• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandate të cunguara, gjysma e gjyqtarëve të Kushtetueses “së re” largohen pas 1 viti

12:01 : 08/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga BoldNews.al

Pas “fishekzjarreve” për rikthimin në funksion të Gjykatës Kushtetuese, sidomos nga selitë diplomatike në Tiranë, institucioni garant i Ligjit Themeltar do të përfshihet sërish në riformatim pas një viti.

Të paktën 3 nga 7 anëtarët në detyrë do të duhet të lirojnë zyrat pas një peridudhe 12-15 mujore, për shkak të një parashikimi të pamenduar mirë në ndryshimet Kushtetuese të vitit 2016, si pjesë e Reformës në Drejtësi.

Neni 127 i Kushtetutës, në pikën 3 të tij, parashikon se “në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, organi i emërtesës emëron një gjyqtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar”.

Ky nen përfshin në mënyrë të drejtëpërdrejtë dy prej anëtarëve të rinj, Altin Binaj dhe Përparim Kalo, të emëruar në fund të Dhjetorit 2020 si anëtar të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Këta dy emra pritet t’i shoqërojë me largimin nga zyra edhe kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila e ka përfunduar mandatin e saj në vitin 2017.

Situata me mandatet
Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 7 anëtarë, një numër i mjaftueshëm për të siguruar vendimmarrjen e institucionit, pas më shumë se 2 vitesh pezullim, si rrjedhojë e përfundimit të mandatit apo largimit nga vetingu të gjyqtarëve paraardhës.

Situata me mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është mikse, ku katër pritet të qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, ndërsa 3 të tjerë pritet të largohen shumë shpejt.

Vakancat e pjesshme
1. Vitore Tusha, e cila ushtron funksionet e titullares së Gjykatës Kushtetuese, e ka përfunduar mandatin në vitin 2017.

Ajo ka ardhur nga radhët e gjyqësorit dhe zëvendësimi i saj pritet të ndodhë pasi Gjykata e Lartë të emërojë anëtarët e saj për në Kushtetuese.

2. Altin Binaj u zgjodh nga Kuvendi i Republikës, pas shpalljes së vakancës së përkohshme, e cila pasoi shkarkimin nga detyra prej Vetingut të ish-anëtarit Fatos Lulo.

Mandati i Lulos përfundonte në Prill 2022. Duke iu referuar parashikimit kushtetues, anëtari Altin Binaj, megjithëse i sapozgjedhur, do të qëndrojë në detyrë për vetëm 15 muaj, aq sa i kishin mbetur paraardhësit të tij.

3. Përparim Kalo u emërua në fund të Dhjetorit 2020 nga Presidenti i Republikës, duke plotësuar vakancën e krijuar për shkak të dorëheqjes së ish-anëtarit të mëparshëm, Besnik Imeraj.

Ish-gjyqtari Imeraj e përfundonte mandatin në Mars 2022. Pikërisht, në këtë kohë do t’i duhet të lirojë zyrën edhe anëtari më i ri, Kalo.

Vakancat e plota
Ndërkohë, 4 anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese kanë marrë një mandat të plotë 9-vjeçar.

4. Fiona Papajorgji u emërua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë në fund të vitit 2019.

Ajo plotësoi vakancën e krijuar nga shkarkimi për shkak të Vetingut i ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ky i fundit u shkarkua në Dhjetor 2018, ndërkohë që mandati i përfundonte në mesin e vitit 2019. Duke qenë se Papajorgji u emërua pasi Dedjas i kishte përfunduar efektivisht mandati, ajo siguroi qëndrimin për 9 vjet si anëtare e Kushtetueses.

5. Elsa Toska është një tjetër anëtare e përzgjedhur nga Parlamenti në fund të vitit 2019. Toska plotësoi vakancën e krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit Vladimir Kristo, në vitin 2016.

Pra, edhe gjyqtarja Elsa Toska gëzon një mandat të plotë 9-vjeçar.

6. Marsida Xhaferllari u emërua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në Dhjetor 2019, me dekret të Presidentit të Republikës.

Xhaferllari plotësoi vakancën e krijuar pas shkarkimit prej Vetingut të ish-anëtares Altina Xhoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi përfundimisht shkarkimin e Xhoxhajt në Tetor 2018, ndërkohë që mandati i saj përfundonte në Maj të vitit 2019.

Xhaferllari u emërua pas përfundimit të mandatit efektiv të Altina Xhoxhajt. Për këtë arsye, ajo siguroi një mandat të plotë 9-vjeçar.

7. Sonila Bejtja u emërua nga Presidenti i Republikës në fund të Dhjetorit 2020, pas vakancës së krijuar për shkak të shkarkimit nga Vetingu të ish-anëtarit Besnik Muçi.

Ish-prokurori Muçi u emërua gjyqtar kushtetues në Tetor 2019, duke plotësuar vakancën e krijuar prej përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi, në vitin 2016.

Besnik Muçi qëndroi vetëm pak javë në postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi shkalla e dytë e Vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi shkarkimin e tij nga detyra, në përfundim të një procesi që ishte nisur ndaj tij gjatë kohës që mbante detyrën e prokurorit të Krimeve të Rënda.

Pas largimit të Muçit, anëtarja Sonila Betja siguroi mandatin 9-vjeçar, për shkak se ish-prokurori nuk konsumoi thuajse aspak kohë nga vakanca e plotë e krijuar pas largimit të ish-anëtarit Sokol Berberi.

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

Rruga Palasë - Dhërmi, fiton e preferuara e Samir Manes me 5 mln euro më shumë se oferta më e ulët!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com