• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjytarja e Apelit Tiranë, Elbana Lluri përballë Vetting/ Si ka ndryshuar pasuria ndër vite

19:13 : 06/01/2021
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtarja Elbana Lluri e Apelit të Tiranës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri do të përballet të enjten më 7 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për gjyqtaren Lluri po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Elbana Lluri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2016, Lluri e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Paralelisht me punën si gjyqtare, Elbana Lluri është angazhuar për disa vite si pedagoge në universitetin “Luarasi”.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar familjare të gjyqtares Elbana Lluri nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.

Lexo edhe:

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2004, gjyqtarja Elbana Lluri deklaron kursime në cash në vlerën e 5 milionë lekëve, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me 6 herë, duke kapur vlerën e 32.6 milionë lekëve.

Pjesa dërrmuese e aseteve përbëhet nga pasuritë e patundshme, të cilat në fund të vitit 2017 vlerësohen në shumën e 31.2 milionë lekëve. Gjyqtarja Lluri dhe bashkëshorti i saj deklarojnë gjithashtu automjete me vlerë rreth 823 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 541 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 19.9 milionë lekë, nga të cilat 60% burojnë nga paga si gjyqtare e Znj. Lluri. Paga e bashkëshortit Gerd Hoxha nga puna si gjyqtar zë mbi 32% të totalit, ndërsa të ardhurat nga mësimdhënia janë në masën e 3.8%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave të pasurisë rezultoi me probleme.

Në vitin 2016, subjekti Elbana Lluri rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vlerën e 1.8 milionë lekëve. Në të njëjtin vit ajo deklaron blerjen e një apartamenti në Vlorë me çmim 55 452 euro dhe me burim kursimet në cash ndër vite, por vlera e kursimeve të deklaruara rezulton më e vogël sesa çmimi i apartamentit.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen kryesisht me dhuratat nga familjarët.

Në vitin 2009, subjekti deklaron një kredi bankare me vlerë 25 mijë euro, pa deklaruar qëllimin e marrjes së saj. Në vitin 2011, Lluri e shlyen plotësisht kredinë përmes një huaje prej 25 mijë eurosh të marrë nga prindërit.

Në vitin 2011, gjyqtarja Lluri dhe bashkëshorti i saj deklarojnë blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 125 m2 për 6.5 milionë lekë. Çmimi i ulët i blerjes shpjegohet nga Znj, Lluri me dhurimin e pjesës së saj takuese prej 50% të apartamentit nga motra dhe kunati i saj për shkak të marrëdhënies së tyre të posaçme.

Në fund të vitit 2011, apartamenti i blerë për 6.5 milionë lekë është rivlerësuar në vlerën e 23 milionë e 750 mijë lekëve, ndërsa nuk deklarohen shpenzime rivlerësimi.

Ndërsa në vitin 2017 është deklaruar pakësimi i një depozite bankare në shumën 1500 euro, depozitë e cila nuk rezulton e deklaruar në vitet e mëparshme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009   

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017  /Birn/

Etiketa: elbana llurikpkvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
Para

Ronaldinho lë pas vuajtjet, 700 mijë euro fitime pas daljes nga burgu

TË GJITHA

Horoskopi/ Ky është parashikimi i yjeve për ditën e premte, 12 shtator 2025

22:58 : 11/09/2025

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

22:46 : 11/09/2025

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025

Polonia dislokon 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë

22:29 : 11/09/2025

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

22:09 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com