• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtarja e Apelit, Valbona Vata, përballet me Vetting, ja si ka ndryshuar pasuria

15:49 : 21/12/2020
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata do të përballet të martën më 22 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që do të kryejë procesin e rivlerësimit përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Valbona Vata ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe është emëruar fillimisht në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2003, Vata e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Rrethit Shkodër, ndërsa në vitin 2007 është emëruar kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Vata punon si gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës prej vitit 2012. Paralelisht me funksionin si gjyqtare, ajo është angazhuar në mësimdhënie në institucione private si dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Valbona Vata nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Lexo edhe:

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Valbona Vata deklaronte vetëm pjesën takuese prej ¼ në apartamentin e prindërve, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 11.7 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare ndahet në 8.3 milionë lekë pasuri të patundshme, kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh, automjete me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe likujditete bankare prej rreth 572 mijë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 19 milionë lekë, nga të cilat 92% burojnë nga paga e gjyqtares Vata, rreth 6% nga mësimdhënia dhe vetëm 0.5% nga aktiviteti privat i bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2017, bashkëshorti i subjektit deklaron për herë të parë pasurinë e tij, duke përmendur si burim aktivitetin privat ndër vite. Megjithatë, në deklaratë mungon lloji i aktivitetit dhe fitimet neto të realizuara ndër vite. Për këtë arsye, kontrolli aritmetik/logjik për vitin 2017 rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar pasurinë e bashkëshortit në vlerën e 4.1 milionë lekëve.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017  /BIRN/

Etiketa: pasuriavalbona vatavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

08:20 : 27/06/2025
AKTUALITET

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

17:09 : 25/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar për prostitucion në Belgjikë, i konfiskohet hoteli në Cërrik

12:06 : 24/06/2025
AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

20:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

10:12 : 20/06/2025
Para

Varianti i ri i Covid-19, mjeku shqiptar në Londër: Nuk ka lidhje me vaksinat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com