• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia i jep ultimatum Navalny: Kthehu menjëherë ose përballu me burg

22:36 : 28/12/2020
në BOTA

Shërbimi rus i burgjeve i dha një ultimatum të minutës së fundit kritikut të Kremlinit Alexei Navalny të hënën: Kthehu menjëherë nga Gjermania dhe paraqitu në zyrën e Moskës herët të martën në mëngjes, ose do të futesh në burg nëse vjen pas këtij afati.

Navalny, një nga kritikët kryesorë të Presidentit Vladimir Putin, u dërgua në Gjermani për trajtim në gusht pasi u sëmur gjatë një udhëtimi ajror në atë që Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore thonë se ishte një përpjekje për ta vrarë me agjentin nervor Noviçok.

Rusia ka thënë se nuk ka parë asnjë provë që të tregojë se ai ishte helmuar dhe ka mohuar çdo përfshirje në incident.

Shërbimi Federal i Burgjeve (FSIN) akuzoi të hënën Navalnyn për shkeljen e rregullave të një dënimi me kusht që ai po vuan për një shkelje që daton në vitin 2014 dhe për shmangien e mbikëqyrjes së autoritetit të inspektimit penal të Rusisë.

Duke cituar një artikull në revistën mjekësore britanike The Lancet në lidhje me trajtimin e tij, thuhet se Navalny ka dalë nga spitali në Berlin më 20 shtator dhe se të gjitha simptomat e sëmundjes së tij ishin zhdukur në 12 tetor.

Lexo edhe:

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

“I dënuari nuk po përmbush të gjitha detyrimet e vendosura mbi të nga gjykata dhe po i shmanget mbikëqyrjes së Inspektoratit Penal”, thuhet në deklaratë.

Navalny po vuan një dënim me kusht prej tre vjet e gjysmë për një rast vjedhjeje që ai thotë se ishte i motivuar politikisht. Periudha e dënimit skadon më 30 dhjetor.

Shërbimi i burgut tha në një deklaratë të hënën vonë se kishte thirrur Navalny-n për të raportuar pranë autoritetit të inspektimit dhe se dënimi i tij me kusht mund të kthehej në burg të vërtetë nëse shkeljet e tij të dyshuara provoheshin të ishin të vërteta.

Shërbimi i burgut nuk përmendi asnjë afat, por Navalny postoi një foto të një mesazhi dërguar avokatit të tij ku thuhet se ai kishte kohë deri në orën 09:00 të martën për t’u kthyer dhe të paraqitej në një zyrë në Moskë.

Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, tha në Twitter, se ishte e pamundur që Navalny të kthehej në kohë, pasi është akoma duke u mëkëmbur pas helmimit dhe akuzoi shërbimin e burgut se kishte vepruar me urdhra nga Kremlini.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ai të paraqitet nesër në Inspektoratin Penal të Moskës. Por a i intereson vërtet FSN’së të jetë e arsyeshme? Atyre u është dhënë urdhër dhe ata po e zbatojnë,” shkroi ajo.

Kremlini ka thënë se Navalny është i lirë të kthehet në Rusi në çdo kohë si çdo shtetas tjetër rus.

Etiketa: Rusiaultimatum

Lajme të lidhura

RAJONI

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025
BOTA

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

18:19 : 17/09/2025
BOTA

BE propozoi shkëputj të shpejtë nga energjia ruse, Peskov: “Sanksionet nuk na prekin”

14:45 : 17/09/2025
BOTA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025
BOTA

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n

17:08 : 16/09/2025
BOTA

Rusia paralajmëron BE-në: Do të ndjekim çdo shtet që kërkon të marrë asetet tona

15:42 : 15/09/2025
Para

Vaksinimi maratonë i BE-së nis me probleme

TË GJITHA

Po drejtonte autobusin në gjendje të dehur, arrestohet 61-vjeçari në Durrës. U përplas edhe me një makinë

11:45 : 18/09/2025

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

11:41 : 18/09/2025

“PD do të kalojë në veprime”, Berisha: Hapja e kapitujve për Ramën, licencë për asgjësimin e parlamentit

11:40 : 18/09/2025

Kina: Bota është në udhëkryq mes paqes dhe luftës

11:30 : 18/09/2025

Berisha: As 120 “Diella” s’mbulojnë vjedhjet e Pirro Vengut dhe Belinda Ballukut

11:26 : 18/09/2025

PD mbledh grupin parlamentar në selinë blu pas tensioneve në Kuvend

11:07 : 18/09/2025

Programi qeveritar miratohet pa debat! Mbyllet seanca, rregullorja ‘fluturon’ mbi kokën e Ramës

10:55 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com