• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prodhimi i pullës/ Laert Duraj i “Posta Shqiptare” i jep “monopolin” kompanisë “Adel Co”

10:31 : 21/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një seri vendimesh dhe ankimesh, e dorëzuar sërish tenderin për pullat e “Posta Shqiptare” në duart e kompanisë “Adel Co”, e cila duket se ka siguruar “monopolin” për ofrimin e këtij shërbimi në institucionin e drejtuar nga eksponenti i Partisë Socialiste, Laert Duraj.

Në 18 Dhjetor 2020, Posta Shqiptare ka shpallur fituesin e tenderin për “prodhimin e emisionit të pullës 2020”, me fond limit 8.3 milionë lekë të reja pa TVSH, pas një procedure që vijoi prej më shumë se 6 muajsh.

Tenderi u fitua nga “Adel Co”, me ofertë 7.8 milionë lekë. “Boldnews.al” konsultoi të dhëna zyrtare dhe publike, nga ku rezultoi se kjo kompani ka fituar një tender të ngjashëm në 4 nga procedurat e zhvilluara në 5 vitet e fundit.

Lexo edhe:

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

Tenderi, ankime e fitues
Sipas të dhënave zyrtare, “Posta Shqiptare” e Laert Duraj e ka hapur tenderin për “prodhimin e pullës për vitin 2020” në 30 Korrik të këtij viti.

Në konkurim morën pjesë 3 operatorë, një prej të cilëve “Adel Co”. Fillimisht, dy operatorët e tjerë ankimuan kriteret e vendosura për tenderin, duke aluduar për fitues të paracaktuar.

Pretendimet e tyre nuk u morën në konsideratë nga Laert Duraj dhe ata iu drejtuan Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Në Tetor 2020, Komisioni i Prokurimit Publik u dha të drejtë ankimuesve dhe kërkoi nga “Posta Shqiptare” që të modifikonte kriteret e tenderit.

Procedura u rishpall sërish dhe, në përfundim, fitues doli “Adel Co”. dy konkurentët e tjerë e ankimuan sërish vendimin e “Posta Shqiptare” pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Pasi e mori në shqyrtim rastin, KPP vendosi që institucioni i Laert Duraj të vijonte procedurën e nisur më herët, e cila u konkludua me shpalljen fitues të “Adel Co”.

“Monopoli”?
Kompania “Adel Co” nuk është aspak e panjohur për zyrtarët e “Posta Shqiptare”. Madje, kjo shoqëri private duket se ka fituar të drejtën e “monopolit” për prodhimin e pullave.

Në vitin 2014, “Adel Co” është shpallur fituese e tenderit për “Prodhimi i Emisionëve të Pullës për vitin 2014”, me fond limit 14.409.300 lekë (pa TVSH).

Dy vjet më pas, e njëjta kompani fitoi tenderin “Prodhim i emisioneve të pulles postare, viti 2016”, me fond limit 14.104.250.

Edhe më tej, në 2017, “Adel Co” fiton të njëjtin tender, kësaj radhe me fond limit 15.974.500 lekë pa TVSH.

“Suksesi” i kompanisë “Adel Co”, vijon edhe në tenderin për prodhimin e pullës për vitin 2018, me fond limit 9.5 milionë lekë të reja.

Në vitin 2019, “Adel Co” bën “pushim”, pasi tenderi për pullën e atij viti fitohet nga një kompani tjetër.

Por shkëputja zgjati vetëm një vit-kompania private rikthehet sërish fituese për vitin 2020, pas një procedure që zgjati plot 6 muaj.

Etiketa: Durajpostatenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

Mos e klikoni linkun! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim

11:02 : 17/09/2025
AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

12:52 : 28/07/2025
AKTUALITET

Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së

10:34 : 28/07/2025
Para

Kejvina Kthella filmohet në gjendje të dehur, modelja nuk kontrollon dot veten (Video)

TË GJITHA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com