• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Varianti i ri i Covid-19, mjeku i njohur: Politika futi hundët dhe shkaktoi panikun global

09:25 : 09/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI
Foto nga FB e mjekut Alimehmeti

Foto nga FB e mjekut Alimehmeti

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale, i është drejtuar me një apel qytetarëve që të mos kenë frikë nga mutacioni që ka pësuar Covid-19, ndërsa shprehet se studimet kanë treguar se vaksina vepron edhe mbi të.

Alimehmeti shprehet se paniku global u shkaktua kur politika futi hundët, ndërsa shton se ky variant i ri i virusit ka qarkulluar në Itali prej muajit gusht dhe në Britani prej muajit shtator.

“Këtu politika angleze futi hundët sërish dhe i erdhi ideja e mrekullueshme që ta deklaronte në parlament në dhjetor si një nga arsyet pse duhej mbështetur “lockdown” në fundvit.

Pra, sërish duke luajtur kartën e frikësimit të popullatës globale dhe jo atë të ndërgjegjësimit të popullatës.
Pasojat i dimë të gjithë.

Panik global dhe goditjen kryesore e mori pikërisht Anglia sipas proverbit “Goja llap e shpina dap”.

Lexo edhe:

‘Nënfinancim dhe abuzim me fondet’/ Alimehmeti: Qeveria refuzon mocionin me debat për krizën në shëndetësi

Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin

Kjo ndodh kur e trajton popullatën si fëmijë të paaftë për të kuptuar, dhe jo si të rritur që kuptojnë shumë qartë nëse ua shpjegon situatën me racionalitet”, shkruan Alimehmeti.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

“Asgjëje në jetë nuk duhet t’i frikësohemi, por duhet vetëm ta kuptojmë.

🙏 Është koha që të kuptojmë më shumë në mënyrë që të frikësohemi më pak.”

Cit.: Prof. Dr. Marie Curie (Fituese e dy çmimeve Nobel)

🙏 Mos u frikësoni nga mutacioni i ri anglez i SARS-CoV-2 miqtë e mi!

✅ Vaksina e njeh më së miri! Nuk i shpëton dot! 🙏

🌱 Rrjedha natyrore e ndodhive është:

👉 Çdo virus krijon mutacione që të mbijetojë, përfshirë SARS-CoV-2.

👉 Më pas vjen aftësia e njeriut, këtë herë e superlaboratorëve anglezë, për ta identifikuar mutacionin.

👉 Më pas vijnë provat që testojnë variantin e modifikuar nëse ka ndryshuar aq shumë sa të quhet i ri.

👉 Së fundmi, nëse vërtetohet që është virusi i ri, modifikohen vaksinat dhe terapitë.

🔁 Le ta ndjekim hap pas hapi situatën me variantin VUI-202012/01 (Variant Under Investigation 2020 Dhjetor nr. 01).

❗ Hapi i parë dhe i dytë:

🧬 Të gjithë u shqetësuan kur u njoftuan në dhjetor varianti N501Y i virusit, i cili përmblidhte një sërë mutacionesh.

🧬 Më i rëndësishmi ishte pikërisht zëvendësimi në pozicionin 501 të një aminoacidi asparaginë 👎 me një aminoacid tirozinë (Y).

🧬 Ky pozicion ndodhet në zonën e proteinës S (spike) e cila është proteina që lidhet me qelizat e njeriut, mund ta konsideroni si “çelësi” i derës së qelizave tona.

🔝 Me rëndësi është fakti se varianti N501Y është njoftuar të jetë në qarkullim:

👉 që në gusht në Itali

👉 që në shtator në Angli

❓ Kush e shkaktoi panikun?

🚫 Metoda e gabuar e komunikimit të riskut me publikun!

🇬🇧 Këtu politika angleze futi hundët sërish dhe i erdhi ideja e mrekullueshme që ta deklaronte në parlament në dhjetor si një nga arsyet pse duhej mbështetur “lockdown” në fundvit.

❗ Pra, sërish duke luajtur kartën e frikësimit të popullatës globale dhe jo atë të ndërgjegjësimit të popullatës.
👉 Pasojat i dimë të gjithë.

😱 Panik global dhe goditjen kryesore e mori pikërisht Anglia sipas proverbit “Goja llap e shpina dap”.

👉 Kjo ndodh kur e trajton popullatën si fëmijë të paaftë për të kuptuar, dhe jo si të rritur që kuptojnë shumë qartë nëse ua shpjegon situatën me racionalitet.

🚫 Nëse i trajton si fëmijë, edhe popullata përgjigjet si fëmijë me mosbindje, teka, ankesa, të qara, pakënaqësi, etj.

✅ Nëse i trajton si të rritur, do të ndodhë pikërisht e kundërta dhe fillon bashkëpunimi, sheshimi i mosmarrëveshjeve, krjimi i zgjidhjeve, etj.

❗ Hapi më i rëndësishëm dhe pyetja kyçe është:

💉 A ndryshon mjaftueshëm virusi sa të mos e njohë vaksina?

🇺🇸 Sërish futet në veprim kërkimi shkencor dhe studiuesit e Universitetit të Teksasit (SHBA), gjithashtu studiues të vaksinës së PFIZER, japin përgjigje të qartë!

✅ Lajmi i mirë është se:

🙏 “MUTACIONI N501Y NEUTRALIZOHET NJËSOJ NGA VAKSINA BNT162b2 (PFIZER)” 🙏

👉 Autorët morën në studim mostra serike nga 20 persona të vaksinuar me vaksinën Pfizer.

👉 Në këto mostra serike u injektua të dy variantet, ai i njohur N501, dhe i riu Y501.

👉 Rezultati: asnjë diferencë në aftësinë neutralizuese të antitrupave të prodhuar nga vaksina Pfizer.

🚫 Pra, miqtë e mi, sipas shprehjes italiane “mos e fashoni kokën përpara se të vriteni”, rrini të qetë dhe mos dëgjoni çdo lajm që vjen nga televizori.

✅ Mbani veshët hapur karshi njoftimeve shkencore zyrtare dhe jo ndaj deklaratave të personazheve politike.

✅ Deri më sot nuk kemi arsye për ta fashuar kokën nga ky variant i virusit.

❗ Forca miq, shtrëngoni dhëmbët edhe pak dhe fikni televizorët!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Për detaje:

https://www.biorxiv.org/…/2021.01.07.425740v1.full.pdf

Etiketa: Alimehmetipanikuvirusi i ri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Nënfinancim dhe abuzim me fondet’/ Alimehmeti: Qeveria refuzon mocionin me debat për krizën në shëndetësi

17:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin

17:58 : 01/07/2025
AKTUALITET

Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD

20:04 : 26/06/2025
AKTUALITET

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

22:39 : 24/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e koncesionit të sterilizimit, Alimehmeti: U grabitën 153 milionë euro

11:09 : 23/06/2025
AKTUALITET

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

21:46 : 18/06/2025
Para

Një tjetër lojtar pëgatit largimin nga Partizani

TË GJITHA

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit Lpranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com