• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ekspertët: Gazetarët e rrezikuar duhet të marrin viza që t’i shpëtojnë përndjekjes

21:53 : 02/12/2020
në BOTA

Një grup avokatësh të njohur nga Britania dhe Kanadaja, që mbrojnë lirinë e medias, thonë se gazetarëve që përballen me përndjekje dhe dhunë duhet t’u jepen viza emergjente për t’i ndihmuar ata të gjejnë strehë të përkohshme. Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët. Tetë gazetarë janë vrarë atje këtë vit.

“Kur nisem për një punë, unë nisem me idenë se të mbulosh një ngjarje është një punë me rrezik.”

Të paktën 61 gazetarë janë vrarë në Pakistan që nga viti 1992, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Në shumë vende, reporterët janë në shënjestër thjesht sepse bëjnë punën e tyre.

Komisioni i Nivelit të Lartë të Ekspertëve Ligjorë për Lirinë Globale të Mediave, i mbledhur nga Britania dhe Kanadaja dhe i miratuar nga Kombet e Bashkuara, po bën thirrje për një sistem global vizash të emergjencës për gazetarët që përballen me përndjekje si një nga nëntë rekomandimet kryesore.

Lexo edhe:

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

“Këtu flasim për gazetarë që në shumicën e rasteve janë në rrezik të drejtpërdrejtë dhe kanë nevojë të lëvizin – shpesh përkohësisht – në vende të sigurta derisa të mos ketë më rrezik për ta. Kjo lloj sigurie për ta është mënyra e vetme që këta gazetarë të shmangin gjëra shumë, shumë serioze që mund t’u ndodhin, si rrëmbim, zhdukje me forcë, ndalim arbitrar, dhunë apo edhe vrasje.”

Zhvendosja e tyre nuk është e lehtë. Marrja e një vize për në një vend tjetër mund të zgjasë me javë dhe shpesh është e shtrenjtë dhe pa asnjë garanci pranimi. Ata që kërkojnë azil politik zakonisht duhet së pari të mbërrijnë në destinacion para se të aplikojnë gjë e pamundur për shumë gazetarë që i nënshtrohen përndjekjes.

“Korniza ndërkombëtare për strehim të sigurt nuk funksionon për ta.”

Gazetarët shpesh detyrohen të kërkojnë rrugë alternative për sigurinë e tyre.

“Shpesh, ata detyrohen të ikin në një vend fqinj, mbase atje ku kufiri kalohet më lehtë. Por udhëtimet janë të vështira dhe të rrezikshme”, thotë Elisabeth Witchel e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Në të kaluarën gazetarëve të tillë u jepej strehë e sigurtë.

“Për shembull, gjatë luftës në Irak në mesin e viteve 2000, qeveria amerikane jepte viza për individë, përfshirë gazetarë, që kishin lidhje me kompanitë amerikane sepse ishin në shënjestër”, thotë zonja Witchel.

Komisioni i avokatëve po bën thirrje që një sistem i tillë strehimi të zyrtarizohet dhe të përhapet në shtetet e angazhuara për mbrojtjen e lirisë së medias./VOA/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025
AKTUALITET

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025
AKTUALITET

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025
AKTUALITET

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025
AKTUALITET

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025
AKTUALITET

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025
Para

Shpërthen Pipero: Po na vrasin para se të vijë vaksina ...

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com