• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i “Salillarit” me rrugën e Borshit, Banka Botërore e paralajmëroi. Verdho hesht, Balluku në Dubai

10:42 : 11/01/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Ndarja në mes e rrugës së Borshit, vetëm pak muaj pasi ishte rikonstruktuar nga kompania “Salillari” nuk erdhi aq e papritur për institucionet shtetërore, por edhe për Bankën Botërore, e cila është financuese e projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në Rezultate”.

Institucioni financiar ndërkombëtar kishte konstatuar që në fillim të vitit 2018 se një pjesë e kontratave për mirëmbajtjen e rrugëve të Shqipërisë, të ndara në 4 rajone, kishin nevojë për rishikime të thelluara, për shkak të problematikave që në fazën e projektimit.

“Kontratat e rrugëve po kalojnë në një fazë modifikimi dhe duhet të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur për të garantuar zbatim të suksesshëm dhe në mënyrë që përdoruesit e rrugëve shqiptare të përfitojnë”, thuhet në një raport të Bankës Botërore, të publikuar saktësisht 3 vjet më parë.

Por, pavarësisht paralajmërimeve të Bankës Botërore, duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Lexo edhe:

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shirat e parë të Janarit 2021 dhe pasoja skandaloze në rrugën e Borshit, në aksin Llogara-Sarandë, është dëshmi se Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe kompania “Salillari”, e ngarkuar me rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e këtij aksi të rëndësishëm ndërkombëtar prej vitit 2017, nuk kanë siguruar asnjë lloj standarti minimal punimesh.

Në fundjavën që lamë pas, prurjet nga kodrat përreth fshatit Borsh, të cilat pasuan reshjet e shiut, e ndarë rrugën kryesore në mes, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e drejtuesve të automjeteve dhe të banorëve të zonës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, strukturë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës, njëkohësisht njësia përgjegjëse për kontraktimin, monitorimin dhe kontrollin e kompanive të angazhuara në mirëmbajtjen e sistemit rrugor shqiptar, është mjaftuar vetëm me thirrje për shoferët që të shmangin përdorimin e këtij aksi rrugor.

Deri më tani, nuk ka asnjë njoftim publik për masa të mundshme nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar për cilësinë e punimeve dhe për të identifikuar përgjegjësitë në radhët e zyrtarëve monitorues të institucionin e kompanisë “Salillari”, si zbatuese e kontratës së mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.

Po ashtu, nuk ka asnjë lloj reagimi as nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, drejtuesja më e lartë politike e projekteve rrugore dhe që ka nën varësi ARRSH-në e drejtuar nga Ergys Verdho.

Në këto ditë të vështira për qytetarët shqiptarë, si pasojë e përmbytjeve nga Jugu në Veri, ministrja Balluku është e angazhuar me çështje “personale”, për të shuar kritikat gjithnjë e në rritje pas një dreke luksoze në Dubai, së bashku me Ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, shefin e zyrës së shtypit të kryeministrit, Endri Fuga, nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, si edhe nën shoqërinë e biznesmenit Samir Mane.

Në janar 2017, Kompania shqiptare “Salillari” shpk, në bashkëpunim me italianen “licatechnical Commerce” fitoi një kontratë me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e akseve rrugore në zonën D, e cila përfshin rajoni jugor-Vlorë-Gjirokastër, me një gjatësi 350 kilometra.

Vlerë e kontratës së fituar nga “Salillari” dhe kompania italiane ishte 13.7 milionë euro dhe kontrata zgjat 5 vjet, deri në vitin 2022.

Në Maj të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpërndau foto dhe material propagandistik, në të cilat informohej publiku për rikonstruksionin e rrugës së Borshit, në bregun jugor të Shqipërisë.

Në njoftimin e ARRSH-së, shoqëruar me pamje të përftuara nga aparatura cilësore, dalloheshin mjetet e kompanisë “Salillari”, në punë e sipër, duke krijuar përshtypjen se rruga e bregut tashmë do të ishte jo vetëm e re, por edhe e sigurt.

Kjo propagandë u rrëzua vetëm pak muaj më vonë, pikërisht në ditët e para të vitit 2021, kur rruga që në foto dukej “perfektë”, u shkatërrua dhe u nda në mes, si një kuti kartoni, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përdorimit të fondeve publike.

Lajme të lidhura

SPORT

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026
AKTUALITET

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

11:32 : 16/07/2026
BOTA

Akuza për praktika tregtare të padrejta, SHBA vendos tarifë 25% për importet nga Brazili

11:31 : 16/07/2026
AKTUALITET

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026
BOTA

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

11:11 : 16/07/2026
AKTUALITET

Balla i del kundra Ramës: Të ndalen ndërtimet gjatë sezonit turistik, po u prishim pushimet turistëve

10:55 : 16/07/2026
Para

Melisa dhe Ana përplasen ashpër me njëra-tjetrën: Ti po bën lojë, je gënjeshtare

TË GJITHA

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

11:32 : 16/07/2026

Akuza për praktika tregtare të padrejta, SHBA vendos tarifë 25% për importet nga Brazili

11:31 : 16/07/2026

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

11:11 : 16/07/2026

Balla i del kundra Ramës: Të ndalen ndërtimet gjatë sezonit turistik, po u prishim pushimet turistëve

10:55 : 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (Emri)

10:53 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş