• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

8 parashikimet e Hillary Clinton për presidencën Trump, që dolën të vërteta

22:28 : 10/01/2021
në AKTUALITET, BOTA

Më 20 janar, Donald Trump do të largohet nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë. Pas kaosit të shkaktuar nga përkrahësit  e tij në Kapitol, popullariteti i Donald Trump ka rënë sidomos gjatë  ngjarjeve të dy javëve të  fundit.

Sipas një artikulli të Independent, Hillary Clinton,  gjatë fushatës zgjedhore 2016 nuk kishte frikë të tregonte se sa e tmerrshme do të ishte presidenca e tij, dhe pikërisht Independent ka krahasuar  atë që Hillary Clinton ka thënë 4 vite më parë me atë që ka ndodhur sot:

1) Trump nuk do të deklaroi taksat

Clinton pretendoi se Trump do të refuzonte të deklaronte taksat, duke thënë “ai nuk do të paguajë asnjë taksë federale”.

Trump kishte deklaruar në atë kohë se ky ishte një veprim inteligjent nga ana e tij. Në shtator të vitit 2020, Neë York Times raportoi në një artikull të gjatë që  se Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa në vitet 2016 dhe 2017.

Lexo edhe:

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

Në fakt, i njëjti artikull deklaroi se për 11 nga 18 vitet e mëparshme ai nuk kishte paguar taksa.

2) Reputacioni i SHBA’së do të bie

Sipas një raporti, SHBA’të kanë përjetuar “rënien më të madhe të besimit global” që nga viti 2016.

Në fakt, pesë muaj pasi Trump mori detyrën, një sondazh i Peë Research Center tregoi një rënie ndjeshme të Trump, krahasuar me paraardhësin e tij, Barack Obama.

Më konkretisht, një sondazh i 40,447 njerëzve në 37 vende zbuloi se vetëm 22% besonin Trump ndërsa 64% besonin Obamën. Për më tepër, 75% e përshkruan atë si “arrogant”, 65% si “jo-tolerant” dhe 62% si “të rrezikshëm”.

Hetimi përfundoi në kohën kur Trump mori detyrën. Duhet të theksohet se në një sondazh të ngjashëm, vlerësimi për miratimin e Trump si President i SHBA-së në 2017 u rrit nga 22% në 29% në 2020.

3) Probabiliteti i një konflikti ushtarak

Në vitin 2016, Hillary Clinton tha: “Nuk është e vështirë të imagjinohet që Donald Trump po çon vendin drejt një luftë. Donald Trump nuk di asgjë në lidhje me Iranin dhe programin e tij bërthamor.

Në nëntor 2020, Donald Trump urdhëroi një sulm ajror kundër iranianit Qassem Suleimani. Menjëherë pas atentatit, Khamenei premtoi “hakmarrje mizore” për vrasjen e Suleimanit. Përgjigja e Trump përmes Tëitter ishte: “Irani kurrë nuk ka fituar një luftë”.

4) Meksika nuk do të paguajë për murin që Trump po planifikon

Hillary Clinton në vitin 2016 kishte theksuar se “Meksika nuk do të paguajë për murin ndarës mes dy vendeve ”.

Nëse ky mur do të ndërtohet  ndonjëherë, mund të jeni të sigurt se taksapaguesit amerikanë do të jenë ata që do të paguajnë edhe jo Meksika. Deri më tani, të dy ish-presidentët dhe presidenti aktual i Meksikës kanë refuzuar kategorish të financojnë për murin ndarës.

Vlerësohet se qeveria amerikane ka shpenzuar më shumë se 11 miliard dollarë për koston e ndërtimit të murit.

5) Tensionet racore do të rriten

Në vitin 2016, Hillary Clinton foli për tensionet racore nëse Trump do të bëhej president. Në vitin 2017, një gazetar e pyeti Trump. “Sa  të shqetësuar jeni për marrëdhëniet racore në Amerikë?” “A mendoni se gjërat janë përkeqësuar që kur keni marrë detyrën?”

“Unë mendoj se marrëdhëniet midis racave janë përmirësuar ose janë të njëjta ,” u përgjigj presidenti i SHBA’së në largim.

Sipas të dhënave nga Qendra Kërkimore Peë, gjatë dy viteve të presidencës së Donald Trump, 56% e amerikanëve thanë se marrëdhëniet racore ishin përkeqësuar. Ky numër është edhe më i lartë midis njerëzve me ngjyrë (73%), hispanikëve (69%) dhe aziatikëve (65%).

Tensionet midis racave arritën kulmin në maj të vitit 2020 pas vrasjes brutale të George Floyd. Vrasja e tij ka rezultuar në protesta të shumta ndërkombëtarisht.

6) Komunitetit LGBTQ + nuk do të gëzojë të drejta sipas Trump

Hillary Clinton, gjatë një takimi për mbledhjen e fondeve për një komunitet LGBTQ +, paralajmëroi që anëtarët e komunitetit duhet të jenë vigjilentë rreth asaj çfarë është arrirë për ata. “Ne kurrë nuk mund të jemi në gjendje të mbështetemi në këtë administratë  rreth çështjeve të LGBT,” shtoi ajo.

Në fillim të këtij viti, Presidenti i Fushatës për të Drejtat e Njeriut, Alfonso David, iu përgjigj pretendimeve të Trump se ai kishte ndërmarrë “hapa të mëdhenj” për komunitetin LGBTQ +.

Që kur Trump mori detyrën, ai ka kundërshtuar ligjin e barazisë dhe ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për komunitetin e LGBTQ + që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Ai madje bëri shaka se Pence donte të “varte” të gjithë anëtarët e  LGBTQ +.

7) Ulja e taksave të miliarderëve

“Plani i Trump ishte të shkurtonte taksat e miliarderëve.” Trump gjithmonë kujdeset për veten dhe njerëzit si ai, “tha Hillary Clinton në 2016.

Sipas BBC, Donald Trump u mundësoi miliarderëve uljen më të madhe të taksave.

Ekonomistët si Berkeley, Emanuel Sazes dhe Gabriel Zuckman thanë se uljet e taksave prej 1.5 miliard dollarë të Donald Trump ndihmuan miliarderët të paguanin më pak se klasa punëtore për herë të parë në histori.

Me pak fjalë, 400 familjet më të pasura në SHBA paguan një normë mesatare të taksës reale prej 23% në 2018, ndërsa më pak se gjysma e familjeve amerikane paguanin 24.2%.

Ulja e taksave  vlen vetëm për taksat e korporatave – jo taksat individuale.

8) Nëse ai humbet, ai do të pretendojë se zgjedhjet ishin të manipuluara

Gjatë debatit të fundit presidencial në 2016, Hillary Clinton theksoi se Donald Trump ka një zakon që  kur rezultati nuk është në favor të tij, thekson se ka pasur manipulime dhe mashtrime.

Në atë kohë, Trump kishte filluar të pretendonte se nëse Hillary Clinton do të fitonte, ai do të refuzonte një tranzicion paqësor, duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Etiketa: clintonTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025
BOTA

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

21:54 : 13/05/2025
BOTA

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025
BOTA

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë: Tani është koha e tyre për të shkëlqyer!

18:46 : 13/05/2025
BOTA

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

15:21 : 13/05/2025
BOTA

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

20:58 : 12/05/2025
Para

Identifikimi biometrik për zgjedhjet e 25 prillit, Hasa: Qeveria menjëherë të japë fondet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

14:37 : 14/05/2025

Përplasje në KZAZ 31, policia nxjerr jashtë të gjithë vëzhguesit

14:34 : 14/05/2025

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

14:22 : 14/05/2025

Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit

14:10 : 14/05/2025

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

13:50 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com