• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vasili: Shqipëria po përmbytet, Rama jep tendera në kurriz të qytetarëve

19:30 : 08/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se ndërsa Shqipëria përmbytet, qeveria Rama jep tendera pa fund në kurriz të qytetarëve.

Vasili thekson se 25 prilli është dita e ndëshkimit të madh për Ramën, duke shtuar se do të vendoset drejtësi për çdo tender të dhënë padrejtësisht.

Deklarata e Vasilit:

Të nderuar qytetare dhe qytetarë.

Qeveria e Edi Ramës vetëm sot, në këto momente që komunikojmë, ka vazhduar megjithëse përmbytjet kanë pushtuar Shqipërinë anembanë, tenderët e saj të pafund e të pamëshirshëm për qytetarët.

Lexo edhe:

Vasili-Ramës: Lëri dërdëllitjet, po rimburso Covidin siç paguan hajdutët e inceneratorëve

Vasili: Situata e Covid në Shqipëri po përkeqësohet, Rama vazhdon monologjet afgane

Vetëm për dy tenderë për mbikalimin Tiranë – Elbasan dhe për rrugën Palasë – Dhërmi kjo qeveri shpërblen dy kompani duke ua dhënë tenderin pikërisht çmimeve më të larta, përkatësisht nga 5 milion e ca euro më shumë se sa çmimi më i ulët.

Pra shqiptarëve iu grabitën 10 milionë euro në një dorë, në kohë pandemie, kur 10 milionë euro do të thonë miliona doza vaksinë, të cilat s’kanë nevojë t’u lypen lart e poshtë, por mund të paguhen dhe shqiptarët të fillonin vaksinimin.

Dhjetëra kanale ujitëse, hidrovorë mund të bëheshin me milionat e eurove. 10 milion janë vetëm dy tenderë, por tenderë pa fund të tillë, sekret, të drejtpërdrejtë, tenderë që u jepen klientëve të qeverisë, të cilët kanë dhënë emrin borxh e pas të cilit qëndrojnë pronarët e vërtetë të këtyre parave, pronarë politikë dhe mediatikë.

Dhe këto para, miliona të shpërdoruara, ndërkohë që jemi në pandemi, që jemi pas dy tërmeteve, bëjnë që të mos kemi as mjete logjistike, mos ketë ekskavatorë, të mos ketë mënyrë të tjera për të ndërhyrë për të çliruar situatën e Shqipërisë nga ujërat pa mbarim, që po shkatërrojnë pronën e njerëzve dhe po rrezikojnë shëndetin e mijëra qytetarëve anembanë vendit.

Është e qartë që Shqipëria është e fundit për Edi Ramën, i cili ndonëse vendi është pllakosur nga përmbytjet, vazhdon i qetë vizitat e tij të turizmit politiko-mediatik jashtë vendit dhe nuk shkruan asnjë fjalë dhe nuk interesohet fare për Shqipërinë që është vetëm pak kilometra me larg.

Një kryeministër i përgjegjshëm do të kishte ndërprerë çdo aktivitet jashtë vendit, do të ishte këtu në krye të punëve, së bashku me ministrat e tij bashi-buzukë, të cilët nuk gjenden gjëkundi e që u janë fshehur qytetarëve duke i lënë në mëshirë të fatit, por që të cilët janë të gjithë vigjilentë për të bërë tenderë pa mbarim e ku vetëm në një ditë 10 milion euro, 12 miliard e ca lekë të vjetra rrëmbehen nga xhepat e shqiptarëve, të cilat mund t’u ishin kthyer në spitale që nuk mbarojnë asnjëherë, mund të ishin kthyer pa asnjë diskutim në mbështetje për biznesin, i cili vuan dhe përfundimisht mund të ishin blerë mijëra e miliona mjete mbrojtëse që më shumë se 30 mjekë që humbën jetën e plot të tjerë të infektuar të mos t’u ndodhte.

Pra, kjo qeveri në vend që të ndërpriste çdo lloj procedure tenderimi e ku pandemi në njërën anë, shërbimi shëndetësor në anën tjetër, veprat kulluese e hidrovorët që janë emergjencë e madhe civile e kombëtare të investoheshin, për ta nuk ka para, sepse këta duan të mbushin xhepat në ikje e sipër dhe të thonë: S’ka gjë. Le të mbetet qameti nga pas. Le t’u mbeten borxhet këtyre. Boll ne të kemi sistemuar siç duhet paratë tona nëpërmjet kompanive që japin me bujari borxh emrin e tyre për të vënë në lëvizje paratë e pista të qeverisë e të klientëve të tjerë të saj politiko – mediatikë.

Koha nuk pret, 25 prilli është dita për të shpëtuar të tërë shqiptarët, të cilët çdo ditë që qëndron kjo qeveri, vetëm do të grabiten në mënyrë të pamëshirshme. Nuk rreshtin që të grabisin 10 milion euro në një dorë, mendoni se ç ‘tmerre i kanë ndodhur Shqipërisë me miliarda në këto vite, duke i lënë një greminë financiare, vetëm e vetëm që në këtë greminë të mbyten shqiptarët e varfër e të zakonshëm dhe këta me xhepat plot të ikin larg Shqipërisë.

25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit të madh, e hapjes së çdo letre, e verifikimit të çdo procedure, e tejkalimit të çdo norme që rregullon dhe ligjet e shtetit shqiptar, dhe të jenë të bindur që jo sot, pas 3 muajsh, pas 6 muajsh, pas 7 muajsh do të jenë para drejtësisë dhe asnjë truk, asnjë klient i tyre, asnjë që jep hua emrin nuk do të shpëtojë dot nga ndëshkimi.

Etiketa: vasili rama boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vasili-Ramës: Lëri dërdëllitjet, po rimburso Covidin siç paguan hajdutët e inceneratorëve

21:35 : 05/01/2022
AKTUALITET

Vasili: Situata e Covid në Shqipëri po përkeqësohet, Rama vazhdon monologjet afgane

22:18 : 20/08/2021
AKTUALITET

Deklaratat e Ramës/ Vasili: Kryedelenxhiu u jep spiunë dhe jo paga më të larta mjekëve

19:48 : 15/07/2021
AKTUALITET

Vasili: Porti i Durrësit, dëshmia e drejtimit të pisët të qeverisë nga Rama

18:57 : 13/07/2021
AKTUALITET

Deklarata e Ramës në Kongresin e PS/ Vasili: U tregua i sinqertë, u shpreh hapur se do të kapë ‘Drejtësinë’

22:14 : 12/06/2021
AKTUALITET

Koronavirusi/ Vasili: Vetëm në qeverinë kriminale të ‘hajvanit’ fshihen vdekjet

22:28 : 19/02/2021
Para

Koronavirusi/ Rregullatori mjekësor francez miraton vaksinën e Moderna-s

TË GJITHA

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025

Harry Kane përsërit veten, fiton për të dytin vit radhazi “Këpucën e Artë” të Bundesligës

22:30 : 19/05/2025

Venezuela pezullon trafikun ajror me Kolumbinë

22:24 : 19/05/2025

“I kam gati emrat për kallëzim”/ Sherr dhe kërcënime për vota, ç’ndodhi në grupin e WhatsApp të PS

22:13 : 19/05/2025

Bushati: Humbësit më të mëdhej të zgjedhjeve, janë ‘palaçot’ e SPAK

22:13 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com