Moderatorja e dashur për publikun, Xhemi Shehu, pas largimit nga ekrani, do të përqendrohet tek bizneset e saj që ka drejtuar: palestra, qendra estetike dhe parukeria te Kodra e Diellit.
“Nuk është periudha më e mirë për bizneset, prandaj jam munduar ta marr me qetësi! Po i kushtoj më tepër kohë dhe vëmendje familjes dhe jam me shpresë e sipër që gjërat do rregullohen vitin që vjen ku mund të impenjohem 100% me të gjitha këto, gjithmonë nëse do jemi mirë. Po, ika nga ekrani si mami e dy djemve dhe për këtë jam shumë e lumtur, sepse nuk është se puna më mbajti peng që të zhvilloja jetën time. Krijova familjen, që mendoj që është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe puna i shërben asaj. Nuk është se kam sakrifikuar gjërat më thelbësore në jetë për hir të punës” – ka treguar Xhemi.
Xhemi ka treguar dhe se si është ajo si nënë, duke thënë me shaka se ajo është xhandari i shtëpisë, ndërsa bashkëshorti është i urti.
“Oooo, unë jam xhandari i shtëpisë, nuk e dua këtë rolin, por mua ma kanë lënë. Visi është shumë i urtë me fëmijët, nuk para u bërtet dhe mirë bën, se në përgjithësi në çift njëri duhet të jetë më i rreptë se tjetri, njëri duhet të hapë rrugë. Unë nuk hap rrugë, nuk e di pse jam kështu.
Bëhem pishman pasi bërtas dhe mundohem që ta korigjoj duke i marrë me të mira. Nuk jam një mama që llastoj fëmijët, dua që të rriten me këmbë në tokë, dua që të rriten me “JO”-në, dua që fëmijët e mi t’i fitojnë gjërat vetë, nuk dua që t’ua jap gati, sepse në jetë asgjë nuk të vjen gati. Duhet të impenjohesh për çdo gjë dhe me këtë frymë dua t’i rris, që nesër pasnesër mos të zhgënjehen, sepse unë dhe Visi s’do jemi gjithmonë pranë tyre. Nuk di të them a jam nënë e mirë apo jo, por po mësoj dhe unë bashkë me ta. Prindërimi është i vështirë dhe nuk është se ka ndonjë formulë ekzakte se si duhet bërë, por eksperienca bën të vetën”.
Sa për ngjashmërinë e madhe që kanë fëmijët me të, ajo thotë: “Bashklëshorti nuk mërzitet që fëmijët kanë hijen time, të paktën i vogli është ‘copy-paste’ si unë, kurse Martini i madhi, jo, ka tiparet e Visit. Vetëm ka hijen time, ka ngjyrat e mia, është bardhosh dhe prandaj njerëzit ngatërrohen dhe mendojnë se më ngjan mua. Por as unë nuk mërzitem që ai i ngjan Visit, se fundja me të e bëra (qesh)”.
Ndërsa pyetjes nëse do ta rimendojë rikthimin, ajo e thotë me bindje: “Jo, jo, e thashë, e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin”