• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria e Tiranës: Nuk ka pasur dhunë, akuza ndaj autorit do të ndryshojë

15:49 : 15/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, ngjarje e ndodhur më 8 dhjetor.

Prokuroria në deklaratën e saj zyrtare, thotë se ka zbardhur ngjarjen, ndërsa mohon që të ketë pasur përleshje mes autorit të krimit dhe viktimës, para ngjarjes, apo dhunim të tij, pasi është qëlluar me armë zjarri. Madje Prokuroria ka njoftuar se do të ndryshojë edhe akuzën e ngritur fillimisht ndaj autorit të krimit, “vrasje në kapërcim të mbrojtës së nevojshme”. Prokuroria nuk jep sqarime lidhur me akuzën e re që do të ngrejë ndaj autorit, ndërsa akuza e deritanishme ka sjellë reagime të shumta nga opinioni publik dhe është konsideruar si një tentativë për të lehtësuar punonjësin e policisë.

“Kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, ku deri në këtë njoftim, shprehemi të bindur se veprimet hetimore në lidhje me këto rrethana janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer.

Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me arme zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhune”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Deklarata e Prokurorisë

Lexo edhe:

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

Duke marrë shkak nga vëmendja e opinionit publik, me qëllim informimin sa më të plotë, në lidhje me ecurinë e hetimeve që ka të bëjë me ngjarjen e datës 08.12.2020, që lidhet me vrasjen e shtetasit Klodian Rasha nga punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj, si dhe duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedurës Penale në lidhje me sjelljen e subjekteve proceduriale penale në raport me kryerjen e një vepre penale, Ju informojmë sa më poshte:

Që nga momenti i parë, veprimet hetimore janë kryer në kontrollin e Prokurorisë, sipas normave procedurale. Është krijuar grupi hetimor, i përbërë nga shërbimet e policisë gjyqësore të strukturave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Drejtoria, Tirane, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles se Pare, Tiranë, të cilët menjeherë pas njoftimit për ngjarjen e sipërcituar kanë qënë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, në vendin e ngjarjes si dhe në ditët në vijim kanë realizuar veprimet e para hetimore të domosdoshme dhe të nevojshme, që kanë të bëjnë me kqyrjen e vendit të ngjarjes, kqyrjen e kufomës, pyetje të shtetasve të ndryshëm, marrjen dhe ekzaminimin e pamjeve filmike, si dhe veprime qe kanë të bëjnë me identifikimin e mekanizimit te ngjarjes dhe të veprimeve të kryera nga subjektet proceduriale, autori i vepres penale, viktima si dhe subjekte te tjera.

Pas ngjarjes së ndodhur, dhe deri tani, janë realizuar një sërë veprimesh hetimore, shteruese, ezauruese, efikase, te pandikuara dhe pa pjesemarrjen në kryerjen e këtyre veprimeve, të shërbimeve të strukturave të Policisë së Shtetit, me qëllimin e vetem, identifikimin sa më të plotë, shkencor dhe teknik të mekanizimit të ngjarjes si dhe të identifikimit të pergjegjësise penale të autorit të ngjarjes.

Kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, ku deri në këtë njoftim, shprehemi të bindur se veprimet hetimore në lidhje me këto rrethana janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer. Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me arme zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhune.

Grupi hetimor, krahas hetimit në lidhje me identifikimin e mekanizimit të ngjarjes si dhe të përgjegjësise ligjore te autorit të ngjarjes, ka kryer dhe është në vijim të kryerjes të veprimeve hetimore qe kane per objekt identifikimin e autorësisë të armës te zjarrit të gjetur në Rrugen ‘At Zef Valentini’, si dhe mekanizimit te rrethanave te gjetjes së saj. Jemi në rang të kryerjes së veprimeve të plota hetimore, dhe garantojmë opinionin publik për pavarësinë e tyre, në respektim të plotë të normave procedurale në fuqi.

Shprehim gadishmërinë tonë në përmbushjen e detyrave kushtetuese, duke i kërkuar opinionit publik, medias vizive dhe asaj të shkruar, dhe vëçanërisht familjarëve të të ndjerit Klodian Rasha, besim të plotë në një hetim objektiv dhe të shpejtë, me qëllim vënien në përgjegjësinë e duhur penale të autorit dhë dënimin e tij sipas ligjit.

Etiketa: prokuroiriaRashavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Qeni po luante me kafkën”/ Mesazhet në SKY për vrasjen e Klevis Lleshit: Iku dhe një, djali i Xhavitit

20:29 : 21/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025
Para

Benet Beci, 100 mijë euro për imazhin dhe eventet e KESH-it

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com