Reperi i njohur padit Nicky Minaj dhe kërkon dëmshpërblim me një vlerë marramendëse

Reperja e njohur, Nicki Minaj është paditur nga një reper i ‘Queens’ për shkak të këngës së saj “Rich Sex”.

Reperi, Jawara Headley që njihet me emrin e tij të artit Brinx Billions kërkon prej saj më shumë se 200 milionë dollarë. Headly pretendon se ka shkruar një version të ngjashëm të këngës së reperes në vitin 2016 dhe Nicki ‘vodhi’ këngën e tij për në albumin e saj të vitit 2018, me titull “Queen”.

Headley pretendoi se ai duhet të merrej si i vetmi autor, krijues, kompozitor, tekstshkrues dhe producent i këngës. Ai gjithashtu pretendon se kënga e Nickit ka muzikë të ngjashme, nota muzikore, aranzhim muzikor dhe ritëm muzikor me krijimin e tij.

Shoqëria Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve raportoi se Headley tashmë është kredituar si një tekstshkrues i “Rich Sex”.

LEXO EDHE  Ja si dukej Beatrix Ramosaj para operacioneve plastike (FOTO)