• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të rinjtë shqiptarë, debatues të nivelit europian

19:10 : 16/12/2020
në AKTUALITET

Ndryshimi vjen nga rinia. Është gjëja, që ajo historikisht ka treguar, se di të bëjë më mirë. Kjo u tregua edhe njëherë në debatin rinor final, që u zhvillua në kryeqytet, mes shkollave të mesme të 4 qarqeve të vendit.

Me një diferencë të vogël pikësh, në vendin e parë u rendit shkolla “28 Nëntori” nga Shkodra, e dyta “Petro Nini Luarasi” nga Tirana, e treta shkolla “Raqi Qirinxhi” nga Korça dhe e katërta shkolla “Halim Xhelo” nga Vlora.

Organizimi është pjesë e projektit «BE-ja për Shqipërinë« (EU4AL), implementuar në Shqipëri nga Qendra për Komunikim, CSR.

Një juri prej 4 ekspertësh, nga fushat: arsim, diplomaci, media dhe shoqëri civile, u bazuan në 4 kritere kryesore, për vlerësimin e konkurentëve: Aftësia argumentuese, Mendimi kritik, e folura në publik dhe Etika në komunikim.

Por, për të mbërritur në finale, u krye një rrugëtim i gjatë disamujor. Nisi me garën mes vetë shkollave të mesme, në 4 qarqe të vendit, Korçë, Vlorë, Tiranë dhe Shkodër. Fituesit e qarqeve u përballën në Tiranë, në finalen e zhvilluar në një datë simbolike, 8 dhjetor 2020, Dita Kombëtare e Rinisë.

Lexo edhe:

Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë tek të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë

13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

Debati u bazua në modelin e filozofit austro-britanik, Karl Popper. Secila skuadër kishte 3 folës, që argumentonin, evidentonin, kundërpërgjigjeshin, shtjellonin 1 temë të caktuar, që lidhej me Bashkimin Europian. Në fakt, të gjithë ishin fitues në këtë aktivitet, që organizohej në kushte pandemie, për shkak të Covid 19-tës.

Por megjithë kufizimet, qëllimi u arrit. Të gjithë mësuan. Të rinjtë mësuan si të argumentojnë, si të mbrojnë me fakte një qëndrim, si t’i drejtohen publikut, si të jenë me etikë, si të flasim me radhë e të respektojnë kundërshtarin.

Mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe juria mësuan gjithashtu, se rinia shqiptare është po aq e denjë, sa ajo europiane. E ndërsa i ndiqje pjesëmarrësit nga debati në debat, kuptoje, se sa të pjekur, të artikuluar, sa të thellë, sa seriozë, sa racionalë, dinjitozë dhe me vlera qytetare, janë të rinjtë shqiptarë.

Duke parë cilësinë e prezantimit, juria vazhdimisht pyeste, nëse pjesëmarrësit kishin marrë më parë mësime apo ishin trajnuar, për debatin publik. Madje këtë nivel performance, anëtarët me përvojë të panelit vlerësues, theksuan se e kishin parë në debate studentore, në Hollandë, Britani, Francë e Gjermani.

Kishim të gjithë nevojë për një organizim të tillë, thanë pjesëmarrësit, në përfundim të ngjarjes. Do të ishte shumë mirë, që ky aktivitet, të shtrihej në gjithë qarqet, pasi gjithsecili ka nevojë të testojë veten, të përfitojë një përvojë të vyer si kjo, dhe të dijë, se si renditet krahas të tjerëve.

Juria nënvizoi, se ashtu siç për Europën, rëndësi ka rruga, që përshkon një vend drejt anëtarësimit, edhe në këtë konkurs, rëndësi kishin gjithë përgatitjet, kërkimet, konsultimet, pra rruga, që ndoqën gjithë pjesëmarrësit, për të ardhur deri në finale.

Gjithsej në debatin rinor u përfshinë 20 shkolla, 4 nga Shkodra, 4 nga Korça, 4 nga Vlora dhe 8 nga Tirana, si qarku më i madh i vendit. Në fund, rreth 100 nxënës dhe shkollat pjesëmarrëse, u pajisën me nga një certifikatë, që dëshmon pjesëmarrjen në debatin e parë të këtyre përmasave, në Shqipëri.

Etiketa: debatues të nivelit europiante rinjte shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë tek të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë

08:24 : 23/08/2025
AKTUALITET

13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

08:07 : 31/07/2023
AKTUALITET

Të rinjtë shqiptarë “alergji” nga martesa?

12:29 : 17/06/2023
AKTUALITET

Sondazhi: Të rinjtë shqiptarë të papërgjegjshëm, 20-vjeçarët janë dembelë

21:34 : 27/01/2023
AKTUALITET

Pse po ikin? Të rinjtë shqiptarë me të ardhurat e disponueshme më të ulëta në Europë

08:36 : 16/01/2023
AKTUALITET

Të rinjtë shqiptarë preferojnë të punojnë në kompani ndërkombëtare; 86.3% janë gati të ikin jashtë për punë

08:20 : 28/10/2021
Para

Lajçak drejt mandatit të dytë si emisar i BE’së për dialogun

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

22:59 : 07/09/2025

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com