• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoqërimi i të miturve nga policia, Avokati i Popullit publikon të dhënat/ Ka denoncime për dhunë

15:01 : 13/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Institicioni i Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit në lidhje me protestat e dy ditëve të fundit.

Avokati i Popullit bën me dije se nga protesta e datës 12.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 49 persona, nga të cilët 24 të mitur.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 12.12.2020 janë shoqëruar 6 persona, nga të cilët 1 prej tyre ishte i mitur. Në veprimet procedural të kryera me shtetasin e mitur, rezultoi se nuk janë respektuar parashikimet dhe standardet e legjislacionit ludhur me praninë e përfaqësuesit ligjor e psikologut, si edhe vendit të marrjes në pyetje

Ndërkohë me datë 11 nga 133 person atë shoqëruar një ditë më parë në komisarit 36 persona kanë qenë të mitur të cilët janë lënë të lirë pas verifikimit.

Avokati i Popullit thekson se një pjesë e të shoqëruarve për shkak të mungesës së ambjenteve janë transferuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin nr.2, u deklarua se ishin transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, për shkak të mungesës së kapaciteteve në Tiranë.

Lexo edhe:

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

Reagimi i plotë:

Avokati i Popullit ka vijuar punën në terren duke monitoruar nga afër protestat e dy diteve të funduit, si edhe situatën pas përfundimit të protestave, duke kryer inspektime dhe vizita në komisariatet e kryeqytetit.

Nga të dhënat paraprake të inspektimit, si dhe të intervistave dhe ankesave të mbledhura nga përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit rezulton situata në vijim:

Më datë 11.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 133 persona, nga të cilët 36 të mitur. Të miturit janë lënë të lirë pas verifikimit të tyre.

– Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 11.12.20 janë shoqëruar 26 persona, nga të cilët 7 të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 7 persona, por asnjeri prej tyre nuk ishte i mitur. Në total në momentin e kryerjes së inspektimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë gjendeshin 33 persona të arrestuar, një numër ky i lartë krahasimisht me kapacitetet përkatëse, veçanërisht në kushtet e nevojës për të garantuar distancimin për shkak të emergjencës shëndetësore.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.1, në datën 11.12.2020, janë shoqëruar 27 persona, ndër të cilët nuk ka pasur persona të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 7 persona.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.3, në datën 11.12.2020, janë shoqëruar 22 persona, nga të cilët 5 të mitur të cilët ishin lënë të lirë më pas. Në gjendje arresti kishin kaluar 3 persona.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.2, në datën 11.12.2020 janë shoqëruar 54 persona, nga të cilët 24 të mitur të cilët ishin lënë të lirë më pas. Në gjendje arresti kishin kaluar 8 persona, 7 prej të cilëve gjendeshin në ambientet e Komisariatit nr.2.

Shumë nga të arrestuarit e një dite më parë që gjendeshin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin nr.2, u deklarua se ishin transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, për shkak të mungesës së kapaciteteve në Tiranë.

– Në komisariatin e Policisë Nr.6, në datën 11.12.2020 janë shoqëruar 4 persona, ndër të cilët nuk ka pasur persona të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 3 persona dhe ishin transferuar në Komisariatin e Policisë nr.3, ndërsa 1 person ishte lënë i lirë. Në momentin e kryerjes së verifikimeve nuk gjendej asnjë person i shoqëruar në këto ambiente.

Ndër personat e arrestuar, dy prej tyre kanë pretenduar se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme; disa të tjerë se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë.

Nga personat e intervistuar pati pretendime për veprime të dhunshme nga ana e policisë, si edhe ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë. Dy prej tyre kanë pretenduar se ndaj tyre është ushtruar dhunë (janë qëlluar me shpulla dhe grushta) në furgonin e policisë nga një punonjës i veshur civil dhe njërit prej tyre një punonjës i veshur civil i ka marrë dhe thyer celularin me të cilin po filmonte protestën; një person ka pretenduar se dy punonjësit e policisë që e kanë marrë në pyetje e kanë goditur me shuplakë dhe grusht në fytyrë kur ai nuk ka pranuar të nënshkruajë proceverbalin e marrjes në pyetje. Një prej tyre pretendoi se është goditur në kokë nga punonjës të policisë në çastin që është ndaluar, por nuk pati ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë.

Nga protesta e datës 12.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 49 persona, nga të cilët 24 të mitur, si më poshtë.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 12.12.2020 janë shoqeruar 6 persona, nga të cilët 1 prej tyre ishte i mitur. Në veprimet procedural të kryera me shtetasin e mitur, rezultoi se nuk janë respektuar parashikimet dhe standardet e legjislacionit ludhur me praninë e përfaqësuesit ligjor e psikologut, si edhe vendit të marrjes në pyetje. I mituri pohoi për përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit se qenë në proteste si kalimtar dhe më pas ishte shoqeruar nga policia, por nuk ndaj tij nuk ishte ushtruar dhunë.

Në Komisariatin nr.1 ishin shoqëruar gjithsej 7 persona nga të cilët 3 ishin të mitur. Të gjithë personat e shoqëruar ishin lënë të lirë pas kryerjes së procedurave.

Në Komisariatin nr.2 ishin shoqëruar gjithsej 25 persona, nga të cilët 16 ishin të mitur. Të gjithë personat e shoqëruar ishin lënë të lirë pas kryerjes së procedurave.

Në Komisariatin nr.3 ishin shoqëruar gjithsej 8 persona, nga të cilët 4 ishin të mitur. Një prej personve të mitur, ka deklaruar për përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike në momentin e kapjes, nga punonjësit civilë.

Në Komisariatin nr.4 ishin gjithsej 3 të shoqëruar, nga të cilët një i mitur. Nuk kishte shenja apo pretendime për dhunë.

Në Komisariatin nr.5 nuk kishte persona të shoqëruar. Aty gjendej i shoqëruar vetëm një person i transferuar.

Në komisariatin nr. 6 nuk kishte persona të shoqëruar.

Avokati i Popullit mbetet në ndjekje konstante të situatës dhe do të përditësojë qëndrimet e tij edhe në vijim, sikurse që nga dita e parë.

Etiketa: avokati i popullitpoliciashoqerime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

15:22 : 28/06/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
RAJONI

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025
AKTUALITET

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025
AKTUALITET

Po kujdesej për parcelën me kanabis, kapet në flagrancë 45-vjeçari në Lezhë

10:48 : 28/06/2025
AKTUALITET

Kultivuan kanabis në oborr, arrestohen babë e bir në Tepelenë/EMRAT

10:19 : 28/06/2025
Para

Pak më fort të lutem”/ Ana e shtrirë në krevat, Elvisi i bën masazh

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com