Një agjent rus, detyra e të cilit ishte që të ndiqte liderin e opozitës Alexey Navalny ka rrëfyer se si u krye helmimi i këtij të fundit në gusht, me agjentin nervor vdekjeprurës Novichok.
Sipas dëshmisë së Konstantin Kudryavtsev, agjenti nervor u vendos tek të mbathurat e Navalny-t. Ky agjent ka qenë pjesë e një ekipi të specializuar në përdorimin e toksinave, në shërbimin e sigurisë ruse FSB .
Kudryavtsev gjithashtu foli edhe për persona të tjerë të përfshirë në helmimin që u bë në qytetin siberian të Tomsk, dhe mënyrën se si ai u dërgua për të pastruar skenën.
Navalny ka qenë prej kohësh një “ferrë” në fytyrën e Presidentit Vladimir Putin, duke ekspozuar korrupsionin në poste të larta dhe duke bërë fushatë kundër partisë në pushtet Rusia e Bashkuar.
Putin, në thelb e konfirmoi javën e kaluar se agjentët e FSB-së e ndoqën Navalny-n por shtoi se nëse Rusia do ta donte të vdekur, “me shumë mundësi Navalny nuk do të ishte gjallë tashmë.”
Sipas investigimit të kryer nga CNN, një ekip prej 10 agjentësh të FSB të specializuar në toksina, e ndoqën Navalny-n për më shumë se 3 vite.