• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Identifikohen viktimat e para të tërmetit në Kroaci

22:15 : 29/12/2020
në AKTUALITET, BOTA

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi Kroacinë qendrore të martën, duke vrarë shtatë vetë, plagosur më shumë se 20 të tjerë dhe duke tronditur disa vende fqinje.

Ekipet e shpëtimit nxorën njerëz nga rrënojat e ndërtesave të shembura në qytetin Petrinja. Trupat e ushtrisë u dërguan në zonë për të ndihmuar.

Lëkundjet u ndien gjithashtu në kryeqytetin e Kroacisë Zagreb dhe deri në Vjenë të Austrisë. Sllovenia mbylli termocentralin e saj të vetëm bërthamor si masë paraprake.

Ishte tërmeti i dytë që goditi zonën brenda dy ditësh.

Lexo edhe:

Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci

Të paktën 69 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Filipine

Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat GFZ tha se tërmeti goditi në orën 1119 GMT në një thellësi prej 10 km, me epiqendrën në Petrinja, 50 km në jug të Zagrebit.

“Deri tani, kemi pesë viktima në afërsi të qytetit Glina. Së bashku me një vajzë (12-vjeçare) nga Petrinja ka gjithsej gjashtë të vdekur,” tha zëvendës Kryeministri Tomo Medved.

Policia tha se të paktën 20 njerëz u plagosën lehtë dhe gjashtë u plagosën më rëndë.

“Kërkimi nën rrënoja po vazhdon,” tha policia në një deklaratë.

Tomislav Fabijanic, shefi i shërbimeve të urgjencës mjekësore në Sisak, tha se shumë njerëz u plagosën në Petrinja dhe Sisak dhe dëmtimet e tyre përfshinin thyerje të kockave dhe tronditje të trurit.

Kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili nxitoi për në Petrinja, tha: “Ushtria është këtu për të ndihmuar. Ne do të duhet të zhvendosim disa njerëz nga Petrinja sepse është e pasigurt të jesh këtu.”

Kreu i spitalit në Sisak tha më vonë se po trajtonte 20 vetë, dy me dëmtime të rënda.

Stacioni televiziv N1 tregoi pamjet e ekipit të shpëtimit në Petrinja duke tërhequr një burrë dhe një fëmijë të gjallë nga rrënojat.

Stacioni N1 tha gjithashtu se një kopsht u shkatërrua nga tërmeti, por se në atë kohë nuk kishte fëmijë në ndërtesë. Grumbuj tullash dhe pllakash ndotën rrugët e Petrinjës si pasojë e tërmetit dhe makinat e parkuara në rrugë u shkatërruan nga rrënojat e mbetjeve.

Një punëtor i cili po rregullonte një çati në një fshat jashtë Petrinjas i tha televizionit N1 se tërmeti e hodhi atë për tokë. Nëntë nga 10 shtëpitë në fshat u shkatërruan, tha ai.

TË MBULUAUR ME BATANIJE

Tërmeti u ndje gjithashtu në Zagreb, ku njerëzit dolën me shpejtësi në rrugë.

Pacientët dhe personeli mjekësor u evakuuan nga Spitali Sveti Duh i Zagrebit. Shumë njerëz u ulën në karrige në rrugë të mbështjellë me batanije.

Sipas stacionit ORF në qytetin e dytë të Austrisë, Graz, rreth 200 km në veri të Petrinjas, ndërtesat e larta u lëkundën për rreth dy minuta. Në provincën Carinthia, rreth 300 km në veriperëndim të Petrinjas, toka u lëkund për disa minuta dhe njerëzit përshkruanin se si mobiljet, pemët e Krishtlindjeve dhe dritat e tyre dridheshin nga lëkundjet.

Në Slloveni, agjencia e lajmeve STA tha se centrali i vetëm bërthamor i vendit, 100 km (60 milje) nga epiqendra, u mbyll si një masë paraprake.

Agjencia shtetërore e lajmeve Hina e Kroacisë tha se tërmeti u ndie në 12 shtete.

Ministri i Brendshëm Davor Bozinoviç tha se Kroacia po priste ndihmë nga Bashkimi Evropian pasi kishte aktivizuar mekanizmin e situatës emergjente.

Të hënën, një tërmet me magnitudë 5.2 goditi Kroacinë qendrore, gjithashtu pranë Petrinjës.

Në mars, një tërmet me magnitudë 5.3 tronditi Zagrebin, duke shkaktuar një të vdekur dhe duke plagosur 27 të tjerë./VOA/

Etiketa: Identifikohen viktimat e parakroacitermet

Lajme të lidhura

RAJONI

Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci

11:45 : 03/10/2025
BOTA

Të paktën 69 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Filipine

14:43 : 01/10/2025
BOTA

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë godet Filipinet

16:48 : 30/09/2025
BOTA

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca

13:07 : 28/09/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

18:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Bllokimi i 8 ton domateve nga Shqipëria në Kroaci, fermerët në Dimal drejt falimentimit: Tregu nuk na i merr

19:33 : 15/09/2025
Para

Aksident/ Makina merr para bariun bashkë me delet në Lezhë

TË GJITHA

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025

Motori përplaset me murin rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit në Shkodër

22:20 : 04/10/2025

Zjarr në hyrje të parkut Divjakë-Karavasta

22:05 : 04/10/2025

Rama fotografohet në Spanjë, ndjek ndeshjen Real Madrid-Villarreal në ‘Bernabéu’

21:51 : 04/10/2025

Kandidat për Tiranën? Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit…

21:24 : 04/10/2025

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

21:10 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com