• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalifornia ndalon grumbullimet private, Nju Jorku zgjeron kapacitetin e spitaleve

21:53 : 07/12/2020
në AKTUALITET, BOTA

Kalifornia e detyroi pjesën më të madhe të shtetit të mbyllë dyqanet dhe të qëndrojë në shtëpi të hënën, ndërsa Nju Jorku urdhëroi spitalet të rrisin kapacitetin e shtretërve me 25 përqind, në një kohë që Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një tjetër rritje të numrit të rasteve të koronavirusit gjatë festave të ardhshme.

Urdhri i Guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom hyri në fuqi një ditë pasi shteti vendosi një rekord të ri, duke shënuar më shumë se 30,000 raste të reja me COVID-19, në zonat e Kalifornisë Jugore ku më pak se 15 përqind e shtretërve spitalorë në qendrat e kujdesit intensiv mbeten të disponueshëm.

Pesë qarqe në Kaliforninë Veriore që rrethojnë Zonën e Gjirit të San Franciskos kanë rivendosur vullnetarisht kufizimet edhe para se të arrinin pragun e kufirit të kapaciteteve në qendrat e kujdesit intensiv. Së bashku, të gjitha këto zonat përbëjnë rreth 75 përqind të gati 40 milionë banorëve të shtetit.

Dr. Celine Gounder, anëtare e bordit këshillimor për koronavirusin të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, tha se Kalifornia nuk kishte alternativë tjetër.

“Duke pasur parasysh se sa jashtë kontrollit është virusi në këtë pikë, ne duhet të rivendosim një pjesë të masave kufizuese”, tha Dr. Gounder për kanalin CBS News. “Idealisht, ne duhet të jemi më proaktivë se kaq”, shtoi ajo.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh?! Pas zjarreve vdekjeprurëse, Kalifornia goditet nga tërmetet

Zjarret në Kaliforni djegin mijëra hektarë pyje

Me më shumë se 30,000 raste të reja të raportuara të dielën, shteti tejkaloi nivelin më të lartë të mëparshëm prej 21,986 të vendosur më 4 dhjetor dhe shënoi një rekord të lartë edhe në numrin e pacientëve të shtruar në spitale për shkak të COVID-19.

Në nivel vendi, infeksionet e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara janë në kulmin e tyre me një mesatare prej 193,863 rastesh të reja të raportuara çdo ditë gjatë javës së kaluar, sipas shifrave zyrtare të mbledhura nga agjencia e lajmeve Reuters.

14.7 milionë infeksione të konfirmuara dhe 282,253 vdekje të lidhura me koronavirusin të raportuara janë shënuar në Shtetet e Bashkuara nga fillimi i pandemisë, shifra më e lartë në botë.

Kalifornia ka qenë nën një urdhër qëndrimi në shtëpi për të gjitha shërbimet thelbësore që nga marsi. Urdhri i ri, i cili do të zgjasë të paktën tre javë, ndalon tubimet private të çdo madhësie, mbyll çdo gjë, përveç infrastrukturës kritike dhe operacioneve të shitjes me pakicë, dhe kërkon që të gjithë të mbajnë maska dhe të respektojnë masën e distancimit fizik.

Por sherifët e qarqeve të Los Anxhelosit, Orenxhit dhe Riversajdit kanë thënë se ata nuk do ta zbatojnë urdhrin.

Sherifi i Qarkut të Riversajdit, Chad Bianco tha në një mesazh të regjistruar në video se zyra e tij “nuk do të shantazhohet” në zbatimin e urdhrave të guvernatorit, ndërsa Sherifi i Qarkut të Orenxhit, Don Barnes tha në një deklaratë se oficerët e tij të policisë nuk do t’i përgjigjeshin thirrjeve për të zbatuar shkeljet e mandatit për përdorimin e maskës, urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe ato të ndalimit të tubimeve shoqërore.

Fauci sheh një përkeqësim të gjendjes

Për të shmangur një mungesën kritike të shtretërve spitalorë, zyrtarët shëndetësorë të shtetit të Nju Jorkut do të urdhërojnë spitalet që të rrisin kapacitetin e tyre me 25 përqind dhe të kërkojnë nga mjekët dhe infermierët në pension që të kthehen në punë, tha Guvernatori Andrew Cuomo të hënën.

Nëse shkalla e shtrimit në spital nuk arrin të stabilizohet gjatë pesë ditëve të ardhshme, ngrënia në ambiente të mbyllura në qytetin e Nju Jorkut do të ndalohet, tha guvernatori Cuomo.

Dr. Anthony Fauci, i cili është caktuar si këshilltar për koronaviorusin nga Presidenti i zgjedhur Joe Biden, paralajmëroi se rritja e rasteve në mbarë vendin do të mund të përkeqësohej pas sezonit të festave të fundvitit.

Pasi miliona njerëz injoruan këshillat e ekspertëve dhe udhëtuan për festën e Falënderimeve në nëntor, Fauci parashikoi që Amerikanët do të silleshin përsëri në mënyrë të papërgjegjshme edhe gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Rritja e numrit të të vdekurve zakonisht fillon të shfaqet rreth tre javë pas rritjes së infeksioneve dhe shtrimeve në spital.

“Mesi i janarit ka të ngjarë të jetë një periudhë e rëndë”, tha zoti Fauci, në një konferencë virtuale për shtyp, së bashku me zotin Cuomo.

Demokrati Joe Biden ka thënë se pandemia do të jetë përparësia e tij kryesore pasi ai të marrë detyrën e Presidentit nga presidenti republikan në largim, Donald Trump, më 20 janar.

Në pritje të autorizimit emergjent të vaksinës së parë nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve brenda ditëve të ardhshme, Shtëpia e Bardhë do të organizojë një samit mbi shpërndarjen e vaksinave të martën me guvernatorë, farmaci dhe kompani transportit, tha Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë, Alex Azar për kanalin televiziv Fox News.

Qëllimi i takimit do të jetë “transparenca dhe t’i tregojmë botës se sa gjithëpërfshirës ka qenë çdo aspekt i planifikimit tonë për këtë shpërndarje (të vaksinës)”, tha zoti Azar./VOA/

Etiketa: kaliforniandalon grumbullimet privateNju Jorku

Lajme të lidhura

BOTA

Çfarë po ndodh?! Pas zjarreve vdekjeprurëse, Kalifornia goditet nga tërmetet

19:11 : 10/01/2025
BOTA

Zjarret në Kaliforni djegin mijëra hektarë pyje

15:27 : 25/07/2022
BOTA

Sulmi në stacionin e trenit në Nju Jork, arrestohet një person

08:56 : 13/04/2022
AKTUALITET

Nju Jorku zbulon rastin e parë të variantit më ngjitës të koronavirusit

16:14 : 05/01/2021
BOTA

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, Kalifornia mund të lirojë 8,000 të burgosur

11:25 : 11/07/2020
BOTA

Edhe Nju Jorku i jep fund “rebelimit” ndaj masave shtrënguese

20:11 : 11/05/2020
Para

Burg për memet/ Salianji: Qeveria po ushtron presion dhe kërcënon gazetarët

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com