• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u coptua Baza Detare e Shëngjinit nga ushtarakët për të favorizuar privatët

12:21 : 23/12/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE

Nga Artur Meçollari

Përpara disa javësh denoncova një ndërtim të dyshimtë brenda Bazës Detare të Shëngjinit. Një firmë private sapo kishte filluar të ndërtonte një objekt brenda territorit të saj.

Firma pretendon se ka hipotekë dhe leje ndërtimi, fakt i cili është i vërtetë. Sot, objekti ka arritur në katin e parë edhe pse baza ruhet me roje të armatosur. Askush nuk shqetësohet për të ndaluar këto veprime, heshtin. Po pse mosveprim?

Kjo histori ka një mbrapavijë të herëshme, qysh nga viti 2016, jo vetëm për Bazën Detare të Shëngjit, por për të gjitha bazat e Forcës Detare. Ata që sot drejtojnë Forcën Detare janë pikërisht ata që në vitin 2016 e nxorrën gjysmën sipërfaqes së Bazës së Shëngjinit nga Plani i Përhapjes dhe 70% të pronave të katër bazave të Forcës Detare.

Në vitin 2014, Presidenti i Republikës ka miratuar listën e pronave në Planin e Përhapjes dhe Vendosjes së Forcës Detare, në të cilën prona nr. 974 “Baza ndihmuese Shengjin, Lezhe” figuronte me me sipërfaqe 65.871 m2. Miratimi i listës nga Presidenti i Republikës bëhet jo nga pikëpamja formale, por miraton kapacitetet infrastrukturore operacionale. Lista ka të miratuar nr. pronës, emërtimin e saj, si dhe një koordinate gjeografike. Por lista nuk ka sipërfaqen e pronës, pasi askujt nuk i ka shkuar në mend deri në vitin 2016 të ndryshoj sipërfaqen e pronave, pra nevojat operacionale, pa iu drejtuar më parë Presidentit të Republikës.

Lexo edhe:

Irani e vuri në shënjestër, ja çfarë përmbante baza ushtarake amerikane në Katar

PD çon në SHBA pretendimet për krimet zgjedhore: Të krijohet qeveri teknike! (Dokumenti)

Në datën 26 janar 2016, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA general brigade Jeronim Bazo, nxjer një urdhër për rishikimin e pronave të Forcës Detare dhe për këtë qëllim nge një komision, ku kryetar i tij ishte ish-Drejtori i Operaciponeve dhe Stërvitjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA, kolonel Ilir Xhepexhia, aktualisht general brigade dhe Komandant i Forcës Detare, anëtar Kapiten i Rangut të Parë Ferdinand Kreshpani, aktualisht zëvendëskomandant i Forcës Detare, si dhe oficerë të tjerë nga Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcës Detare.

Në përfundim të punës së tij grupi i punës ngritur me urdhër të ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nr.78, datë 21.01.2016, ka propozuar ndarjen e pronës nr.974 “Baza Ndihmuese”, Shëngjin me sipërfaqe 65.871 m2 në 3 (tre) prona, nga te cilat njëra propozohet si një sipërfaqe e lire me sipërfaqe të përgjithshme 38.631 m2. Më pas ky raport i grupit të punës u miratua nga ish-komandanti i Forcës Detare, iu kalua Shtabit të Përgjithshëm dhe tre pronat e ndara u miratuan edhe me VKM nr.220, datë 21.03.2017.

Nxjerrja e një prone nga Plani i Përhapjes nënkupton që ajo nuk është më e nevojshme për qëllime operaconale ushtarake dhe është e lire për përdorim shtetëror ose privat. Pra humbet statusin e “interest publik”. Nëse prona është në Planin e Përhapjes, pronarit i njihet e drejta, por kompesohet. Nga pikëpamja operacionale dëmi është edhe më i madhë, pasi bëhet fjalë për akuariumin ku dikur qëndronin katrat silurues, sot i vetmi vend bregëzimi i mundshëm dhe i sigurtë për anijet e Forcës Detare.

Pasi prona u nda dhe doli nga Plani i Përhapjes ka patur edhe kërkesa për të marrë akuariumin me qera për port jahtesh. I gjithë ky veprim është bërë nëpërmjet një truku ligjorë duke shkelur dekretin e Presidentit. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me bazën e Shëngjinit, por edhe Kepin e Palit, Pashalimanin dhe Palermon. Për këtë arsye në nëntor 2019 kam kërkuar zyrtarisht Shtabit të Përgjithshëm futjen në Planin e Përhapjes së të gjitha pronave të FD të dala në vitin 2016. Ende nuk janë futur.

Etiketa: bazadokumentetshengjini

Lajme të lidhura

BOTA

Irani e vuri në shënjestër, ja çfarë përmbante baza ushtarake amerikane në Katar

19:31 : 23/06/2025
AKTUALITET

PD çon në SHBA pretendimet për krimet zgjedhore: Të krijohet qeveri teknike! (Dokumenti)

11:36 : 21/05/2025
BOTA

FOTO/ Rusia kthen në jetë bazën e nëndetëseve në Krime? Ç’po ndodh në qendrën sekrete sovjetike

21:25 : 02/03/2025
AKTUALITET

Meta publikon dokumentet: Rama, Agaçi e Veliaj, 3 përgjegjësit e mega-aferës së inceneratorëve

18:06 : 07/01/2025
AKTUALITET

“Marrëveshje ilegale”/ Aktivistët protestojnë tek porti i Shëngjinit kundër paktit Rama-Meloni

13:38 : 01/12/2024
AKTUALITET

Zjarri në Shëngjin dogji 30 hektarë me pyje, ekspertët: Flakët shkatërruan bimësi të rrallë

18:07 : 26/08/2024
Para

Kush i fiton zgjedhjet në Kosovë? Rezultatet e sondazhit

TË GJITHA

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

22:56 : 22/07/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Korrik 2025

22:55 : 22/07/2025

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

22:48 : 22/07/2025

Eliminuan Egnatian, Breidablik shpartallohet 7-1 nga Lech Poznan

22:45 : 22/07/2025

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com