• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet vendimi/ Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë për lirimin e Safet Bajrit

15:40 : 30/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë për gjykimin e kërkesës së të dënuarit Safet Rustem (Bajri), i arrestuar me bujë në kudër të operacionit “Forca e Ligjit” në 2018.

Ndërsa Bajri vuan dënimin për një vrasje në Belgjikë në burgun e Fierit i është drejtuar gjykatës së Tiranës ku ka kërkuar liri me kusht.

Por, gjykata e Tiranës vendos moskompetencë, duke ia referuar rastin gjykatës së Fierit.

Vendimi i zbardhur është publikuar nga “BalkanWeb”.

VENDIMI I PLOTE

Lexo edhe:

Lala: Një kriminel kërkoi të bëhej i penduari i drejtësisë për të zbardhur zhdukjen e Ervis Martinajt

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes ka rezultuar se kërkuesi (i dënuari) Safet Rustemi aktualisht vuan dënimin pranë I.E.V.P Fier. Vuajtja e dënimit për kërkuesin/të dënuarin ka filluar për faktin se me vendimin penal Nr. 51 (1027) datë 28.02.2019 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ndër të tjera, ka vendosur:- “…. Njohjen e vendimit penal te huaj me Nr. 2016C048-2015/VJ11/898, date 25.01.2017, të Gjykatës së Apelit Bruksel, Belgjikë, dhënë ndaj të dënuarit Safet Jonuz Rustemi alias (Bajri), i datëlindjes 09.09.1984, me të cilin është dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim dhe pjesa e mbetur për të vuajtur është 8 vjet e 9 muaj e 12 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale të “Drejtim i një organizate kriminale”,“Zhvatje në rrethana rënduese”, “Trafikim i qënieve njerëzore”, “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim në rrethana rënduese”, “Përmbushje e pasioneve të të tjerëve” të parashikuara si vepra penale nga nenet 324 bis, 324 ter pg3 dhe 4, 325, 470, 471, 531, 433 quinques pg 1, 1° 5, 43 septies, 3°, 433 navies, 380 pg 1, 4°, pg3, 1°, 382, pg 1, 382 ter të Kodi Penal Belg, që i korrespondon veprave penale të “Krijimit të organizatës kriminale”, “Trafikimit të personave të rritur”, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Shfrytëzimit të prostitucionit në bashkëpunim”, “Shtrengimi me anë kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar”, “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera” të parashikuara nga nenet 333/1 110/a, 114, 114/2, 109/b/2, 110/b, 154 të Kodit Penal Shqiptar dhe në bashkim të dënimeve, të denohet me 9 (nëntë) vjet burgim, ku pjesa e mbetur për të vuajtur e dënimin është 8 (tetë) vjet e 9 (nëntë) muaj e 12 (dymbëdhjetë) ditë burgim..…”

Se kundër këtijë vendimit është bërë ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër, e cila me vendimin Nr. 204, datë 23.05.2019, ka vendosur:- “Lënien në fuqi të vendimit Nr. 51 (1027) datë 28.02.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër….”

Në seancë gjyqësore, Gjykata konstatoi faktin se kërkuesi/i dënuari Safet Rustemi vuan dënimin në I.E.V.P Fier.

Në interpretim dispozitave të ligjit Nr. 81/2020“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, dispozitave proceduriale të sanksionuara në nenet 470, 477 e vijues të K. Pr. Penale, Gjykata vlerëson se kërkesa penale me objekt lirim me kusht, do të gjykohet nga gjykata e vendit të vuajtjes së dënimit.

Sa më sipër, në vështrim dhe të ligjit Nr. 81/2020“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, Gjykata çmon se gjykimi i kësaj kërkese penale nuk është në kompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe, se kompetente për gjykimin e kërkesës penale të kërkuesit/të dënuarit Safet Rustemi do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, nën kompetencën tokësore të së cilës përfshihet edhe I.E.V.P Fier.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 83 e 85 të K. Pr. Penale,

VENDOS

Shpalljen e moskompetencës së gjykimit të kërkesës penale Nr. 900 Regj. Them, me kërkues/ të dënuarin Safet Rustemi.

Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, si gjykatë kompetente për gjykimin e kësaj kërkese. /BW/

Etiketa: Bajrigjykatavendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lala: Një kriminel kërkoi të bëhej i penduari i drejtësisë për të zbardhur zhdukjen e Ervis Martinajt

21:43 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

13:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor

21:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

14:06 : 16/10/2025
AKTUALITET

Fier/ Akuzohet se ktheu banesën në bazë armësh, lihet në burg 38-vjeçari

11:52 : 15/10/2025
Para

Tirana-Vllaznia mbyllet në paqe, Torassa “tradhton” bardheblutë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com