• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama dhe Erdogan heqin maskat/ “Dorëzimi i gylenistëve, ç’dhuratë pret Kryeministri?

18:53 : 06/01/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Përtej pritjes madhështore që sulltani turk i ofroi sot në Ankara kryeministrit shqiptar, përtej epiteteve mik, vëlla aleat, që u përdorën në konferencën për shtyp, kjo vizitë pompoze nuk e fshehu sjelljen e Shqipërisë prej vendi vasal të ish perandorisë Otomane. Edhe njëherë erdogan i kërkoi publikisht Edi Ramës kokat e gylenistëve, kundërshtarëve të tij politikë që ai i ka bërë bërgjegjës për grushin e shtetit të korrikut 2016. “Një nga pikat kryesore të axhendës së takimeve tona ishte bashkëpunimi ynë në luftën kundër terrorizmit dhe në fushat ushtarake dhe atë të mbrojtjes. Ne bashkë me autoritetet shqiptare dakordohemi që organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Raisi turk. Kjo kërkesë e Turqisë kundër aktivistëve dhe besimtarëve që ajo e njeh si organizata FETO, nuk është e re për Tiranën zyrtare.

Edhe ministri i jashtëm turk edhe homologu i tij i brendëshëm kanë kërkuar me insistim dorëzimin e atyre që bota perendimore nuk i njeh si terroristë, nuk pranon tia dorëzojë Turqisë madje i jep edhe strehim politik. në shkurt të këtij viti gjatë një vizite në Tiranë shefi i diplomacisë Mevlut Cavusoglu, deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin në detyrë Gent Cakaj se qeveria shqiptare “ka ndërmarrë disa hapa”. Duke folur në përgjithësi për atë që qeveria e presidentit Erdogan i referohet si një organizatë terroriste, Cavusoglu tha: “Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETO-t. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai krahas Gent Cakajt.

Në fakt, me të vërtetë, ndryshe nga shume vende demokratike Shqipëria i ka marrë disa hapa për dorëzimin e gylenistëve dhe bizneseve të tyre. Policia dhe prokuroria po ushtrojne presion maksimal mbi kolegjet turke për të realizuar shitjen e tyre. Disa herë ncënësit e këtyre shkollave janë befasuar brutalisht nga hyrja e beftë dhe arrogante e forcave policore në mjediset mësimore. Qeveria shqiptare i mbylli disa shkolla fetare në këtë shtator e cila e bëri agjensinë shtetërore të lajmeve turke të përshëndesë vendimin e Ramës kundër organizatës FETO.

Kulmi arriti me ekstradimin e paligjshëm të mësuesit Harun Çelik në janar 2020.

Një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, në Maj 2020 e fshikullonte edhe Shqipërinë për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.

Lexo edhe:

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

Raporti bënte me dije se: “Deri më sot, të paktën 100 individë të dyshuar si të përfshirë në lidhje me lëvizjen Hizmet/Gulen kanë qenë subjekt i arrestimeve arbitare, largimeve të detyruara dhe torturave, si pjesë e veprimeve të fshehta të organizuara apo asistuara nga qeveria turke në koordinim me autoritetet në Afghanistan, Shqipëri, Azerbajxhaan, Kamboxhia, Gabon, Kosovë, Kazakistan, Liban dhe Pakistan, mes të tjerësh”.

Më tej raporti vinte në dukje se mes disa vendeve ka një marrëveshje për bashkëpunim sigurie si ajo që u nënshkrua së fundi mes Ramës dhe Erdoganit.

“Që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016, Turqia ka targetuar anëtarët e dyshuar të lëvizjes Hizmet/Gulen të klasifikuar nga qeveria turke si Organizatë terroriste Guleniste, . Në këtë kontekst qeveria ka firmosur marrëveshje bilaterale të sigurisë me disa shtete, me përmbajtjen e referencave të gjera dhe të paqarta për luftimin e terrorizimit dhe krimit jashtë vendit. Burime thonë se marrëveshjet janë hartuar në mënyrë të dykuptimtë për të lejuar përjashtimin apo largimin e kujtdo që konsiderohej rrezik për sigurinë e vendeve pjesë të marrëveshjes. Duket se ka një lidhje të qartë në kohën e ndërmarrjes së veprimeve, pasi pjesa më e madhe e tyre edhe pse jo të gjitha, janë kryer brenda dy vitesh nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Për shembull akuza janë bërë se Turqia ka nënshkruar marrëveshje të fshehta me disa vende si Azerbajxhani, Shqipëria, Kamboxhia dhe Gabon, ku është raportuar se janë kryer disa veprime” .

Vetë kryeministri Rama është i vetmi mes liderve të vendeve që synojnë të jenë pjesë e BE që e ka stigmatizuar lëvizjen e Fetullah Gulenit (Fethullahçı Terör Örgütü, FETÖ për erdoganistët) sipas etiketimeve që i bën raisi turk duke i bërë përgjegjës pa fakte për grushtin e shtetit. I pyetur në prill 2018 nga gazetarja Ilva Tare për rrjetin FETO ai e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e quajti atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim”.

Pas gjithë këtyre kërkesave të Ankarasë dheplotësimit të tekave nga Tirana, duke shkelur parimet e një shteti demokratik, pyetja që shtrohet sot është: çfarë ultimatumi të ri të Erdoganit ka plotësuar Rama që iu bë një pritje e këtyre përmasave në Ankara? Ku ka ceduar kryeministri ynë që sulltani i ri i ofroi ndihmë në zgjedhje?

Mes dy vendeve ka në mes dy probleme madhore. Çështja e gylenistëve dhe sherri turko- grek për ndarjen e detit ku shqipëria ka një rol kolateral. Po në këto javët e fundit po vihet re një paradoks çuditshëm: Sa më shumë Rama afrohet me Erdoganin, aq më shumë ai i bën koncesione Athinës si njohja e zgjerimit me 12 milje dhe dhënia e truallit për varrezat greke. /Lapsi.al/

Etiketa: ErdoganfetoRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
Para

Koronavirusi në Itali/ Mbi 20 mijë raste të reja dhe 548 viktima në 24 orët e fundit

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com