• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vaksinimi anti-Covid, Berisha “shpërthen” ndaj Ramës: Sulltan Salep, i le shqiptarët në mëshirën e virusit

11:29 : 27/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Ish-Kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzon Kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin direkt për mungesën e vaksinave anti-Covid për qytetarët shqiptarë.

Berisha shkruan se ndërkohë që në hapësirën e BE ka nisur sot vaksinimi kundër Covid-19, Edi Rama, që e cilëson si kryepidemiologun tutkun apo Sulltan Salep Surrelin, akuzoi BE.

“Ky është një mashtrim i paskrupullt.

Serbia ka disa ditë që po bën vaksinimin me të njëjtën vaksinë që po perdoret sot në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Por nuk është vetëm Serbia por edhe një seri vendesh të tjera që nisen vaksinimin po me këtë vaksinë para vendeve të BE.

Kjo për fatin e thjeshtë se ato paguan në kohë tek kompania Biontech-Pfizer paratë për vaksinat që porositën për vendet e tyre.

Lexo edhe:

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ato vende nuk dërguan Kryeministra apo mininistra me aeroplan në dispozicion në New York, turist për shopping për të blerë vaksinën, por dërguan ne fillim të nëntorit çekun me dollarë tek kompania prodhuese për sasinë e vaksinës që donin të bilinin”, shkruan Berisha.

Postimi nga Sali Berisha

Miq, sot në të gjithë hapsirën e Bashkimit Europian filloi vaksinimi kundër Covid – 19.

Për të larë duart pas krimit të lënies pa vaksinë dhe në meshirë të virusit qytetarët shqiptarë njëlloj si në Afrikën Qëndrore, kryepidemiologu tutkun apo Sulltan Salep Surreli fajësoi menjëherë për këtë çeshtje të një rëndesie themelore për jetën e njerëzve Bashkimin Europian për vaksinimin e qytetarëve të vendeve anëtare dhe jo edhe të shqiptarëve, duke krijuar me djallëzi përshtypjen se ata vende kanë marrë të gjithë vaksinën për vete dhe nuk kanë lënë gjë për ne.

Ky është një mashtrim i paskrupullt.

Serbia ka disa ditë që po bën vaksinimin me të njëjtën vaksinë që po perdoret sot në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Por nuk është vetëm Serbia por edhe një seri vendesh të tjera që nisen vaksinimin po me këtë vaksinë para vendeve të BE.

Kjo për fatin e thjeshtë se ato paguan në kohë tek kompania Biontech-Pfizer paratë për vaksinat që porositën për vendet e tyre.

Ato vende nuk dërguan Kryeministra apo mininistra me aeroplan në dispozicion në New York, turist për shopping për të blerë vaksinën, por dërguan ne fillim të nëntorit çekun me dollarë tek kompania prodhuese për sasinë e vaksinës që donin të bilinin.

Partia Demokratike, grupi i eksperteve të saj për menaxhimin e pandemisë së Covid -19 pranë kryetarit të Partisë z.Basha, e kanë ngritur muaj më parë dhe në mënyrë të përsëritur çeshtjen e sigurimit në kohë të vaksinës për qytetarët.

Ata kanë kërkuar nga qeveria që të bënte pagesë-kapar jo tek ndërmjetës por direkt tek kompania prodhuese. Por kjo nuk ndodhi për shkak të korrupsionit pasi nga blerjet direkte tek kompania prodhuese nuk bën dot pazare dhe nuk do mbetej gjë për xhepat e narkozyrtareve që përdoren pandeminë si perde të trashë për të vjedhur prapa saj.

Kështu, sekser kompania që pagoi Edvin Hajduti pasi mori paratë përflitet për falimentim. Kurse Edvin Hajduti që udhëtoi me avion në dispozicion për New York gjasme për vaksinën, zgjodhi kohën e uljeve të krishtlindjeve, mbushi baulet me mallra dhe u kthye pas disa ditësh në Shqipëri me një sukses të madh në shopping dhe mundet me ndonjë termos me vaksina për rrethin e tij por asnjë për vijën e parë të frontit, bluzat e bardha apo të tjerë më në nevojë.

Prandaj të dashur miq, fajin pse sot shqiptarët janë në mëshirë të virusit dhe nuk ka vaksinë për ta nuk e ka BE as dhe kompania prodhuese Biontech-Pfizer por e ka korrupsioni dhe grykësia për të vjedhur në çdo gjë e Edvin Hajdutit dhe hajnave të tjerë rreth tij.

Etiketa: BerishaRamav aksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
Para

Kufiri detar me Greqinë, Vasili: Rama duhet trajtuar si tradhëtar, ti përgjigjet 9 pyetjeve

TË GJITHA

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com