• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush janë punonjësit thelbësorë për t’u vaksinuar ndaj koronavirusit

23:57 : 08/12/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Kompanitë dhe grupet industriale po lobojnë për të vendosur punonjësit e tyre në radhët e para të vaksinimit për COVID-in, ndërkohë që po hasin në një mori planesh të shteteve dhe konfuzionin se kush konsiderohet punonjës thelbësor, dhe kush jo.

Vaksinimi ndaj sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri është çelësi për rihapjen e sigurtë të pjesëve të mëdha të ekonomisë dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes në thertoret e mëdha të mishit, në fabrika dhe magazina.

Por, përpara se të fillojnë vaksinimet e para të punonjësve amerikanë, është krijuar konfuzion se kush konsiderohet thelbësor gjatë një pandemie. Me dozat fillestare të vaksinës të kufizuara dhe me mungesën e udhëzimeve federale, ka mbetur në dorën e shteteve amerikane të përcaktojnë se kush do të jetë në radhët e para për ta marrë vaksinën dhe se kush duhet të presë deri vitin tjetër.

Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, planet e shteteve amerikane për shpërndarjen e vaksinës kanë dallime të gjera për sa i përket përkufizimit se kush është thelbësor. Disa shtete përcaktojnë qartazi se cilat janë grupet e punonjësve thelbësorë, ndërsa shtete të tjera nuk e ofrojnë këtë qartësi.

Përgjithësisht, shtetet amerikane kanë kompetenca të gjera për sa i përket politikave dhe shpërndarjes së vaksinave, dhe kanë autoritetin të lëshojnë urdhëra vaksinimi për banorët e tyre.

Lexo edhe:

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

Shumë shtete kanë ndjekur deri më tani udhëzimet federale për të futur në këtë kategori punonjësit e thertoreve dhe industrisë së përpunimit të ushqimeve, por disa shtete po i largohen gradualisht këtij planifikimi, thotë Mark Lauritsen, një ish-punonjës në thertore derrash që tani lobon për 250 mijë punonjësit e industrisë së mishit dhe përpunimit të ushqimeve të sindikatës së Punëtorëve të Bashkuar të Ushqimeve dhe Tregtisë.

“Për shembull, Koloradoja nuk e konsideron me aq prioritet përpunimin e mishit si disa shtete të tjera. Prandaj do të përqëndrohemi tek shtetet si Kolorado, ku mund të na ulin për nga rëndësia”, thotë ai.

“Ne jemi një sindikatë që ka anëtarë në çdo shtet. Kështu që do të flasim me secilin shtet për të argumentuar se në cilin nivel përparësie duhet të jemi.. Të gjithë do të përpiqen të zënë vend prioritar”.

Më shumë se 20 sektorë të mëdhenj të ekonomisë u kanë kërkuar zyrtarëve që t’u japin përparësi punëtorëve të tyre, përfshirë kompani individuale të tilla si kompania Uber Technologies Inc dhe kompania e shpërndarjes së ushqimit DoorDash Inc, si dhe grupet e industrisë që përfaqësojnë shoferët e kamionëve, mësuesit, punëtorët e shitjeve me pakicë dhe sektorë të tjerë të biznesit.

Kompania DoorDash në letrën e saj bën thirrje për qasje me përparësi tek vaksina për punëtorët e saj të shpërndarjes dhe thotë se kompania mund të ndihmojë gjithashtu zyrtarët e shëndetit publik të komunikojnë informacionin për vaksinën përmes platformës së saj.

Të paktën 22 sektorë të ekonomisë, përfshirë kompanitë bujqësore, furnizuesit e materialeve të pastrimit, dentistët, shoferët e autobusëve dhe paketuesit e mishit, gjithashtu i kanë shkruar Komitetit Këshillimor për Praktikat e Imunizimit (ACIP), një panel i pavarur ekspertësh të shëndetësisë që rekomandojnë udhëzimet e shpërndarjes së vaksinave në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

KUSH KONSIDEROHET I DOMOSDOSHËM?

