• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Finalja europiane në Tiranë, Edi Reja tregon se çfarë fiton shqipëria

11:53 : 06/12/2020
në SPORT

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, ka komentuar vendimin e UEFA-s për të zhvilluar finalen e turneut më të ri “Conference League” në vitin 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Duke folur për FSHF.org tekniku italian i kuqezinjve shprehet mjaft i lumtur me vendimin, ndërsa shpjegon se kjo është një arritje e madhe për Federatën e Futbollit, Presidentin Duka, por edhe Shqipërinë.

“Jam surprizuar për mirë kuptohet nga ky vendim i UEFA-s. Sigurisht me stadiumin e ri të ndërtuar së fundmi edhe faktin që Shqipëria po rritet, ky është motiv i madh kënaqësie veçanërisht për Federatën Shqiptare të Futbollit. Sepse një ngjarje e këtij lloji, pra organizmi dhe pritja e finales së një kompeticioni të UEFA-s është diçka historike për Shqipërinë. Kjo do të thotë që vendi tashmë ka besueshmëri edhe në nivel evropian. Sigurisht, më duhet të them se meritë të madhe ka edhe Presidenti Duka, i cili me raportet që ka krijuar ndërkombëtarisht, me besueshmërinë që ka fituar në forumet e larta evropiane ka bërë që edhe UEFA të ketë besim te projekti i Shqipërisë. Në fakt, pas ndërtimit të stadiumit Presidenti Duka më pati thënë se synimi i tij ishte që të luhej një finale e madhe në Shqipëri dhe sigurisht që ai ka pasur rol kyç në këtë mes”, – thotë Reja.

Më tej, tekniku vlerëson stadiumin e ri të kryeqytetit, që sipas tij do të jetë një reklamë e shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë jashtë vendit.
“Në aspektin sportiv shqiptarët do të kenë mundësi të shohin ‘live’ një finale ku vlerat teknike janë të një niveli të lartë, duke shpresuar që në këtë sfidë të vijnë skuadra të rëndësishme. Të organizosh një finale të tillë në stadiumin e ri, që është një vërtetë një xhevahir, do të thotë shumë edhe për imazhin e Shqipërisë në nivel ndërkombëtar. Urojmë të shohim një ndeshje të bukur dhe stadiumi të jetë plot, pasi deri atëherë shpresoj që edhe pandemia të ketë mbaruar. Është e vështirë që UEFA të të japë një organizim të tillë nëse nuk ka garancitë e duhura që vendi është në gjendje të presë një finale evropiane. Edhe në aspektin turistik pritja një eventi të tillë është shumë e rëndësishme pasi do të ketë të ardhura për të gjitha baret, restorantet, hotelet. Nëse të huajve do t’u pëlqejë vendi mund të kthehen sërish për pushime”, – vijon trajneri i kuqezinjve.

“Shqipëria po rritet, po zhvillohet dhe po përpiqet të bëhet gradualisht si vendet e tjera të BE-së. Madje, në futboll ka ecur shumë përpara dhe ka treguar se është në nivel me vendet e tjera të unionit. Pastaj janë edhe shkëmbimet kulturore, eksperienca të reja për mentalitete të ndryshme dhe raporte të reja që krijohen në këto raste të pasurojnë dhe e ndihmojnë vendin të zhvillohet. Ky event nuk vlen vetëm për natën e finales, por ka efekte të shumta pozitive javë para ndeshjes dhe më pas me jehonën e ndeshjes”, – u shpreh ndër të tjera trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja në prononcimin e tij.

Lexo edhe:

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Etiketa: Conference LeagueEdi RejaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
Para

Akuzat e PD ndaj Qeverisë/ Ja si u fshehën vdekjet nga Covid-19 në Shkodër

TË GJITHA

Përfundon seanca për Veliajn në Gjykatën Kushtetuese, ish-kryebashkiaku rikthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025

Një krizë e pakuptimtë

16:28 : 31/10/2025

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

16:24 : 31/10/2025

39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

16:05 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com