• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projekti i rrugës Vlorë-Orikum/ Panariti: Denaj e Rama të përmbushin detyrimet, të mos krijojnë vonesa për investimet

18:02 : 06/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Drejtori i Kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti në një konferencë për shtyp i ka bërë thirrje ministres Anila Denaj dhe kryeministrit Rama që të reflektojnë dhe të përmbushin detyrimet për projektin e rrugës Vlorë-Orikum që Presidenti të japë autorizimin.

Sipas Panaritit, Denaj nxitohet kur përmend precedentët e Metës teksa thekson se Presidenti nuk gabon, pasi marrëveshja e parë e huasë me Fondit Saudit të Zhvillimit është zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm.

Panariti thekson se Denaj kishte 3 muaj kohë të reflektonte pasi Meta e ka vënë në dijeni për shkeljet, por ajo ka vijuar me shkeljet e ligjeve dhe Kushtetutës.

“Minsitrja e Financave u shpreh se për marrëveshjen me Fondit Saudit të Zhvillimit nuk bëhet për detyrim të ri financiar. Sipas saj për një rialokim parash nga një marrëveshje e mëparshme. Pyetja që shtrohet është, pse kërkoeht të rinënshkruhet një marrëveshje e mëparshme, nëse bëhet fjalë për një rialokim fondesh.

Si mund të cilësohet e njëjta marrëveshje, kur marrëveshja ëshë zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm. Ministrja e di që marrëveshja e zgjidhur me ligj nuk ka fuqi juridike. Ligji kërkon në mënyrë eksplicite, që të negocioni, sigloni dhe miratoni. Vetëm më pas mund të nënshkruhet marrëveshja e re.

Lexo edhe:

“AKU të kontrollojë fast-food-et!”, ish-ministri i Bujqësisë ngre alarmin për mishin me salmonelë

Ish-ministri: Bujqësia dhe blegtoria drejt asgjësimit, qeveria Rama financimi mjeran! Kosova subvencionon 2-fishin

Ministrja pretendon se kjo nuk përbën detyrim. Pyetja është, në cilin nen të Kushtetutës ligji për marrëveshje ndërkombëtare dhe huamarrje e mbështesni këtë qëndrim.

Ndërkohë që kryeministri dhe drejtori i FSHZH thonë që janë negociuar. Nuk na rezulton në shkresat eministres. Nëse ministrja e Financave nuk kupton ku qëndron antikushtetutshmëria, Presidenti me shkresat që i ka dërguar i ka rikujtuar përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore që në shtator.

Ministrja kishte 3 muaj kohë të reflektonte, por zgjodhi të vijojë me shkeljet. Asnjëherë nuk është vonë. I bëjmë thirrje minsitres të përmbushë detyrimet, dhe mos krijojë më asnjë vonesë për investimet në Vlorë. Të paraqesë dokumentin tek Presidenti, dhe nëse dokumentacioni është i rregullt brenda ditës do shqyrtojë kërkesën.

I kujtojmë ministres që Presidenti s’mund të bëhet palë në shkelje. Ndreqni të metat e procesit, para se të përmendni precedentët. Nuk e keni lexuar autorizimin e Presidentit, për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë mes qeverisë edhe BE për ndihmën makrofinanciare. Nëse do kishit lexuar, nuk do e përmendnit në prononcim. Presidenti shprehimisht thotë në autorizim, lëshimi i plotfuqisë të lëshohet njëkohësisht me mangësitë e konstatuara.

Pra znj.ministre, para nënshkrimit kishit shumë detyra, por as i keni lexuar. Presidenti në momentin e lëshimit të autorizimit, por edhe kontekstit të ndihmës për situatën e krijuar prej pandemisë, i ka kërkuar kryeministrit që të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave proceduriale, të marrë masat për personat përgjegjës dhe të shmangë këto.

Ministrja i referohet kinse për ta kapur Presidentin në faj. Përpara se të nxitojë duhet të njoftohet se është nënshkruar një hua mes qeverisë dhe Kuvajtit, dhe Presidenti ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, që e theksoj se ësthë marrëveshje shtesë për marrëveshjen e ratifikuar.

I kujtoj znj.ministre se marrëveshja e huasë së parë do vijojë të jetë e vlefshme, dispozitat e huasë së parë rregullojnë huanë shtesë. Presidenti nuk gabon, se e lexon drejt dhe saktë ligjin e Kushtetutën. Edhe për shembullin e dytë, Presidenti ka autorizuar një marrëveshje shtesë, që as ësthë zgjidhur as ka ndryshuar termat e negociuar. Znj.ministre ju kujtojmë se në nenin 16 të Kushtetutës marrëveshjet ndërkombëtare konsiderohen si akte të legjislacionit të brendshëm, për nga hierarkia vijnë pas Kushtetutës. Presidenti veproi drejt, pasi synohej lidhja e fshatrave të Vlorës me bregdetin. Për të bërë të mundur lidhjen e Tepelenës me zonat e bregut. I bëjmë thirrje Denajt dhe Ramës të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore pa zvarritur proceset. Të veprojnë sa më parë për të përmbushur kërkesat e ligjit, pa cënuar kredibilitetin. Ju faleminderit.”- tha Panariti.

Etiketa: panariti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“AKU të kontrollojë fast-food-et!”, ish-ministri i Bujqësisë ngre alarmin për mishin me salmonelë

21:41 : 31/03/2025
AKTUALITET

Ish-ministri: Bujqësia dhe blegtoria drejt asgjësimit, qeveria Rama financimi mjeran! Kosova subvencionon 2-fishin

20:45 : 17/06/2024
AKTUALITET

Takimi me Ramën/ Ish-ministri: Meloni po vepron për interesat e saj elektorale

15:54 : 05/06/2024
AKTUALITET

Panariti: Opozita e sotme, në qeverisje duhet të krijojë fondin e brezave

17:30 : 14/08/2022
AKTUALITET

Panariti: Zbulimi i burimeve të hidrokarbureve në Jonin Verior, lajm fantastik

11:00 : 02/08/2022
AKTUALITET

Panariti: Rama bllokoi negociatat që në 2011 me tre ligjet

20:07 : 19/07/2022
Para

Demokratët një hap më pranë marrjes së kontrollit të Senatit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bonucci po mendon punën si trajner, tregon klubin ku ëndërron të punoj

14:20 : 18/05/2025

Shkeli protokollin, Papa Leon XIV përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

14:11 : 18/05/2025

Reijnders drejt Man.City-t, zbulohet shifra që kërkon Milani për mesfushorin

13:48 : 18/05/2025

E rëndë në Roskovec/ Shembet muri dhe zë poshtë një të mitur, humb jetën 4-vjeçarja

13:48 : 18/05/2025

Tiranë/ Rriten kërkesat për blerjen e apartamenteve në periferi

13:29 : 18/05/2025

Rubio kërcënon me sanksione Rusinë, Trump: Të hënën do flas në telefon me Putin

13:22 : 18/05/2025

Moyes heq dorë përfundimisht nga Broja, e dërgon në tribunë për sfidën ndaj Southampton

13:13 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com