• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ujësjellësi i “Lalit”, shkelje në tenderin e fryrë 100 mln lekë për “letra ngjitëse”

10:28 : 13/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë (UKT), nën varësinë e Erion Veliaj, ka kryer shkelje në tenderin 100 milionë lekë (të vjetra) për brandimin e pikave të saj nëpër qytet.

Komisioni i Prokurorimit Publik (KPP) ka konstatuar së fundmi se UKT ka vepruar në kundërshtim me ligjin, kur ka shpallur fitues kompaninë “Univers Reklama”, duke e detyruar strukturën në varësi të kryebashkiakut Veliaj që të ndryshojë rezultatin në favor të “Albdesign psp”.

Objekti i tenderit ishte shpenzimi i shumës së fryrë për të siguruar letra adezivë (ngjitëse) dhe gërma në format 3-dimensional për të identifikuar disa prej njësive të saj, të shpërndarë në kryeqytet.

Tenderi me objekt “Brandim i 6 pikave të reja të UKT sh.a” është hapur në 25 Gusht 2020 dhe kishte fond limit 10.6 milionë lekë të reja pa TVSH (rreth 100 mijë euro bashkë me TVSH), një shumë e konsideruar shumë e lartë në kohën kur financiat publike vendase janë në pikën më të vështirë, për shkak të pandemisë Covid-19.

Lexo edhe:

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

Skandali me Ujësjellësin në Tiranë, qytetari pret 20 vjet që t’i hiqet debia

Në tenderin e hapur morën pjesë vetëm dy kompani, “Univers Reklama” dhe “Albdesign PSP”. Në 24 Shtator 2020, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë mbyll procedurën dhe shpall fitues “Univers-Reklama”.

Pas këtij rezultati, operatori tjetër ekonomik, “Albdesign” ankimon vendimin pranë autoriteti kontraktor.

Sipas ankimuesit, kompania fituese nuk plotësonte disa prej kritereve të kërkuara në dokumentat e tenderit, përfshirë çertifikatat për cilësinë e bojërave që do të përdoren për realizimin e objektit të tenderit, mungesën e raportit të auditimit për bilancet tregtare, si edhe disa elementë të tjerë.

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, pasi mori në shqyrtim ankimin, e refuzoi atë, duke mos konstatuar si të saktë asnjë prej problematikave të ngritura nga operatori i renditur i dyti.

“Albdesign PSP” nuk tërhiqet dhe i drejtohet Komisionit të Prokurimit Publik.

Ky i fundit, duke analizuar detajet e ankesës, konstatoi se Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka gabuar në zhvillimin e procedurës.

Në përfundim, KPP ka vendosur të pranojë ankesën e operatorit të renditur i dyti, si edhe vendosi të detyrojë Ujësjellësin për të skualifikuar kompaninë që e kishin renditur të parin.

Fondi “gjigand” për letra adesive
Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik zbuloi edhe një tjetër aspekt, i dyshimtë për abuziv, në tenderin e zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës. Dhe kjo ka lidhje me fondin 100 milionë lekë të vjetra.

Operatori “Albdesign PSP”, i cili ankimoi vendimin e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, konstatoi se oferta e paraqitur nga konkurenti tjetër, “Univers Reklama” ishte anomalisht e ulët, krahasuar me fondit limit të vendosur nga autoriteti kontraktor.

Në rast se procedura do të vijonte sipas vendimeve të Ujësjellësit, tenderi do të fitohej nga “Univers…”, i cili do të realizonte objektin e tenderit me kosto shumë më të ulët se sa ajo që kishte parashikuar ndërmarrja publike.

Këtu është momenti për të ngritur një pikëpyetje të rëndësishme se, për çfarë arsyesh, Ujësjellës-Kanalizime ka parashikuar një fond mbi 100 milionë lekë (të vjetra), kur “brandimi i 6 pikave të UKT” mund të kryhej për një fond shumë herë më të vogël.

Për këtë pikë, Komisioni i Prokurimit Publik nuk ka dhënë qëndrimin e tij, pasi disa argumenta të tjerë kanë mjaftuar për të shfuqizuar vendimin e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe ndryshimin e rezultatit të tenderit.

Megjithatë, pikëpyetja mbi qëllimet e fondit “gjigand” për letra adezive (ngjitëse) mbeten.

Etiketa: lali eritenderiujësjellës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
AKTUALITET

Skandali me Ujësjellësin në Tiranë, qytetari pret 20 vjet që t’i hiqet debia

21:37 : 18/05/2026
AKTUALITET

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin 500

21:59 : 11/05/2026
AKTUALITET

219 mln lekë për ujësjellësin në Gurin e Bardhë, pa mbushur 2 vite amortizohet. Inxhinieri-gazetares: Na bezdise, a s’ke punë tjetër?

21:00 : 29/04/2026
AKTUALITET

Dëmtohet rruga dhe ujësjellësi, si firma “Trade Minerals Al” po shkatërron infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

21:58 : 24/04/2026
AKTUALITET

Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore

08:26 : 19/04/2026
Para

Vajza 8-vjeçare e Beyonce nominohet për çmimet 'Grammy Awards 2021'

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom