• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Ja çfarë presim të ndodhë në 2021

19:07 : 09/01/2021
në NDRYSHE

Gjatë muajve të fundit, faqet e uebsajteve shkencore janë dominuar nga lajmet me temën e Covid-19. Ndërkohë, kërkimet për çështje të tjera kanë vazhduar në hije, dhe tani po përgatite të gjallërojnë peizazhin shkencor të vitit që sapo ka hyrë. Po çfarë zbulimesh mund të presim përgjatë vitit 2021?

Kthimi në plan të parë i ngrohjes globale

Viti i pandemisë nuk prodhoi ndonjë përmirësim të qëndrueshëm në emetimet e gazeve serë, dhe i ngadalësoi negociatat për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit. Por diçka ka ndryshuar:Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur një president të ri, i cili ka premtuar të rivendosë udhëheqjen amerikane në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe të ri-hyjë në marrëveshjet e klimës.

Momenti i së vërtetës do të vijë në nëntor me Konferencën e Klimës në Glasgou, e cila përfshin një raund të ri të “qëllimeve të mira” për të ulur emetimet e dëmshme. Bashkimi Evropian dhe Kina kanë njoftuar tashmë synimet e tyre për të arritur neutralitetin e karbonit, përkatësisht në vitet 2050 dhe 2060.

Qartësi mbi origjinën e pandemisë

Lexo edhe:

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

Në janar, një grup shkencëtarët të OBSH do të mbërrijë në Vuhan për fazën e dytë të hulumtimit mbi ngjarjen që çoi në kalimin e koronavirusit SARS-CoV-2 tek njerëzit. Hetimet do të nisin në tregun e kafshëve. Investigimi mund të zgjasë me vite, por disa lajme të rëndësishme priten deri në fund të vitit 2021.

Vaksinat në provë

Nëse 2020 përfundoi me mbërritjen e vaksinave anti-Covid, 2021 do të dëshmojë suksesin e tyre. Përveç efekteve të para të vaksinimit masiv, pritet një lajm i mirë për vaksinat që janë ende në zhvillim. Në SHBA, vaksinat e Novavax dhe Johnson & Johnson kanë arritur në testimet e Fazës III. E para, e cila synon të stimulojë sistemin imunitar duke futur një fragment jo-infektiv të virusit. Ajo e Johnson & Johnson, kërkon vetëm një dozë, një fakt që mund t`a përshpejtojë shpëndarjen.

Shkenca pa pengesa

Këtë vit nis zbatimi i Planit S, një nismë për promovimin e shkencës,e promovuar nga 20 organizata të financimit të kërkimit. Ideja është që të kërkohet shtrirja e menjëhershme e qasjes falas për të gjithë artikujt shkencorë, në lidhje me kërkimin shkencor të mbështetur nga financim publik, që do të bëhet menjëherë i disponueshëm falas. Projekti mund të revolucionarizojë politikat e shumë revistave shkencore.

Trafik në planetin Mars

Misioni kinez Tianëen-1 pritet të mbërrijë në ‘Planetin e Kuq’ në shkurt 2021, me një treshe sondazh që do të eksplorojnë gjeologjinë, klimën, strukturën e brendshme dhe fushat magnetike të Marsit,me gjithsej 13 instrumente. Në të njëjtën periudhë, pritet ulja e sondës Perseverance tëNASA-s,dhe vendosja në orbitë e sondës Hope Martian e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kërkimi mbi qelizat staminale

Priten udhëzime të reja nga Shoqëria Ndërkombëtare për Kërkimin e Qelizave Staminale (ISSCR), një organizatë e pavarur me seli në SHBA. Ato synojnë të rregullojnë përdorimin e qelizave staminale për qëllime kërkimore, pa përdorur embrione aktuale.

Kjo do të bënte të mundur kapërcimin e kufirit ligjor (dhe etik), të vendosur në shumë vende për studimin shkencor të embrioneve in vitro, që për momentin është maksimumi 2 javë pas fekondimit. Zgjatja e këtij kufiri do të na lejojë të hedhim dritë, para së gjithash mbi shkaqet më të shpeshta të aborteve të hershme spontane.

Një diskutim tjetër mbi hulumtimin e Alzheimerit

Këtë vit, do të mësohet mbi fatin e aducanumab në SHBA, një ilaç me bazë një antitrup që synon proteinën beta-amiloid , tipari kryesor i fazat e avancuara të sëmundjes. Rezultatet e Fazës 3, sollën përfundime kontradiktore, dhe komiteti i pavarur i konsultuar nga FDA nuk dha një mendim entuziast mbi këtë ilaç, duke arritur në përfundimin se të dhënat e disponueshme nuk mbështesin përdorimin e tij.

Lëshimi i pasardhësit të ‘Hubble’

Në tetor, do të shohim nisjen e shumëpritur të Teleskopit Hapësinor ‘James Ëebb’, teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga njeriu. NASA shpreson që pasardhësi i‘Hubble’ që ka kushtuar 8.4 miliardë dollarë,do të ketë të njëjtin ndikim novator si i pari që u lëshua në vitin 1990.

Vrimat e zeza dhe yjet neutronë

Ky vit mund t’i hapë rrugën mënyrave të reja për të zbuluar ‘trenat’ e valëve gravitacionale. Duke shfrytëzuar pulsarët (yjet neutronë të magnetizuar, që rrotullohen me shpejtësi) si “fenerë kozmikë”, dhe duke i matur efektet që sjell shtrembërimi i hapësirë-kohës në impulset e tyre të rregullta, mund të kapen valëzimet e prodhuara nga çiftet e vrimave të zeza supermasive të bashkuara.

Brexit

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, ka krijuar pasiguri edhe në botën akademike. Pasojat e këtij divorci mbi financimin e kërkimit shkencor dhe lëvizjen e lirë të studentëve dhe studiuesve nga e gjithë bota, do të ndihen për një kohë të gjatë, duke nisur pikërisht nga ky vit 2021.

Etiketa: ndryshe boldnews host domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

20:27 : 04/02/2022
NDRYSHE

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

22:37 : 23/01/2022
BOTA

Gruaja nxjerr shëtitje burrin e lidhur si qen, rrjeti ‘shpërthen’ me kritika (Video)

18:33 : 14/01/2022
NDRYSHE

Mbushi 119/ Ja sekretet e Tanakës, gruas që jetoi nëpër histori

21:34 : 03/01/2022
NDRYSHE

Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve/ Çfarë duhet të bëni në 2022, nga telefoni, te ish-i

16:40 : 31/12/2021
BOTA

Çmenduri! Ndalohet për 11 ditë e qeshura dhe alkooli në Korenë e Veriut

16:49 : 16/12/2021
Para

Si do të jetë bota pas koronavirusit?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025

Aulon Kalaja: Janë trafikuar votat brenda listës së PD, do e çoj në Prokurori

21:36 : 15/05/2025

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

21:30 : 15/05/2025

Skandali/ Hoxha: Benet Beci i është komunikuar akuza para zgjedhjeve, SPAK e ka fshehur!

21:29 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com