• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A po përdoret hetimi për Lul Berishën & co si mjegull për krimin policor mbi 25-vjeçarin?

21:42 : 08/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Policia e “Rilindjes” është në ditën e saj më të keqe, pasi një efektiv i saj vrau në Tiranë një 25-vjeçar të paarmatosur, në tentativë për ta ndaluar për faktin se thyer orën policore “covidiane”.

Natyrisht, efektivi i policisë, tashmë i arrestuar, nuk ka dalë nga shtëpia e tij për të vrarë një njeri. Por, në familjen Rasha nga sot do të mungojë në apel djali i tyre, pasi punonjësi i policisë zgjodhi mënyrën më të gabuar, madje kriminale, për të detyruar djaloshin Klodian Rasha që t’i bindej urdhërit të tij për ndalim.

Përgjatë të gjithë ditës së Martë, “burime informale” nga Policia e Shtetit, të mbështetura nga media pro-qeveritare, janë munduar të relativizojnë ngjarjen, duke u munduar dëshpërimisht t’ia mveshin përgjegjësinë viktimës, Klodian Rasha.

Dhe, kur tentativat e shefave të Policisë së Shtetit po dështonin në seri, pasdite vonë u shfaq Prokuroria Speciale SPAK, me një njoftim “skup”, ku informonte median dhe publikun se kishte identifikuar autorët e dyshuar të dy ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura vite më parë-vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe durrsakut, Klodian Saliu.

Lexo edhe:

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

Është e qartë se një hetim i tillë bën efekt publik, aq më tepër që personat e arrestuar apo shpallur në kërkim nga Policia për ato dy ngjarje, janë personazhe të njohur të kronikës së zezë shqiptare.

Sipas informacionit zyrtar të SPAK-ut, për ato dy ngjarje të vjetra, janë arrestuar Viktor Ymeri, Indrit Taullau, si edhe i është komunikuar masa e sigurisë në burg, Emiljano Shullazit.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim, madje ndërkombëtar siç theksohet në njoftimin e SPAK-ut, Lulzim Berisha dhe një bashkëpunëtor i vjetër i tij, Plarent Dervishaj.

“Mjegulla”?
Prej më shumë se 48 orësh, media shqiptare, duke iu referuar burimeve kosovare, raportuan për arrestimin e Indrit Taullaut, për llogari të autoriteteve shqiptare.

Po prej kaq orësh, prokuroria dhe policia shqiptare mbajtën heshtje “peshku” për arsyet e arrestimit të Taullaut.

Vetëm pasditën e kësaj të Martë, Prokuroria Speciale njoftoi se Taullai dhe personat e tjerë të përfshirë, dyshohen si autorë të vrasjes së Vajdin Lames, në 27 Shkurt 2005 dhe vrasjen e Klodian Saliut, në 26 Shkurt.

Në njoftimin e SPAK-ut, natyrisht, nuk jepen detaje hetimore. Megjithatë, media ka mësuar se hetimi është vënë në lëvizje nga “rrëfimi” i një personi me precedentë të theksuar kriminal, Luftar Reçi, i arrestuar edhe ai për llogari të këtij procedimi penal.

Përtej zhurmës mediatike që bën një zhvillim i tillë, përfshirë edhe përgëzimet aspak-surprizë të ambasadores amerikane Yuri Kim për përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, duket se gjithçka është më shumë një mjegull për të davaritur akuzat mbi Policinë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Pikëpyetjet
Nga sa dihet deri më tani, hetimi për Lul Berishën dhe shokë është mbështetur në rrëfimin e një personi.

Pa dashur të paragjykohet një hetim shumë i rëndësishëm, nëse prova e vetme e SPAK-ut është dëshmia e një personi, e pambështetur në prova të tjera, gjithçka mund të kthehet shumë shpejt në flluskë sapuni.

Po ashtu, i dyshimtë është që dy prej personazheve kryesore të këtij hetimi, Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj, nuk janë gjetur dhe janë shpallur menjëherë në “kërkim ndërkombëtar”, ndërkohë që masat e sigurisë janë dhënë vetëm 5 ditë më parë dhe kur ende nuk është mbushur afati për përfundimin e hetimit kombëtar.

Gjithashtu, të paktën për njërin nga rastet, atë të vrasjes së Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, autoritetet gjyqësore shqiptare kanë kryer hetime dhe janë dhënë dënime të rënda në një proces shumë të gjerë të zhvilluar më parë.

Në atë proces, u dënua me burgim të përjetshëm edhe Lulzim Berisha, i cili arriti të shpëtonte nga verdikti final në Gjykatën e Lartë dhe më tej u lirua 7 vjet më herët, pas një “bamirësie” të kryerilindasit të Durrësit, Vangjush Dako.

Po ashtu, në atë proces ka qenë i pandehur edhe i shpalluri tjetër në kërkim së fundmi, Plarent Dervishaj, i dënuar në dy shkallë me burgim të përjetshëm dhe më tej i shpallur i pafajshëm në Gjykatën e Lartë.

Pra, krimet në kuadër të asaj që quhej “Banda e Durrësit”, përfshirë edhe vrasjen e Klodian Saliut, kanë kaluar në rrugë gjyqësore, në të gjitha shkallët e drejtësisë.

Ajo që mund të quhet “e re” në këto zhvillime kriminale, është fakti që SPAK-u po mundohet t’i vendosë “emra” autorëve të vrasjes me tritol në ashensor të biznesmenit Vajdin Lame.

“Legjendat urbane” në Tiranë, prej shumë vitesh, i kanë vënë emrin një personazhi, i cili dyshohet se është ekzekutori i Vajdin Lames. Nëse janë gjetur provat, SPAK-u duhet vlerësuar dhe mbështetur.

Por, pas kaq shumë vitesh dhe, sidomos mbështetur vetëm në dëshminë e një personazhi, i cili edhe herë të tjera ka “bashkëpunuar” me Policinë, nuk do të jetë aspak çudi që edhe hetimi për këtë ngjarje të përfundojë si “flluskë sapuni”.

Megjithatë, të paktën për këtë të martë të zezë për familjen Rasha në Tiranë, Policia e arriti qëllimin-nëpërmjet SPAK-ut ajo arriti të zhvendosë vëmendjen publike nga krimi policor mbi 25-vjeçarin e paarmatosur Klodian Rasha.

Etiketa: hetimeRashaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

Prej 2 vitesh të bllokuara për shkak të korrupsionit, ngecin hetimet për fondet IPARD

17:51 : 12/08/2025
Para

Ofenduan zyrtarët e ndeshjes, pezullohen Nedved dhe Fabio Paratici

TË GJITHA

Ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

09:26 : 17/08/2025

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025

CNN: Trump dëshiron të mbajë një samit me Putin dhe Zelenskyn të premten

08:42 : 17/08/2025

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com