“Shpresojmë që zyrtarët lokalë të shëndetësisë të merren me këtë sa më herët në mënyrë që të ketë ca udhëzime dhe një sens më të mirë dhe efikasitet për fuqinë punëtore thelbësore”, tha Bryan Zumwalt, zv.president ekzekutiv për çështjet publike në Shoqatën e Konsumatorëve të Markave.

Grupi, i cili përfaqëson prodhuesit e produkteve të konsumit përfshirë kompanitë Procter & Gamble Co dhe Coca-Cola Co, u ka dërguar letra zyrtarëve të pothuajse gjithë 50 shteteve amerikane dhe zyrtarëve federalë, duke u kërkuar që gati 1.2 milion punëtorët e tyre të marrin përparësi për t’u vaksinuar.

ACIP deri më sot ka rekomanduar vetëm personelin e kujdesit shëndetësor dhe rezidentët e institucioneve të kujdesit afatgjatë që të marrin vaksinën të parët – një përparësi që nuk kundërshtohet nga asnjë industri apo shtet. Anëtarët e ACIP nuk iu përgjigjën një kërkese për koment ose nuk pranuan të komentojnë në pritje të diskutimeve.

Ndërsa disa shtete kanë thënë se do të presin rekomandimet e mëtejshme të komitetit, të tjerët vazhduan dhe zhvilluan përparësitë e tyre në shpërndarjen e vaksinave, siç tregohet nga një përmbledhje e planeve të shpërndarjes së vaksinave për COVID-19.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka kritikuar mungesën e një plani të koordinuar të Presidentit Donald Trump për shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit, por nuk është e qartë nëse qeveria federale mundet të anashkalojë planet e shpërndarjes të hartuara nga shtetet amerikane.

Në Nju Jork, punëtorët thelbësorë të vijës së parë që ndërveprojnë rregullisht me publikun, të tillë si farmacistët, punëtorët e dyqaneve ushqimore dhe punonjësit e transportit publik, janë planifikuar të marrin vaksinën në një fazë të dytë të shpërndarjes, ndërsa Florida përfshiu të gjithë punëtorët thelbësorë në një listë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS).

Por kjo listë e DHS-së, që përfshin më shumë se 25 sektorë të mëdhenj të ekonomisë, përbën gati 70% të forcës punonjëse në Shtetet e Bashkuara, sipas studiuesve në Byronë Kombëtare të Studimeve Ekonomike.

Plani i Xhorxhias tregon se ky shtet po bashkëpunon me sektorë të ndryshëm ekonomikë, përfshirë pularitë, linjat e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes.

Në Karolinën e Veriut, e cila ka një nga planet më të hollësishme të shpërndarjes, me gati 150 faqe, punëtorët në paketimin e mishit, prodhimet e detit, shpendët dhe përpunimin e ushqimit, transportit dhe shitjes me pakicë do të përfshiheshin në një fazë të hershme për sa kohë që kishin të paktën dy sëmundje kronike që i vendosin në kategorinë e rrezikshmërisë së lartë.

Nga ana tjetër, plani i shpërndarjes së Pensilvanisë ka vetëm tre faqe, duke deklaruar thjesht se ata që “kontribuojnë në mirëmbajtjen e funksioneve themelore shoqërore” do të kenë përparësi./VOA/

Etiketa: Koronavirusivaksina

Lajme të lidhura

RAJONI

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

14:35 : 30/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Shtohen personat e prekur nga gripi dhe virozat

12:19 : 07/01/2025
AKTUALITET

Frika nga meningjiti/ Prindërit shtojnë interesin! Mjekja: Ja në cilën moshë duhet të vaksinohet fëmija

16:00 : 29/12/2024
AKTUALITET

Rasti fatal me meningjit akut në Durrës, Alimehmeti: Janë të rralla, por serioze

13:59 : 17/12/2024
Para

Bashkia e Tiranës: Shumë shpejt pritet të nisin punimet për Teatrin Kombëtar me paratë e buxhetit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com