• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza reale

13:27 : 04/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Vite më parë, një libër i David Soskice dhe David A. Hall mbi Llojet e Kapitalizmit tërhoqi jo pak vëmendje ku i referohej variacioneve të ndryshme të kapitalizmit. Ky libër dhe të tjerë të ngjashëm i’u refereoheshin modeleve të ndryshëm të sistemeve politiko-ekonomike kapitaliste të tilla si ekonomive të tregut të lirë si SHBA, Britani e Madhe apo Australi atyre skandinave me modelet ëelfare, atyre korporatiste (si Gjermania apo Japonia) ku ndërmarrjet, industrialistët dhe sindikatat janë në ndërveprim të vazhdueshëm apo kapitalizmi burokratik francez.

Pavarësisht formës së zbatimit, kapitalizmi ka qenë dhe mbetet e vetmja formë e akumulimit të kapitalit, maksimizimit të fitimit, alokimit efiçient të burimeve dhe në përputhje me vetë natyrën njerëzore që ndonëse nuk tingëllon ideale është në thelb egoiste dhe jo altruiste. Pavarësisht se priremi të imagjinojmë të kundërtën.

Por krahas modeleve të mësipërme, ku në varësi të specifikave të vendeve të veçanta kapitalizmi ka provuar të jetë i suksesshëm edhe aty ku ndërton konsensuse të gjera shoqërore, edhe aty ku mbizotëron logjika e fortë e tregut, sot kemi të bëjmë gjithnjë e më tepër me njëfarë kapitalizmi të keqzbatuar ku përherë e më tepër kemi bashkë-ekzistencë të autokratëve me oligarkët ku shoqëritë po bëhen gjithnjë e më tepër të pabarabarta, burimet po shpërndahen në mënyrë klienteliste, korrupsioni dhe favoritizmi shkojnë përkundër konceptit të konkurrencës së lirë dhe të ndershme, ku shteti shërben për të garantuar rregullat e barabarta të lojës apo si arbitër i paanshëm. Pra një deformim të vetë kapitalizmit në favor të korruptimit të tij. Në Shqipëri fjala bie gjithnjë e më tepër shohim një formë kapitalizmi të asistuar me oligarkë që kanë përfituar llokmat më të mëdha të ekonomisë, të ngritur nga hici jo falë talentit, inovacionit apo aftësive të tyre, por pazareve nën tavolinë, korruptimit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, monopolizimit të sektorëve kyç të ekonomisë e me radhë.

Sot në kushtet ku demokracitë lokale ballfaqohen përherë e më tepër me risqet që vijnë nga korporatat globale të cilat kanë fuqinë të vendosin rregullat e tyre (të njëanshme) të lojës edhe për vende shumëfish të vendit tonë në terma të fuqisë relative, ruajtja dhe forcimi i sektorëve jetikë të ekonomisë nga shtetet për të mbrojtur njëkohësisht dhe grupet më vulnerabël kthehet në imperative sic ka paralajmëruar kohë më parë ekonomisti i Harvardit Dani Rodrik. Vende të vogla si Shqipëria janë në çdo rast më vulnerabël si ndaj presioneve globale ashtu dhe nga akumulimi i pabarabartë i pasurive nga një grusht oligarkësh që kanë përqëndruar pasurinë shpejt dhe bllokuar ekonominë përmes investimeve kryesisht në shërbime dhe retail që garantojnë një kthim fitimi të shpejtë, pa risk por edhe pa vlerë të shtuar për ekonominë në përgjithësi.

Lexo edhe:

REL: Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

Po të shihet edhe sot, pas një viti të vështirë recesioni ekonomik si rezultat i pandemisë por edhe pas tërmetit shkatërrues, të vetmit sektorë me rritje të qëndrueshme janë ndërtimi, imobiliaret, retail-i (ku shqiptarët e privuar arbitrarisht nga blerjet online, krahas bllokimit të lëvizjes për shkak të kovidit), nuk kanë zgjehdje tjetër vetëm të dynden qendrave tregtare dhe të blejnë mall skarco të mbivlerësuar, apo sektorë kyç të industrisë së rëndë që gjithsesi janë dhënë si plackë pazari në afera korruptive që shkojnë në kufijtë e kriminales.

Së fundmi dhe përmes dhënies së portave hyrëse detare, rrugore dhe aeroportuale përmes pazaresh okultë që bllokojnë sipërmarrjen e lirë në përgjithësi, përqëndrojnë paranë në pak duar, krijojnë pabarazi të mëdha në shoqëri dhe si rezultat, pra si pasojë prodhon dhe emigracion në masë ku po ikin të rinjtë, të shkolluarit dhe profesionistët.

Pa u adresuar shkaqet sistemike dhe strukturore të krizës së thellë ekonomike, financiare dhe sociale që po përjeton vendi dhe të adresuarit e tyre përmes mekanizmash politikë dhe hartimit të politikave publike adekuate, pak shpresë mund të ketë që do të mund të dalim në të ardhmen e afërt nga bataku i retorikës kallp, nga llokoçitja në vetkënaqjen e borgjezëve të rilindur brenda natës dhe situata përgjithësisht e pashpresë për ata që duan të punojnë, të jetojnë dhe të bëjnë hajër në këtë vend.

Etiketa: batakukalemajkriza

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

08:13 : 27/06/2025
BOTA

A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

09:04 : 16/04/2025
BOTA

DW: Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme

08:52 : 02/04/2025
BOTA

Franca, “manual mbijetese”! Qeveria përgatit popullin për kriza të mëdha, udhëzues edhe në rast lufte

22:45 : 19/03/2025
BOTA

Alarmi i OKB: Mbi 500 mijë fëmijë afganë rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025

21:05 : 15/01/2025
BOTA

Kina kampione e botës në eksport më 2024! Ja çfarë parashikon Banka Botërore

08:42 : 15/01/2025
Para

Dëshmia tronditëse/ Vëllai i motrave që u vranë në Astir: Lindën 10 fëmijë me Përparimin, i kanë shitur në Selanik

TË GJITHA

Babai përdhunoi 12-vjeçaren në Patos, nëna: Vajza është abuzuar që 5-vjeç

10:38 : 01/07/2025

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

10:35 : 01/07/2025

Mori mbidozë ilaçesh, Fjolla Morina përfundon me urgjencë në spital

10:28 : 01/07/2025

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai “monstër” në Patos

10:18 : 01/07/2025

Iu gjet në qelinë e burgut, telefoni i Laert Haxhiut sillet për t’u “zbërthyer” në laboratorin e SPAK-ut

10:08 : 01/07/2025

Katër shenja të horoskopit lënë pas fatin e keq! Korriku nis me shumë surpriza

10:03 : 01/07/2025

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

09:45 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com