• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Piruetat e “drejtësisë së re” për të rikthyer në gjyqësor prokurorin e dorëhequr Henrik Ligori (Dokumentat)

20:23 : 08/12/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews.al

Një seri dokumentash zyrtarë, të siguruar në bazë të ligjit për informim, tregojnë se institucionet e drejtësisë po favorizojnë në mënyrë të pakuptimtë ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Henrik Ligori, i dorëhequr në vitin 2018 dhe që aktualisht është avokat dhe pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës.

“Boldnews.al” krahasoi përgjigjet e marra nga Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në të cilat dallohen diferenca të mëdha në informacionet e përcjella.

Për më tepër, mungesa e koherencës mes qëndrimeve institucionale, krijojnë dyshimet se strukturat e drejtësisë po kryejnë manovra për t’i ruajtur juristit Ligori statusin e magjistratit, të cilin, si rregull duhet ta kishte humbur për 15 vjet, pas dorëheqjes si prokuror ndërkohë që kishte hyrë në fuqi dhe kishte nisur zbatimi i ligjit të Vetingut.

Gjithçka nisi nga një njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), të publikuar në 16 Qershor 2020. Në atë njoftim, shkalla e parë e Vetingut publikoi listën e magjistratëve të shortuar për përfshirjen në procesin e rivlerësimit.

Lexo edhe:

No Content Available

Në listë, me numër rendor 89, është vendosur emri i juristit Henrik Ligori, me statusin “prokuror i Krimeve të Rënda”.

Në foto: Njoftimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dt. 16.06.2020

Nga të dhënat e siguruara më herët nga “Boldnews.al” rezultonte se juristi Ligori, në kohën e publikimit të shortit, në Qershor 2020, ishte larguar nga pozicioni i Prokurorit.

Sipas të dhënave publike, Henrik Ligori, prej Shtatorit 2018 ishte regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) si Avokat, ndërkohë që është i emëruar edhe si pjesë e stafit permanent pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës.

Përballë këtyre të dhënave, “Boldnews.al” kërkoi informacion pranë institucioneve të ndryshme, për të kuptuar saktësisht statusin e z. Ligori.

Kërkimi zbuloi të dhëna, të cilat vënë në pikëpyetje seriozitetin e institucioneve të reja të dretësisë.

Dorëheqja
Në 3 Korrik 2018, Henrik Ligori i drejton Prokurores së Përgjithshme (të Përkohshme) të asaj kohe, Arta Marku, kërkesën për dorëheqje nga detyra dhe, rrjedhimisht edhe nga statusi i magjistratit.

Në foto: Kërkesa për dorëheqje e (ish) prokurorit, Henrik Ligori, dt. 03.07.2018

Në shkresën e siguruar nga Prokuroria e Përgjithshme, rezulton se Ligori e ka argumentuar dorëheqjen me faktin se ai është emëruar si pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës.

Vetëm një ditë më pas, në 4 Korrik 2018, Arta Marku pranon kërkesën për dorëheqjen e Henrik Ligorit. Po në të njëjtën ditë, Prokuroria e Përgjithshme njofton zyrtarisht Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për “mbarimin e mandatit të prokurorit” të z. Henrik Ligori.

Në foto: Vendim i ish-Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, dt.04.07.2018, për pranimin e dorëheqjes dhe mbarimin e statusit të magjistratit të Henrik Ligorit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili kishte administruar formularët e pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit të subjekteve, përfshirë edhe ato të prokurorit, që në fund të vitit 2017, duhet të kishte ndjekur procedurën formale, atë të ndërprerjes së Vetingut për tashmë ish-prokurorin Ligori, si edhe ndalimin e aktivizimit të tij në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, siç është parashikimi ligjor dhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

Por, gjërat nuk ndoqën këtë logjikë juridike dhe praktike.

Në foto: Në dt.04.07.2018, Prokuroria e Përgjithshme njofton Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) për dorëheqjen dhe mbarimin e statusit të magjistratit të Henrik Ligorit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë
“Boldnews.al” kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) informacion mbi statusin e juristit Henrik Ligori, nisur nga fakti që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka përfshirë në shortin e Vetingut, në Qershor 2020.

Në përgjigje, Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi për redaksinë se “Pas verifikimit të kryer në Sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nuk rezultojnë të dhëna personale të ish-magjistratit z. Henrik Ligori, pasi është larguar nga detyra para Vendimit nr.1, datë 19.12.2018, “Për Krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Në foto: Përgjigja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për redaksinë e “Boldnews.al”

Megjithatë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, prej disa javësh, nuk i është përgjigjur kërkesës se përse emri i Henrik Ligorit gjendet në listën e shortuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Qershor 2020, ku gjendet shënimi: “Lista e subjekteve të rivlerësimit në këtë short u gjenerua nga listat e ardhura nga … Këshilli i Lartë i Prokurorisë me shkresën nr. 833/1 prot., datë 1.11.2019.”

