• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLP i hoqi statusin e magjistratit, KPK merr vendim për ish-prokurorin Bilbil Mete

18:14 : 05/01/2021
në AKTUALITET, VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 dhjetor 2020 të ndëpresë procesit e rivlerësimit për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Bilbil Mete, pas dorëheqjes së tij nga statusi i magjistratit, si dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Në vendimin e arsyetuar, Komisioni paraqet argumentet se ku është bazuar për ndëprerjen e vetingut dhe heqjen e së drejtës së prokurorit Mete për t’u riemëruar në sistemin e drejtësisë, pavarësisht se një ankim i subjektit të rivlerësimit ndaj vendimit të KLP-së nuk ishte shqyrtuar ende nga Gjykata Administrative e Apelit.

Sipas vendimit, prokurori Bilbil Mete ka dhënë dorëheqjen gati dy vite pas nisjes së procesit të rivlerësimit, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi mbarimin e statusit të magjistratit.

Mete ka informuar Komisionin se ka paraqitur ankim ndaj vendimit të KLP-së në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, duke kërkuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Këshillit. Gjithashtu, Mete ka depozituar në KPK edhe kërkesën drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, ku ka kërkuar se nuk dëshironte të vazhdonte marrëdhëniet e punës pas mbushjes së moshës për pension dhe se kërkonte të ushtronte të drejtën e daljes në pension.

Mete ushtroi më pas ankim ndaj vendimit të KLP-së, duke e konsideruar heqjen e statusit të magjistratit në kundërshtim me të vërtetën dhe me ligjin.

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka mbajtur parasysh se kur magjistrati plotëson kushtet sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” dhe shpreh vullnetin për dalje në pension, statusi i magjistratit mbetet vetëm një mbulesë e jashtme, apo një guaskë, që duhet të deklarohet se nuk ekziston,” ka parashtruar Mete në ankim.

Komisioni ka arsyetuar mbi vendimin e KLP-së, duke e quajtur atë të drejtë.

“Ndryshimi i dispozitës duke zëvendësuar togfjalëshin ‘mbushin moshën për pension’ me togfjalëshin ‘mbushin moshën 67 vjeç’, e lidhur kjo me mbarimin e statusit të magjistratit, e bën vendimin e KPL-së në vlerësim të Komisionit, të drejtë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi,” citohet në vendim.

Komisioni arsyeton se ankimi i bërë prej Metes në Gjykatën Administrative të Apelit lidhet me shkakun e përfundimit të statusit të tij, duke iu referuar interpretimit të dispozitave në fuqi dhe të drejtës së tij për të dalë në pension në moshën 65 vjeç. Por sipas trupit gjykues të KPK, ky ankim nuk lidhet me ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për këtë subjekt rivlerësimi, pasi ka qenë vetë ai që e ka njoftuar Komisionin se nuk e ushtron më këtë funksion.

I pyetur nga Komisioni nëse kishte aplikuar për dalje në pension, Mete është shprehur se aplikimin e ka kryer nëpërmjet platormës e-Albania dhe ka dorëzuar formatin e aplikimit dhe dokumentacionin përkatës.

KPK e ka thirrur në seancë dëgjimore, por prokurori Mete ka informuar se nuk dëshiron të dëgjohet duke u shprehur se prej datës 30 tetor 2020 është ligjërisht pensionist.

Duke iu referuar nenit 64, pika 1, të ligjit nr. 96/2016, Komisioni vëren se kjo dispozitë nuk parashikon ndërperjen e statusit për shkak të daljes në pension, por kur magjistrati mbush moshën 67 vjeç. Ndërkohë, në vendim thuhet se Mete nuk e ka mbushur moshën 67 vjeç.

Komisioni vlerëson se në këtë rast ndërprerja e statusit vjen për shkak se subjekti nuk dëshiron të ushtrojë më funksionin e prokurorit, pavarësisht të drejtave që i burojnë atij prej ligjeve të tjera.

Trupi gjykues vlerëson se në këto kushte duhet aplikuar neni “G” i Aneksit të Kushtetuës që përcakton se kur subjekti i rivlerësimit jep dorëheqjen ndëpritet procesi i rivlerësimit dhe vendoset sanksioni që i heq të drejtën që ai të mund të emërohet në insitucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. /BIRN/

Etiketa: bilbil metekpkstatusi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

18:48 : 10/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj

21:29 : 07/04/2025
Para

Tmerr në Spanjë, mbërrin në breg një anije me 47 refugjatë të vdekur

TË GJITHA

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025

Sherri për parkimin në Ksamil/ Arrestohet shtetasi turk, nisin hetimet për 4 të tjerë

11:08 : 07/06/2025

Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi

11:02 : 07/06/2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com