• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush i ndau 3 milionë eurot e kolaudimit?

18:18 : 03/12/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Në shtator të vitit të kaluar një nga analistët që shfaqet mbrëmjeve në studiot e televizioneve, vinte vërdallë nëpër zyrat e biznesmenëve më të fuqishëm të Tiranës. Halli i analistit ishte se i duhej një partner biznesi. Nuk bëhej fjalë për ndonjë projekt sipërmarrjeje, as për ndonjë ide gjeniale biznesi të ngjashme me start-upet që kërkojnë financime. Partneri duhej vetëm për koperturë se biznesi ishte i ngritur sakaq. Analistitit i ishte premtuar nga qeveria një copë në koncesionin e ri të kolaudimit.

I dhënë në vitin 2009 nga qeveria e Partisë Demokratike, koncesioni i kontrollit Teknik të mjeteve përfundonte zyrtarisht në shtator të vitit 2019. Por analisti nuk gjeti dot partner dhe për shkak se projekti dështoi qeveria zgjati afatin e koncesionit ekzistues.

Në 3 shtator të vitit të kaluar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi zgjatjen e afatit të koncesionit deri në dhjetor të vitit 2020, duke i dhënë kompanisë SGS edhe për 15 muaj të tjera monopolin e kontrollit Teknik të automjeteve, pa asnjë pagesë dhe pa asnjë kusht shtesë. Në njoftimin përkatës, Ministria sqaronte se shtyrja e afatit ishte e bazuar në ligj. Por financiarisht, firma e zgjatjes së afatit luante shumë para.

Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar i SGS, vitin e kaluar monopoli i kolaudimit realizoi 1.9 milionë euro fitim neto, pas taksave. Zgjatja me 15 muaj e afatitit të koncesionit sillte rreth 3 milionë euro fitime të tjera shtesë për koncesionarin. Çfarë arsye mund të ketë një qeveri apo një zyrtar, që të japë 3 milionë euro fitime shtesë për një biznes? Ndoshta asnjë. Por ndoshta mund të ketë edhe 3 milionë arsye.

Lexo edhe:

Parku i Spitallës, kur marrëzia shitet si sukses

Biznesi pervers i testimeve me pagesë

Zgjatja e afatit të koncesionit të SGS ishte skandaloze në shumë drejtime. Në fund të vitit 2017, vetë Ministria e Infrastrukturës urdhëroi kryerjen e një auditimi për performancën mbi koncesionin e kolaudimit. Auditimi konstatoi një sërë mangësish dhe shkeljesh nga ana e kompanisë SGS si mosvënia në punë e 5 pikave të lëvizshme të kontrollit ashtu sikurse e detyronte kontrata koncesionare për të ulur radhët dhe përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve, mangësi në dokumentacionin e stafit si dhe mangësi të dukshme në organizimin e punës. Por shkelja më e rëndë e konstatuar ishte moskryerja e investimeve të detyrueshme.

Kontrata koncesionare e vitit 2009, detyronte kompaninë që në tre vitet e fundit të koncesionit të ri-investonte 30.7 për qind të shifrës totale të investimeve. Pra në periudhën 2017-2019, që ishin tre vitet e fundit të koncesionit, kompania duhet të investonte 172 milionë lekë ose 1.4 milionë euro të tjera, me qëllim që kur Qendrat e Kontrollit t’i transferoheshin shtetit të mos ishin të amortizuara.

Por në vitin 2017 kompania nuk kishte kryer asnjë investim. Në dy vitet pasardhëse 2018 dhe 2019, përmes një marifeti deklaroi 620 mijë euro shpenzime mirëmbajtje si ri-investime. Kjo është një manovër e dyshimtë, pasi përgjithësisht shpoenzimet e mirëmbajtjes klasifikohen si shpenzime operative. E megjithatë, edhe pasi deklaroi shpenzimet e mirëmbajtjes si investime sërish, kompania duhet të kryente edhe 800 mijë euro të tjera investime. As këto nuk u kryen, por në vend të kësaj SGS pagoi një gjobë prej 460 mijë eurosh në llogari të qeverisë.

Në këtë situatë pyetja që lind sërish është; Si mund të shtyhej me 15 muaj të tjera koncesioni i kolaudimit përballë këtyre mangësive dhe shkeljeve të rënda ligjore? Më keq akoma si mund të zgjatej afati, pa i vënë kusht kompanisë jo për investime të tjera shtesë, por të paktën të realizonte ato që detyronte kontrata e parë koncesionare. Të gjitha këto fakte, ngrenë dyshime të forta se zgjatja e kontratës së koncesionit nuk ka patur për asnjë moment parasysh interesin publik, por është shtyrë nga motive të tjera. Dhe 3 milionë euro nuk janë pak./TVT/

Etiketa: Nga Klodian Tomorri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Parku i Spitallës, kur marrëzia shitet si sukses

19:45 : 19/11/2020
AKTUALITET

Biznesi pervers i testimeve me pagesë

19:40 : 19/08/2020
AKTUALITET

Faktet e koncesioneve, përtej letrave të koncesionarëve

20:33 : 24/07/2020
AKTUALITET

A po dështon edhe Parku Diellor i Karavastasë?

20:11 : 22/07/2020
AKTUALITET

Mashtrimi 700 mln € me inceneratorët, si u falsifikua studimi i fizibilitetit

20:24 : 07/07/2020
AKTUALITET

Tribute për ndërkombëtarët

20:55 : 24/03/2020
Para

Burg për ata që bëjnë meme/ Rama: Nuk ka shans që të ndalohen me ligj

TË GJITHA

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

14:31 : 23/05/2025

PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s

14:26 : 23/05/2025

11 Maji/ Celibashi miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe

14:22 : 23/05/2025

Erand Sojli e ngacmon, këngëtarja: Jam më e bukur zhveshur

14:06 : 23/05/2025

Përndoqi vajzën e re, procedohet 42-vjeçari në Korçë

14:05 : 23/05/2025

Kush është “Bosi” i heroinës? Përgjimet zbulojnë rolin e tij në trafikun e drogës Turqi-Shqipëri-Itali

14:01 : 23/05/2025

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë

13:43 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com