Në foto: Njoftim i KPK, dt. 16.06.2020, shoqëruar me shënimin se “shorti u gjenerua nga lista e ardhura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë më dt. 01.11.2019

Duke krahasuar përgjigjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP)për “Boldnews.al” dhe informacionin e publikuar zyrtarisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, rezulton një diferencë shumë e madhe.

KLP deklaron për redaksinë se emri i Henrik Ligorit nuk rezultonte në regjistrat e tij, në momentin e krijimit të institucionit, në Dhjetor 2018.

Por, një vit më vonë, në Nëntor 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) listën e përditësuar të subjekteve deklarues, ku përfshihet edhe emri i Henrik Ligorit, me statusin e “Prokuror pranë Krimeve të Rënda”.

Komisioni i Vetingut
“Boldnews.al” kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit se përse emri i i Henrik Ligorit ishte përfshirë në shortin e Vetingut të Qershorit 2020, ndërkohë që ky institucion ishte njoftuar dy vjet më parë se ai kishte dhënë dorëheqjen nga statusi i magjistratit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jep një tjetër version. Sipas shkresës së nënshkruar nga titullarja e këtij institucioni, Pamela Qirko, juristi Henrik Ligori është përfshirë në Veting si “ish-prokuror”, sipas përcaktimeve të nenit 179/b, pika 4, fjalia e dytë e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Pra, për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Henrik Ligori është përfshirë në kontrollin e tre-fishtë, me kërkesë të tij, “pasi, ky subjekt, në kohën kur hyri në fuqi ligji 84/2016, nuk e gjeti atë në detyrë si prokuror e për rrjedhojë kërkoi që të përfshihej në Veting (si ish-prokuror)”.

Në foto: Përgjigja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për redaksinë e “Boldnews.al”

Por, qëndrimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk përkon me faktet zyrtare.

Ish-prokurori Henrik Ligori ka dhënë dorëheqjen në Korrik 2018, e konfirmuar kjo nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në atë kohë, ligji për Vetingun (84/2016) jo vetëm kishte hyrë në fuqi, por trupa e shkallës së parë të Vetingut kishte nisur të merrte vendimet e para për shkarkimin apo konfirmimin në detyrë të zyrtarëve të ndryshëm.

Gjithashtu, disa muaj para se Henrik Ligori të jepte dorëheqjen, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte marrë vendime për ndërprerjen e Vetingut dhe pengimin për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet për zyrtarë të ndryshëm të strukturave të drejtësisë, të cilët dhanë dorëheqjen para se të përballeshin me gjetjet e vetingut.

Madje, para dorëheqjes së ish-prokurorit Henrik Ligori, të dy strukturat e Vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit kishte konsoliduar praktikën për rastet e dorëheqjeve.

Me vendimin nr.1, datë 11 qershor 2018, Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori vendimin për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili shënoi edhe precedentin për rastet e mëvonshme, kur të dorëhequrve u ndalohej rikthimi në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Ky vendim i shkallës së dytë të Vetingut rezulton të jetë marrë rreth 1 muaj para se Henrik Ligori të jepte dorëheqjen nga pozicioni i prokurorit.

Pra, rrjedhimisht, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me marrjen e njoftimit për mbarimin e statusit të magjistratit të Ligorit, për shkak të dorëheqjes, duhet të kishte marrë vendim për ndërprerjen e procesit të Vetingut ndaj tij dhe ndalimin për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

Por, siç rezulton, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit as nuk e ka ndërprerë procesin e Vetingut dhe as nuk ka urdhëruar ndalimin e tij për rikthim në drejtësi për 15 vjet.

Përkundrazi, pa kryer këto funksione, tashmë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konsideron Henrik Ligorin si një “ish-prokuror”, i cili ka shprehur dëshirën për t’u përfshirë në Veting, ndërkohë që e ka shortuar me statusin e “Prokurorit të Krimeve të Rënda”, funksion që e ka mbajtur deri në Korrik 2018.

Etiketa: Henri Ligori

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Skandali/ FSHZH shkatërron monumentin e natyrës “Delta Palasë”, parkim privat për “Green Coast”

TË GJITHA

Përfundon numërimi për kandidatët në Kukës, Isuf Çelaj humbet mandatin me votat brenda vendit

08:53 : 14/05/2025

Tërmet me magnitudë 6.1 shkund Kretën, paralajmërimi për cunam

08:31 : 14/05/2025

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com