ndërsa po ashtu vë në dukje situatën e krijuar nga pandemia. “Është e vertetë se në raportin kalendarik afatet në gjykimin në shkallë të parë kanë kaluar. Por në kushtet e pandemisë dhe të akteve ligjore, janë vendosur pezullimet e afateve proceduriale”, thuhet në vendim. /Birn/

Etiketa: kokainetrafik

Lajme të lidhura

BOTA

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025
AKTUALITET

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot! Makinat në radhë prej disa orësh

17:34 : 05/10/2025
AKTUALITET

Elbasan/ Arrestohet 35-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”, u kap sërish duke shitur kokainë

12:02 : 05/10/2025
AKTUALITET

U kapën duke trafikuar mbi 17 kg kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

16:36 : 03/10/2025
AKTUALITET

Arrestohet taksisti në Tiranë, u kap me kokainë gati për shitje në makinë

15:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Shiste kokainë dhe kanabis, vihet në pranga 35-vjeçari në Himarë

11:35 : 03/10/2025
Para

Largimi i Cakajt/ Bushati: Nuk kam patur komunikim ...

TË GJITHA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com