• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vaksinimi maratonë i BE-së nis me probleme

22:43 : 28/12/2020
në BOTA

Fushata e Bashkimit Evropian për të vaksinuar banorët e bllokut kundër COVID-19-s, pati një fillim të pabarabartë të asaj çka pritet të jetë një përpjekje maratonë për të imunizuar 450 milionë njerëz me qëllimin për të mposhtur pandeminë. Procesi nisi në fundjavë me punonjësit e shëndetësisë dhe banorët e shtëpive të kujdesit shëndetsor si ndër të parat grupe që morën vaksinën e Pfizer/BioNTech-ut, e cila duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta.

Por procesi shënoi disa problematika që prej fillimit. Zyrtarët në Gjermaninë jugore thanë të hënën se do të hidhnin rreth 1000 doza pasi zbuluan se ato nuk ishin ruajtur në temperaturën e duhur. Kontrolli i temperaturës gjithashtu shkaktuan vonesa në dorëzimin e dozave në Spanjë.

Në Itali ndërkohë disa politikanë u ankuan se Gjermania, shteti anëtar më i madh i BE-së dhe shtëpia e BioNTech-ut mund të marrë më shumë doza nga sa i takojnë.

Problemet janë një provë e hershme e vendimit të BE-së për t’i blerë vaksinat së bashku, gjë që ka lënë bllokun pas Shteteteve të Bashkuara, Britanisë, Izraelit dhe Zvicrën në miratimin dhe administrimin e vaksinave të para.

BE-ja do të marrë 12.5 milionë dozat e para të vaksinës së Pfizer-it deri ditën e Vitit të Ri. Shpërndarja e 200 milionë dozave në 27 vendet e saj anëtare do të përfundojë deri shtatorin e ardhshëm. Vaksina merret në dy doza.

Lexo edhe:

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

Ndërkaq po zhvillohen bisedime mbi shpërndarjen e 100 milionë dozave të tjera jo detyruese sipas kontratës së nënshkruar me dy kompanitë, thotë BE-ja.

Por BE-ja ka nënshkruar marrëveshje edhe me prodhues të tjerë të vaksinave krahas Pfizer-it, mes tyre Moderna dhe AstraZeneca, me të cilat ka rënë dakord për më shumë se dy miliardë doza në total. Planet janë që të vaksinohen të gjithë të rriturit deri në fund të vitit të ardhshëm.

Borrell akuzon Rusinë për përhapjen e dezinformacionit mbi vaksinat perëndimore.

Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian tha të hënën se media publike ruse ka përhapur informacion të rremë mbi vaksinat evropiane dhe amerikane që luftojne COVID-19 në ato vende ku Moska dëshiron të shesë vaksinën e saj.

“Zhvilluesit e vaksinave perëndimore po tallen hapur prej medias shumëgjuhëshe të kontrolluar nga shteti rus, gjë që ka çuar në disa raste në pretendime absurde se vaksinat do t’i kthejnë njerëzit në majmunë”, shkruante Josep Borrell në një postim në blog.

Moska vazhdimisht i ka mohuar këto akuza dhe pretendon se Sputnik V është në shënjestër të një fushate dezinformimi të mbështetur nga të huajt.

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për marketingun e vaksinës jashtë vendit, nuk iu përgjigj kërkesës për koment mbi deklaratën e zotit Borrell. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu nuk ka pranuar deri tani të komentojë. Roskomnadzor, mbikëqyrësi i medias ruse, nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Kur prodhuesi i ilaçeve AstraZeneca, i cili po punon me Universitetin e Oksfordit për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19-s, ndaloi testet klinike në shtator për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme që u vu re tek një vullnetar, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Sputnik V ishte më i besueshëm, ndërsa vaksina kandidate britanike ishte një “vaksinë për majmunë”, siç tha ai.

Javën e kaluar Rusia dërgoi grupin e saj të parë të vaksinave kundër koronavirusit në Argjentinë si pjesë e një marrëveshjeje prej 10 milionë dozash. Ajo ka nënshkruar marrëveshje edhe me një numër vendesh të tjera të Amerikës Latine dhe Azisë. Të dyja dozat e vaksinës ruse kushtojnë më pak se 20 dollarë për person./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025
AKTUALITET

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025
BOTA

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025
Para

Lajm i trishtë/ Koronavirusi i merr jetën një tjetër mësuesi! Emri (Foto)

TË GJITHA

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com