• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

2021, viti politik i Lulzim Bashës

18:29 : 30/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Viti 2021 konsiderohet si mundësia e ndryshimit, kjo lidhur me faktin se në muajin e katërt të tij, mbahen zgjedhjet parlamentare.

Pavarësisht përpjekjeve për të provokuar zgjedhje të parakohshme, Edi Rama, arriti të mbyllë edhe mandatin e dytë si Kryeministër, ndërsa nuk ka fshehur ambicien për një tjetër mandat, të tretin.

Ky mandate, Edi Ramës mund t´i duhet thjesht për të arshivuar për herë të parë në 30 vitet e pluralizmit shqiptar “trofeun e tretë” si Kryeministër, edhe pse nuk ka një bilanc të qeverisjes së tij në 8 vite.

Në anën tjetër është Lulzim Basha, kreu i PD-së,  për të cilin 2021 mund të jetë ai i suksesit në politikë dhe kjo varet tashmë tërësisht prej tij.

Lexo edhe:

Basha: Në këto 8 vite Rama do mbahet mend për trefishimin e pasurisë së ministrave

‘Mjaft më’/ Basha: Shqiptarët duan ndryshimin, ne do ta sjellim

Basha ka një terren të shtruar më së miri nga kundërshtarët politikë për të realizuar ambicien e fitores së mandatit të parë si Kreu i Qeverisë, dhe ndaj ai ka shansin që 2021 të cilësohet si viti i tij politik.

U shfaq në politikën shqiptare në 2005, u konsiderua si ylli në ngjitje i PD-së, drejtoi 3 ministritë më të rëndësishme në Qeverinë Berisha dhe në 2011 arriti të thyejë mitin e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, pas 3 mandatesh që qeverisi Kryeqytetin.

Dy vite më pas, pra në 2013, arriti të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, e cila pothuajse doli e shkatërruar nga zgjedhjet. Në 2015 ishte sfida e parë elektorale, ajo për zgjedhjet vendore, ku Basha humbi, ndërsa nisën krahasimet nëse ishin fituar më shumë apo më pak vota se zgjedhjet e 2013-ës.

Në 2017, pati shansin për të mundur Edi Ramën në një proces zgjedhor, ku palët garonin pa koalicione, secili kishte fushën e tij. Sërisht rezultati ishte negativ, megjithëse pati më pas denoncime për manipulime votash, presione dhe rezultat të tjetërsuar. Zgjedhjet u paraprinë nga marrëveshja e 17 majit, ku mes Ramës dhe Bashës u arrit që gjysmën e Qeverisë, PD ta merrte nën kontroll përmes ministrave të cilësuar si “teknikë” edhe pse ishin një zgjedhje e drejtpërdrejtë politike e kreut demokrat.

Në politikë, Basha hipotekoi me firmën e tij “made in Lulzim” dy vendime të panjohura më parë: djegien e mandateve të deputetëve dhe bojkotimin total të zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

Deri në 2019-ën politika shqiptare ishte mësuar me bojkote deputetësh, që nuk kalonin 6 muaj, aq sa përcaktonte ligji për humbjen e tyre. Por në asnjë moment nuk kishte ndodhur një djegie në bllok mandatesh, vendim që u pasua nga deklarata të forta, deri kërcënuese të ndërkombëtarëve.

Po kështu ishte edhe vendimi për të mos hyrë në zgjedhje, ndërsa deri në të njëjtin vit, momenti i vetëm që një forcë largohej nga procesi ishte ai i 1996-ës, kur socialistët lanë në mes garën.

Basha shkoi një hap më tej, pra nnuk hyri fare në një proces, edhe pse u tentua të mbushej boshllëku që u krijua nga mungesa e partisë kryesore opozitare.

Pra ai ka provuar se është një lojtar i paparashikuar në politikë. Është një nga ato lojtarët që e nis betejën dhe mund ta lerë në mes, mund të ndërmarrë vendime ekstreme, sikundër mund të ulet në bisedime, si 17 maji i 2017-ës dhe të nënshkruajë marrëveshje, të cilat vështirë se zbardhen.

2021 është një tjetër mundësi politike për kreun e PD-së, ndoshta më e mira në 8 vitet e tij si lider i kësaj partie.

Nëse fiton zgjedhjet, ai automatikisht është Kryeministër. Nëse i humbet, mund të humbasë edhe karrigen e kryetarit të PD-së. Pra, do t´i duhet të luajë fort dhe mbi të gjitha karrierën e tij politike, ose e thënë troç, gjithçka për gjithçka.

Por, sërisht ai mund të jetë çelësi i zgjidhjes së një krize politike, nëse asnjë nga forcat politike, në qeveri dhe opozitë, nuk arrijn të dalë fituese e vetme,  pra të sigurojnë 71 mandatet.

Megjithëse duket si një mundësi e vogël që kjo të ndodhë, pra një ndarje mandatesh 70 me 70, sërisht Basha mund të ketë çelësin e zgjidhjes, duke dakordësuar një bashkëqeverisje.

Pavarësisht se nga deklarimet publike kjo përjashtohet, nuk është çudi të ndodhë, veçanërisht në një vend, ku telefonatat e diplomatëve, ndryshojnë qëndrime, ulin palët në bisedime dhe arrihen marrëveshje.

Me çdo lloj situate politike, Basha duket se është paracaktuar si personazhi i vitit të ri.

Etiketa: basah boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Basha: Në këto 8 vite Rama do mbahet mend për trefishimin e pasurisë së ministrave

22:22 : 14/01/2021
AKTUALITET

‘Mjaft më’/ Basha: Shqiptarët duan ndryshimin, ne do ta sjellim

18:00 : 30/12/2020
Para

Të dhëna zhgënjyese/ Ja çfarë po ndodh me ilaçet anti-Covid

TË GJITHA

Detajet nga vrasja në Durrës/ Ermir Dedja, shok i “të fortit” të Shijakut, që kërkohet nga SPAK

19:31 : 20/05/2025

Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur

19:31 : 20/05/2025

Granit Xhaka shkëlqen në Bundesligë, përfshihet në formacionin e vitit

19:23 : 20/05/2025

Ilir Meta firmos urdhrin nga qelia: Të analizohet rezultati për çdo qendër votimi në Tiranë!

19:13 : 20/05/2025

Largimi i parë te Vllaznia, mesfushori ndërpret bashkëpunimin me kuqeblutë

19:06 : 20/05/2025

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

19:01 : 20/05/2025

Aksident në Kamëz, makina përplas një këmbësor

18:56 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com