• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vau i Dejës rrit 43% tarifën për mbetjet, Ademi: Ligji e ndalon 3 muaj para zgjedhjeve

20:56 : 05/01/2021
në AKTUALITET, RAJONI

Në këtë periudhë të vështirë prej pandemisë Bashkia e Vaut të Dejës do të rëndojë financat e qytetarëve pasi këshilli bashkiak ka vendosur një rritje prej 43% të tarifës të depozitimit të mbetjeve urbane. Nga vendim duke nisur nga ky muaj i parë i vitit do të preken banorët e dy qarqeve Shkodër dhe Lezhë.

Sipas vendimit paratë që do të mblidhen do ti kalojnë shoqërisë ndërkomunale Bushat ku dhe ndodhet landfilli. Pra qytetarët shkodranë paguanin për këtë shërbim 5.600 lekë në vit dhe nga 2021 do të duhet të shpenzojnë 6.500 lekë. Ky vendim që i është dërguar Bashkisë së Shkodrës për t’u zbatuar është kundërshtuar nga kryetarja në detyrë Voltana Ademi e cila e konsideron të paligjshëm.

“Një vendim i tillë për rritjen me 43% të tarifës, nuk ka asnjë bazë ligjore, nuk ka asnjë analizë tekniko ekonomike që arsyeton kete rritje tendencioze të pa pritur. Vërej që Landfilli i Bushatit është ndërtuar me fonde publike dhe është në pronësi të Ministrisë dhe jo të një bashkie”, tha ajo.

Ademi përmend dhe një shkelje tjetër.

“Ligji për vetëqeverisjen vendore dhe për financat nuk lejon asnjë ndryshim të sistemit tarifor në këtë mënyrë, e për me teper një rritje e tarifave vendore është e papranueshme 3 muaj para zgjedhjeve. Kjo është një aferë korruptive, një vjedhje e hapur që i bëhet banorëve dhe bizneseve të dy qarqeve Shkodër dhe Lezhë”.

Lexo edhe:

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër publikon dhe përgjigjen e marrë nga Prefektura e qarkut ku citohet se nuk ka informacion për këtë vendim. Në lidhje me këtë vendim, Bashkia e Shkodrës i është drejtuar me shkresë zyrtare Ministrisë së transportit dhe Infrastrukturës, Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Prefektit të Qarkut Shkodër, duke kërkuar trajtimin me përgjegjësi të kësaj çështje kaq sensitive.

“Këto janë vendime të paligjshme dhe për me teper ashtu sikurse institucioni i Prefektit të Shkodrës, me daten 31 dhjetor konfirmon me shkrese, Vendimi i Keshillit të Bashkisë Vau i Dejes nuk eshte depozituar ndonjehere, për të marrë shprehjen e ligjshmërise nga Prefektura”.

Me tej me një komunikatë për mediat ka reaguar dhe shoqëria ndërkomunale Bushat. Sipas saj rritja e taksës u kërkua për shkak të shtimit të personelit dhe të rritjes së pagës minimale me 30 mijë lekë.

“Si pasojë e rritjes së volumit të mbetjeve në landfill është rritur numri të i punonjësve për pasojë dhe rritja e shpenzimeve, por edhe kostot e tyre si rezultat i rritjes të nivelit minimal të pagës me VKM nga 24.000 lekë në vitin 2017, në 26.000 në vitin 2019 dhe më pas në 30.000 lekë në janar të vitit 2021”.

Një tjetër arsye sipas shoqërisë ndërkomunale Bushtat është dhe nevoja për investime. “Në bazë të Ligjit Nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” i ndryshuar, ka qenë e nevojshme të kryehen një sërë investimesh në Landfill për të përmbushur kërkesat që vijnë nga respektimi i mjedisit, investime të dokumentuara dhe të pasqyruara si dhe në pritje për tu bërë. Pavarësisht se kompania është e pajisur me leje mjedisore tarifat në Landfill nuk i përgjigjeshin këtyre lejeve”./ Abcnews.al

Etiketa: ademiligjimbetjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

17:49 : 14/10/2025
AKTUALITET

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025
AKTUALITET

Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve (VIDEO)

16:59 : 12/10/2025
AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
Para

Partizani nis merkaton me “samba”

TË GJITHA

Berisha akuzon gjyqtaren Irena Gjoka: Qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën

10:42 : 20/10/2025

KLP mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, hapet procedura. Një nga anëtarët largohet

10:32 : 20/10/2025

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

10:30 : 20/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i Shërbimit zjarrfikës tregon detajet: Ja dy pistat që po hetojmë

10:27 : 20/10/2025

Sekretariati i Etikës përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi për 15 ditë

10:12 : 20/10/2025

Sulmet e Izraelit, 45 persona humbin jetën në Gaza

10:08 : 20/10/2025
Vrasja e Selavdi Shehaj

Porositi vrasjen e Selavdi Shehaj për 150 mijë €, arrestohet në Dubai trafikanti i drogës Altin Sinomati

10:07 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com