• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Axhenda e Joe Biden për gratë

19:24 : 06/12/2020
në BOTA

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka caktuar gra për shumë nga pozitat kyçe të kabinetit të tij.

I gjithë ekipi i tij në zyrën e komunikimit përbëhet nga gratë, pjesë kjo e premtimit të tij gjatë fushatës zgjedhore për përfshirjen e grave dhe barazinë gjinore në institucione.

Ndonëse shifrat nuk janë përfundimtare, nuk ka dyshim se gratë ndihmuan në fitoren e Joe Biden-it në zgjedhje. Sipas sondazheve të grupit “Edison Research” 57 për qind e grave votuan për zotin Biden ndërsa 42 për qind për Presidentin Trump.

President i zgjedhur, zoti Biden ka emëruar gra në pozita kyçe të kabinetit të tij.

“Ndërsa ky ekip ka përvojë dhe arritje të pakrahasueshme, ai pasqyron gjithashtu idenë se ne nuk mund të përballojmë sfidat e sotme me mënyrën e vjetër të të menduarit. Për shembull, për herë të parë do të kemi një grua që udhëheq komunitetin e inteligjencës”, tha Presidenti i zgjedhur Biden.

Lexo edhe:

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazës ushtarake të Porto Palermos

Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

Nëse miratohet nga Senati, Avril Haines, do të jetë drejtore e inteligjencës kombëtare.

Presidenti i zgjedhur caktoi gra për të shërbyer në pozita të rëndësishme si sekretare thesarit, ambasadore në Kombet e Bashkuara, drejtore e Zyrës për Menaxhim dhe Buxhet, dhe drejtuese e këshilltarëve të tij për ekonominë.

Ekipi i tij i komunikimit do të jetë i përbërë i gjithi nga gra, duke përfshirë sekretaren e shtypit Jen Psaki.

Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të sjellë ekipin e saj të grave, përfshirë Tina Flournoy si shefe të stafit.

Këto gra përfaqësojnë grupe të ndryshme ekonomike dhe racore. Disa prej tyre që vijnë nga familje emigrantësh dhe klasës punëtore.

Aktivistët thonë se diversiteti do të ndihmojë Joe Biden-in të realizojë përparësitë kryesore si barazia racore dhe gjinore.

“Ne po kërkojmë që ato të jenë në nivelet më të larta të qeverisë, jo vetëm sepse janë eksperte me përvojë por edhe sepse kanë eksperiencë në punën me komunitetet në mënyrë që të mund të marrin vërtetë vendimet më të mira në emër të popullit amerikan dhe komuniteteve që kanë më shumë nevojë për mbështetje”, tha Sarah Fleisch Fink nga organizata “Partneriteti kombëtar për Gratë dhe Familjet”.

Axhenda e zotit Biden për gratë përfshinë përmirësimin e sigurisë ekonomike përmes pagës së barabartë dhe dhënies fund të diskriminimit për shtatëzaninë, ekuilibrin e punës në familje duke përfshirë lejen prindërore dhe kujdesin ndaj fëmijëve, qasjen në kujdesin shëndetësor, fundin e dhunës në familje dhe fuqizimin e grave në të gjithë botën.

Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje shihet veçanërisht e rëndësishme në luftën që vendi po bën me pandeminë dhe përpjekjet për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Ne e pamë sa e rëndësishme ishte përshembull përfshirja e grave afrikano-amerikane në pozita drejtuese të shëndetit publik dhe në krye të bashkive të qyteteve të mëdha, pasi ishin ato që folën për ndikimin disproporcional të pandemisë tek ekonomitë e komuniteteve dhe grave afrikano-amerikane, ndërsa ato siguruan që politikat të pasqyronin këto sfida dalluese”, thotë Kelly Dittmar nga Qendra për Gratë amerikane dhe Politikat në Universitetin Rutgers.

Për të miratuar axhendën e tij ambicioze për gratë, presidenti i zgjedhur do të duhet të kapërcejë dallimet partiake në Kongres, ku partia e tij demokrate ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa republikanët mund të mbajnë kontrollin e Senatit./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazës ushtarake të Porto Palermos

17:30 : 20/07/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

17:21 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Kumbaro s’më përgjigjej”/ Biznesmeni që u dhunua: Si Bashkia Sarandë u vu në shërbim të Agim Tarajt

17:07 : 20/07/2025
BOTA

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025
AKTUALITET

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

16:30 : 20/07/2025
BOTA

Për herë të parë në historinë moderne, një kryeqytet po shkon drejt tharjes

16:20 : 20/07/2025
Para

Shkupi e Sofja shqyrtojnë Marrëveshjen dypalëshe të vitit 2017

TË GJITHA

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazës ushtarake të Porto Palermos

17:30 : 20/07/2025

Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

17:21 : 20/07/2025

“Kumbaro s’më përgjigjej”/ Biznesmeni që u dhunua: Si Bashkia Sarandë u vu në shërbim të Agim Tarajt

17:07 : 20/07/2025

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

16:30 : 20/07/2025

Për herë të parë në historinë moderne, një kryeqytet po shkon drejt tharjes

16:20 : 20/07/2025

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

16:09 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com