• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jemi në mëshirë të Zotit”, Basha takon tregtarët në Vlorë: Nuk premtojmë mrekullira

16:08 : 09/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Vlorë, ku vizitoi tregun e improvizuar të fruta-perimeve. Gjatë takimit ai dëgjoi disa nga tregtarët dhe qytetarët, të cilët shprehën pakënaqësitë dhe vështirësitë e tyre në këtë kohë pandemie.

Tregtarët thanë se janë lënë në mëshirë të fatit nga bashkia dhe qeveria duke mos marrë asnjë masë në këtë treg, megjithë premtimet e shumta, dhe kjo ka bërë që ata që mos punojnë dot dhe të mos sigurojnë dot jetesën e familjes.

“Të lodhur jemi. Tejet të lodhur. Nuk kemi as kushte, asnjë gjë. Jemi në mëshirë të allahut. Bie shiu s’kemi strehë. Fryn era s’kemi strehë. Rrimë në diell gjithë beharin në diell”, – shprehet i revoltuar një prej tregtarëve.

“Gjithë kjo sakrificë, po rrimë për bukën e gojës. Jemi bërë ujë. Kemi ardhur që në orën 4, do vemi ujë në shpi. Asnjë kusht, asnjë gjë. Taksat një për një se vjen polici, na nxjerr nga puna. Gjithë kjo punë dhe jemi në zero në çdo gjë. Malli po na prishet, e hedhim poshtë. Nuk e di sesi do vejë halli ynë”, – thotë një tjetër prej tregtarëve që duhet të shesë në mes të baltës e ujit pa asnjë kusht.

“Ishim tek tregu na hoqën na sollën këtu në mëshirë të Allahut, edhe çadrat që ngritëm erdhi na i mori na i hodhi atje edhe rrimë në mëshirë të Allahut këtu. Puseta këtu unë këtu, uji kalon, këmbët uji kam ardhur që në orën 4. Kushtet janë keshtu. Në ujë në shi, na janë bërë këmbët uji. Kam ardhur që në orën 4, po rrimë këtu, taksat një për një. Kam 30 vjet paguaj taksa. Duam treg”, – thotë një zonjë ndërsa pret mes erës e shiut të shesë ndonjë produkt.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

Qytetarët vlonjatë u shprehen të revoltuar, jo vetëm me gjendjen e tregut, por më shumë me situatën e rëndë ekonomike. “Kot sa të psonisim fëmijët kanë ikur të gjithë. Kemi mbetur zall të gjithë. Çmimet në qiell, kot, kot sa rrimë ne këtu. 18 mijë lekë asistencë marr unë. Urdhëro çfarë do marrë unë me 2 mijë lekë?! 18 mijë lekë dhe vetë i katërti. As nuk marrin diçka tjetër. Gruan e kam të sëmurë, paguaj qira, drita, ujë”, – thotë një qytetar ndërsa blen 2 mijë lek të vjetra disa gjëra për familjen. Kryetari Basha tha se qeveria e ardhshme do bëjë gjithçka që kjo situatë të ndryshojë jo vetëm për tregun e Vlorës, por për Vlorën dhe të gjithë Shqipërinë.

“Kështu nuk shtyhet dot më. U bënë 8 vite me gënjeshtra, me premtime që s’janë mbajtur asnjëherë. Kështu nuk shtyhet më asnjë ditë më shumë. Tani e kemi vetë në dorë, se populli e ka vetë në dorë ta ndryshojë qeverinë, të bëhemi bashkë. Ju në Vlorë ja keni pirë lëngun premtimeve të pambajtura por të jeni të sigurt, po kështu kudo në Shqipëri, nga i pari tek i fundit. Nga deputeti i parë, kryeministri tek kryetari i bashkisë shohin vetëm interesat e tyre prandaj është gjendja kështu. Do bëjmë gjithçka për ta ndryshuar. Dhe ndryshimi është shumë afër. Edhe unë të garantoj që qeveria e re që do të vijë, edhe ajo do ti ketë mandatet e kufizuara. Kush nuk i bën dot punët për 8 vite, nuk ka fytyrë, nuk ka gojë të kërkojë edhe 4 vite të tjera. Mrekullira nuk premtojmë por do punojmë për njerëzit. Do punojmë për njerëzit, do punojmë për ju. Dhe ju do të keni pushtetin për të ndryshuar qeverinë sa herë që nuk punon për ju. Sa herë që mendon për vete”, – tha kreu demokrat.

Etiketa: Bashatregtaretvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon Celibashin dhe Rusmalin, i hap rrugën kandidimit të Gjergji Nikës në Vlorë

13:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Aksident në Vlorë, makina përplas dy këmbësore në vijat e bardha

18:13 : 28/10/2025
Para

"Rrethana të jashtëzakonshme"/ Merkel kërkon ashpërsimin e kufizimeve për Krishtlindje

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com